•3•

121 30 26
                                    

Serish kishte kaluar nje dite teper te gjate ne spital pa marre fryme nje sekonde ama duke shpetuar shume fryme. Frymet qe shpetonte ktheheshin ne frymemarrje per te dhe arsye per te jetuar sepse i dukej vetja e dobishme ne kete bote. Ora shenonte 12;30 pas mesnate dhe sapo kishte dale nga nje operacion disa oresh duke rrembyer nje falenderim prej profesorit 'ser egoizmi' sic i thoshte ajo me mendjen e saj Dianit.

Jashte po binte nje shi i tmerrshem ama ajo u mbush me fryme pasi doli nga ajo ndertese kaq sterile ama me aroma te ndryshme ilacesh. Kjo gje nuk i pelqente nga spitalet ama ishte nje perqindje e paperfillshme.
Qendroi per disa minuta me shpresen se mos pushonte shiu, por jo ai dukej qe se kishte ndermend kshuqe vendosi te nisej ne kembe per ne shtepi meqe taksi nuk shpresonte te gjente ne ate zone ne kete ore.
Sapo nxorri kembet jashte ne shi, pikat qe i binin ne fytyre i dhane nje ndjesi te kendshme. Kishte kohe qe nuk lagej ne shi, ama tani e dinte se nuk ishte momenti i duhur te argetohej dhe te perfundonte e ftohur. Pasi kishte bere disa hapa ishte lagur e tera kur degjoi nje ze acarues qe e therriti:

-Ej asistente duke semure veten mos mendo se do marresh dite pushim kur sapo ke filluar. - degjoi Dianin t'i thoshte, por vendosi ta injoronte.

-Nuk mund ta injorosh profesorin tend asistenteee.

-Jashte asaj dere nuk je profesori im. -i tha ajo duke treguar me dore nga dera e spitalit.

-Ama brenda asaj dere mund t'i paguash keto fjale.

-Nuk ke c'te me besh pervecse te me mesosh punen time.

-Nga une s'do te mesosh kurre.

-Nuk je i vetmi profesor ne ate spital.

-Por jam i vetmi profesor per ty.

-Haha! Bye bye professor!

-Hip ne makine, s'dua asistente te semura.

-S'dua!

-Asistente!

-Quhen Iris.

-Mire pra Iris. Hip ne makine.

Pasi u mendua pak sekonda nuk i leverdiste te semurej vetem nga kokefortesia dhe hipi ne makine me te. Tere rruges i injoroi ngacimet e tij dhe mendonte me vete se kush dreq ministrie shendetësie e kishe bere doktor dhe profesor nje njeri te tille. Pasi mberriti ne pallatin ku ajo banonte zbriti nga makina dhe e falenderoi thate. Hapi deren dhe degjoi zera qe vinin nga kuzhina...

-Serish ti ketu? Po c'dreqin kerkon xhanem. - ngriti zerin kur pa serish te atin e saj t'i qendronte perballe.

-Te behemi familje. -iu pergjigj ai.

-Familje.... si dreqin... po c'lloj njeriu? Me c'te drejt vjen pas kaq vitesh sikur t'mos kishte ndodhur asgje dhe me kerkon te behemi familje. A e kupton? Ti s'je babai im.

-Iris vetem pak degjoje. - iu lut e ema.

-Te mashtroi apo maa?! Te beri per vete serish? Seriozisht ma? Kaq lehte?

-Iris jo. - bertiti e ema kur e pa te drejtohej serish nga dera.

-Kur te kthehem neser s'dua te te gjej ketu. -i tha babit te saj dhe u largua.

Doli serish ne shiun e rrembyeshem te asaj nate. Pa nga qielli qe s'kishte as yll e as hene. Ku te shkonte? Nuk kishte ku te shkonte. S'kishte as shoqe as te dashur. Ishte e vetme ne ate dhè te huaj....

Ndersa ai nuk ishte larguar akoma kur e pa ate te dilte duke qare nga banesa e saj. Kur e kishte pare per here te pare para dy ditesh kishte menduar se vendi i saj jane klubet e nates. Diten tjeter e kishte besuar me aftesite e saj nje mjeksi ndersa tani po e shihte tek qante. Brenda tre ditesh kjo femer e kishte befasuar dhe tani po mendohej mos valle ishte gabuar ne gjykimin e saj. Mos valle te gjitha femrat nuk ishin njelloj....

-Te thashe se s'dua asistente te semure. - i tha duke ia ndaluar makinen tek kembeve te saj teksa ajo ecte ne shiun e asaj nate.

-Nuk me ka mbetur asnje neuron per ta harxhuar me ty. - ia ktheu e besdisur.

-Epo je ne vendin e duhur sepse ke perballe nje mjek kirurg.

-Me ler te qete profesor. -ishte hera e pare te degjonte ate t'i thoshte "profesor".

-Sikur nuk isha profesori yt jashte spitalit.

-Atehere me ler te qete Dian.- kjo po qe e befasoi... emri i tij i shqiptuar nga ajo....

-Nuk jam shoku yt asistente.

-Thjesht me ler te qete.

-Ku po shkon neper kete shi?

-Askund.

-Eja hip, kemi nje operacion neser dhe te dua ne forme.

-Sikur s'do me mesoje asgje...

-Asistente...

-Quhem Iris...

-Thjesht hip...

-Thjesht me ler te qete...

-IRIS!

-DIAN!

-Hip!

-S'dua!

-Mos me bej mua te veshtiren dreqi e mori.

-Nuk i ka hije nje profesori dicka e tille.

-E the vete se nuk jam profesori yt jashte spitalit.

-Atehere mos me thuaj asistente.

-Ne rregull Iris. A mund te hipesh ne makine te lutem? -i tha ai i lodhur nga refuzimi i saj. Edhe ajo e lodhur nga pagjumsia vendosi te hipte dhe sapo mbeshteti koken ne dritare e kaploi gjumi qetesisht duke i servirur nje pamje te embel syve te tij, por po ashtu duke i zgjuar dhe disa kujtime te cilat nuk kishte deshire t'i rikujtonte. Ama ndonjehere s'kemi c'te bejme. E shkuara vjen dhe na viziton nepermjet kujtimeve pa deshiren tone dhe ne biem pre e tyre sepse ne fund te fundit jane nje pjese e jona edhe pse shpesh here nuk e pranojme dhe duam t'i harrojme, por si mund ta harrosh dike qe e ke dashur? Mund te harrosh personin, ama jo ndjesine qe ai te falte dhe kjo ndjesi ndonjehere.... te mungon....

TRENDAFIL NE DUART E TIJWhere stories live. Discover now