11 ~ 'Më ke lënë pa fjalë.'

108 8 460
                                    

'Avash me, se ma fute në gojë! Na helmove fare.' Kloe harxhon gati gjysmën e parfumit me mua. Mbaka edhe një erë të çuditshme, ma shpif.

'Çfarë të futa re? Të hëngërt! Mos na ngatërro me Banen neve!'' Dhe ja, si gjithmonë do të më ngacmojnë për atë bythqirin. E dinë që e kam inat dhe prapë vazhdojnë.

'Parfumin me.' Shtyj me dorë ajrin. Ka një aromë mbytëse. 'Çfarë tjetër të më fusësh? Sa mendje djallëzore që keni edhe ju!'

'Po qartësoje ti dhe s'e marrim për keq ne. Hmm...' Bebja ka një kuti në duar dhe e shikon gjithë vëmendje, si të jetë duke zgjedhur diçka.

'Po boll me, mos më hidh më! S'e durokam dot fare. Pff...' Largohem nga Kloe, se kjo s'ndalon. Dashka ta mbarojë të gjithin, do ketë skaduar mbase. Po të paktën ta hedhë diku tjetër, jo tek unë.

'Mos na bëj si grua shtatzënë tani! Është parfum super ky, të kënaq.'

'Aman, prandaj më vjen për të vjellë mua? Se të kënaq?'

'Lëri fjalët Xhono! Sa fjalë që ke! Afrohu të të vendos fjongon tani.' Po zgjidhte aksesorë për mua budallaçka, sikur po bëhem nuse unë.

'Edhe fjongo me? Hidhe tutje, se nuk e dua! Nuk vendos fjongo unë, e aq më tepër të kuq, si palaço.'

'Shh, si e lamë ne?' Më merr me të mira Kloe. 'Vetë pranove të të bënim gati. Je në duart tona. E dimë ne se çfarë bëjmë. Ti thjesht rri urtë, pa folur.'

'Po me po, të rri si manekin unë e të tallni bythën ju me mua? Jo, rrofsh!'

'Nuk po tallim bythën. Albanit i pëlqejnë fjongot, i përdor gjithmonë. Do i bëhet qejfi kur të të shohë. Edhe ty besoj se të shkon. Afrohu tani!'

'Po kujt i plasi bytha çfarë pëlqen Albani, o Bebe! Mua s'më pëlqejnë. I urrej. Po deshi ai, të më pranojë kështu si jam. Le që s'më ha fare t'i bie në sy atij bythokut. Dashka fjongo ai! Do i bëhet qejfi, posi!'

'Shh, Xhono! Të pëlqen, s'të pëlqen... do e vendosësh fjongon. Hajde tani, mos bëj kështu! E dimë ne atë punë. Ka lezet. Ulu këtu!' Kloe bën me dorë nga kolltuku.

Këto s'të lënë rehat. Po të vazhdoj të them jo, do e përmendin si muhabet derisa të bindem.

'Opo lëre, lezet i madh shumë. Si gejush muti do të ngjaj.'

'Po pikërisht, si gejush duam edhe ne të ngjash. Afrohu tani, se më ngeli fjongoja në dorë!' Thotë Bebja si të jetë lodhur shumë duke e mbajtur. As 10 gramë nuk është tamam.

'Orre Xhonko...' Shajkira hap derën pa trokitur. Për qejf tjetra, si të jetë në shtëpinë e vet. 'Po sa i mirri qenke bërrë, o qën.'

'Aman Shajkira, gjete momentin e duhur për të ardhur! Si s'mungon ndonjëherë në raste të tilla ti? Sikur i nuhat nga larg.' Them i acaruar. S'më mjaftonin këto të dyja, më duhej edhe Shajkira tani.

'Po unë... po motrra.... të ka xhan tyja. Pse e mërrzit motrrën ti? Më përrzë? Të iki farre una pastaj?'

'Ka emocione Xhonua, prandaj sillet kështu.' Shikoj me inat Kloen. 'Hyr brenda Shajko, mos rri në derë! Ne ty të kemi të shtëpisë.'

'Ee, shumë emocione kam! Po vdes.'

'Uaa... uaa... Larrg e tutje!' Bërtet si e trembur. 'Sa të jetë gjallë Shajkirra Shkërrdhi... nuk vdeski as ti, as Burrbushka, dhe as Kloesita. Nuk ju lë motrra të vdeskni ju. Ju mbrron motrra.'

'Të vdes unë për mbiemrin tënd me! Po vdiqa, nga mbiemri yt do të jetë.'

'Të të vendosi motrra një hurrdhë në xhep tyja, hë? Se të marrin mësysh, të keqen motrra.' Tund kokën e më sheh e qeshur, në pritje të përgjigjes sime. Shajkira padyshim që ngjason me Alekun e Sadnës. Madje mund të them se është versioni i tij femër, në disa raste.

ZhvatësitWhere stories live. Discover now