•9•

76 10 4
                                    

Nuk e di a e dini se c'ndjesi eshte kur ndihesh thjesht e dorezuar dhe do ta lesh cdo gje aty dhe thjesht te zhdukesh, t'ia mbathesh pa menduar pa asgje. Nuk e di në e dini se c'ndjesi eshte kur je e gatshme te heqesh dore nga cdo gje nese do e dije qe minimumi do te ishe e qete. Dhe nuk e di a e dini ndjesine e te qenurit e vetmuar.....
Thone se jeta eshte e bukur, atehere une qenkam e verber sepse se shoh bukurine e saj.
Thone se jeta eshte nje loje, atehere une s'qenkam nje lojtare.
Thone se jeta eshte shkolla me e mire, atehere une qenkam ngelese.
Sa shume te thena e te pathena ka per jeten, por une se gjej dot veten te asnjera prej tyre.

Gjendem e ulur ne nje stol afer pallatit ku jetoj, ne Shqiperi. Perpara meje jane nje çift qe po puthen dhe pak me pare kaluan nje grup prej 25-30 vetash me ukrainas. Ndoshta kane ardhur per te gjetur shpetim dhe qetesi ne Shqiperi, njejte si mua. A hoqa dore do pyesni ju?
-Jo nuk hoqa dore. Erdha te kerkoja qetesi dhe pse jo te mos e vashdoj praktiken time ketu, ne vendin ku jam lindur dhe kam kaq shume kujtime. Jam thjesht e ulur dhe po mendoj duke folur me Henen. Me duket sikur gjithe jeta ime eshte pertoke bashke me mua. Nuk kam motivim, dua te heq dore, te le cdo gje.

Buzeqeshja me ka humbur ne cepat e buzeve te mia.
Lumturia eshte strukur thelle ne syte e mi dhe s'behet e dukshme.
Hareja nuk eshte me shoqja ime.
Motivimi me braktisi.
Deshira, vullneti dhe pasioni me lane.

Atehere c'vlere ka? Me thoni ju c'vlere ka?
Une e di qe jeta qe nuk fushe me trendafila, por nuk prisja qe t'i versulte gjithe gjembat mbi mua, sapo vura kemben ne rrugen e saj. E di qe jeta nuk eshte kaq e lehte, por nuk prisja qe te m'i tregonte mua te gjitha veshtiresite. I dija, tera keto i dija, por tani po i perjetoj.

..........flashback...........

-Atehere une do largohem.- i tha ajo pasi u mendua thjeshte 5 sekonda.
-Cdo te thuash me do largohem Iris?
-Do largohem pra, shume e thjeshte. Betimi i Hipokratit, te qenurit mjek dhe kjo bluze e bardhe per iu qenkan thjesht fjale te shkruara ne nje cope leter. Se mohoj dot aftesine tuaj te mrekullueshme, por as sjelljen tuaj se mohoj dot. Iu kerkoj ndjese per mosrespektin qe shfaqa diten e pare nese mund ta quaj te tille, po keshtu iu kerkoj ndjese nese po ndiheni e mosrespektuar prej meje tani, por une zgjedh te largohem nga ketu. Gjithe te mirat!

........................................................

Pra ajo kishte zgjedhur te largohej. Kishte bere disa aplikime ne Shqiperi ne spitalin shteteror dhe ne disa spitale private. Kishte derguar CV, diplomen, listen e nota dhe nje leter ku kishte shkuar arsyen e largimit nga spitali ku po bente praktiken.  Cdo gje e kishte perfekte pervec asaj letre.  Po jetonte ne apartamentin e vjeter ne Tirane, aty ku kishte kaluar femijerine. Mendoi se ardhja ketu do e lehtesonte sa do pak, por e kishte patur gabim. Se largonte dot nga mendja profesorin e saj. Nuk rreshte dot se menduari per te dhe nuk e kuptonte arsyen se pse, ose mbase nuk donte ta kuptonte.

.....................

Kishte plot 3 dite qe Irisi nuk e vizitonte. Kishte plot 3 dite pa i degjuar zerin, pa e pare. Qe ne castin qe i tha ato fjale e dinte se kishte gabuar rende, por se kishte mbajtur dot veten.
-Iriiiiisss, Irisssss...- therret qe nga dhoma e tij. Ishte dita e fundit qe do qendronte ne spital sepse ishte permirsuar goxha, por akoma nuk ishte ne gjendje te punonte keshtu qe kishte marre nje raport.
Dera u hap, por nuk ishte Irisi, ishte nje nga infermieret.
-Me therrit Irisin.- tha ai.
-Me vjen keq, por Irisi eshte larguar.
-Cdo te thuash me larguar?- tha dhe zemra shpejtoi rrahjet e saj.
-U largua. Nuk punon me mjeke asistente  ketu. -tha ajo dhe atij iu erresua dhoma.
-Dil jashte.- e urdheroi prere dhe ajo u largua.
Mori telefonin dhe telefonoi ate, por asgje. I vetmi ze qe degjoi ishte ai i operatores telefonike qe i tha se numri qe kerkonte te telefonte ishte jashte zones se mbulimit. Pra ajo ishte larguar jashte vendit. Tenton serish, por kete here me video call. Serish deshtim.

-Ku je Iris??

Nuk mbaj mend kur ka qene hera e fundit qe kam shkruar dhe postuar ketu. Une qe i urreja ata qe nuk i mbaronin historite, tani kam vete nje histori te pambaruar. Kete here nuk premtoj gje thjesht uroj ta shijoni kete pjese.

Has llegado al final de las partes publicadas.

⏰ Última actualización: Jan 14 ⏰

¡Añade esta historia a tu biblioteca para recibir notificaciones sobre nuevas partes!

TRENDAFIL NE DUART E TIJDonde viven las historias. Descúbrelo ahora