•8•

139 20 8
                                    

-Si guxon? - tha ai i acaruar. Si guxon?  Ke marre teper liri prej meje, por e teprove. Ndoshta kisha te drejte, ti nuk je per kete vend. Cdo besh me ate inçizim? Do me kerkosh te flas mire per ty? Do kerkosh rritje rroge? Apo do kerkosh ndonje gje tjeter qe iu shkon per shtat vajzave si puna jote? He Iris? He? Me thuaj? C'dreqin do?
     Nderkohe ajo kishte mbetur e shtangur. E dinte se ai nuk e donte, nuk e pelqente, por nuk e dinte se sa e urrente. Si mund te shkoje urrejta e nje njeriu kaq larg? Si mund te vjellesh vrer per dike qe nuk e njeh? Si mund te jesh kaq ndryshe brenda nje kohe kaq te shkurter? Mos valle njeriu ka me shume se nje personalitet? Nese po pse dreqin ajo nuk kishte nje personalitet te dyte, por thjesht vetja e saj dhe asgje tjeter? Pse ? Te gjykosh nje njeri eshte shume e thjeshte sepse nuk do lodhesh as ta njohesh, as te shohesh se ç'ka kaluar apo çfare ka ndikuar qe ai person te jete i tille . Te njohesh nje njeri.... kjo po qe eshte e veshtire. Pse ajo nuk arrinte ta kuptonte qe jo çdo kush eshte njeri i mire. Qe jo çdo kush ishte si ajo e cila perpiqej te gjente nje justifikim per sjelljen e çdo kujt vetem e vetem qe ti kishte prane vetes pavarsisht nese mund te lendohej apo zhgenjehej nga ata. Ajo kishte frike te humbte njerez. Kishte frike te humbte serish. E dinte qe ishte e meta e saj me e madhe.... te lidhej kaq shpejt emocionalisht me njerezit... ah sa e urrente, por ne te njejten kohe e dinte qe s'do e ndryshonte dot kete fakt çfaredo qe te bente, sepse kjo ishte ajo.... nje njeri teper u mire per kete bote kaq mizore. Nje shpirt i bute nuk ja del dot ne nje bote mizore, sepse thyhet lehte, eshte lehtesisht i thyeshem dhe kerkon strehe te nje shpirt tjeter.... strehe e cila i mohohet. Nese ja del ta marre veten serish, ai shpirt do jete si nje shpirt pa shpirt sepse ana shpirterore e atij shpirti ka mbetur aty ku ra dhe u thye, i ka mbetur vetem ana qe nuk ndjen gje.
Por a do mundej ajo te behej kaq e ftohte?
-Merre! Ja merre, merre kete dreq inçizimi, merre bashke me fjalet qe the, bashke me arrogancen dhe egon tende. Bluzen e bardhe nuk e meriton ti! Ajo bluze e bardhe qe mban veshur turperohet nga ti!- i tha duke e pare ne sy dhe u largua duke e lene vetem.
  Pas 10 minutash gjendej ne katin e fundit te spitalit dhe ndodhej perballe deres ku shkruhej Dr.Albus i cili ishte kryemjeku i spitalit. Me doren qe i dridhej trokiti ne dere dhe pa kaluar 10 sekonda u degjua nje zë qe thoshte hyr.
- Pershendetje! Mundem? -pyeti serish me zërin qe i dridhej sa nga inati aq edhe nga sikleti qe kishte ne keto momente.
- Perderisa ju thash hyr......
- O Zoti im, the gjithe arrogante dhe ironik jane keto mjekë?!- mendoi me vete, por vendosi te mos nxitohej ne gjykimin e saj.
- Ju jeni mjekja e re asistente apo jo? Sepse s'ju kam pare me pare?- pyeti ai.
- Po une jam, dhe erdha te ju te diskutoja dicka dhe t'iu kerkoja dicka po ashtu.
-Po patjeter zonjushe, ndihuni e lire te flisni.
- Si fillim po prezantohem. Quhem Iris dhe prej pak kohesh punoj si mjeke asistente ketu. Profesori im eshte profesor Diani dhe kjo eshte arsyeja qe une ndodhem tani ketu. Pertej aftesive te tij te mrekullueshme profesionale do te kisha deshire qe te kaloja nen mentorimin e nje profesori tjeter. Arsyet jane shume te thjeshta, arroganca me te cilen ai ka zgjedhur te sillet me "studentet" e tij le per te deshiruar.
- Me ç'kam marre vesh eshte sjellja juaj la shume per te deshiruar diten e pare qe shkelet ketu.
- Po. Se mohoj. Isha shume entuziaste. Ama ishin thjesht 5 minuta.
- 5 minuta mund te kushtojne nje jete. - ia ktheu ai gjë që e beri te ndihej shume keq Irisin.
- Ju do te vashdoni te jeni nen mentorimin e profesor Dianit zonjushë. - dhe me te thene kete Iris e pershendeti dhe u largua me lot ne sy. 
  Jeta kishte qene gjithmone e padrejte me te ama kete here po e tepronte me te vertete shume. Kishte derdhur shume djerse, mund, net te tera pa gjume dhe s'mund te lejonte nje njeri ge shkaterronte ate qe ajo e kishte ndertuar duke lene shpirtin e saj aty. Ishte enderra e saj dhe s'mund te lejonte qe te mbetej ne gjysme vetem per shkak te arrogances se dikujt. Do ja dilte per te bere veten e saj krenare. Ajo do ja dilte.

Hejj wattpadista! I'm back. Po e bej serish publish kete histori me deshiren per ta derguar deri ne fund. E vetmja pjese e re eshte kjo, te tjerat jane pjese te lexuara.

TRENDAFIL NE DUART E TIJWhere stories live. Discover now