6 ~ Plani legjendar (3)

156 9 171
                                    

'Xhono... Ç'na bëre kështu? Ku na fute në këtë rrugë? Mezi shohim nga sytë. Apo ç'qenka dhe me baltë gjithandej... Po m'u prishën këto atlete, s'kam të tjera unë.'

Pasi ramë dakord për planin, Xhonos dhe Kloes iu desh të largoheshin sepse prindërit e mi po vinin nga dasma, dhe s'mund të rrezikonim të zbuloheshim. Por Xhonua na caktoi një tjetër takim në mbrëmje... në një vend jo të zakontë për t'u takuar.

'Pusho, se është pjesë e planit. Të jap unë 20 mijë lek nga rroga edhe bli një palë të reja.'

'Po mirë, m'i jep që tani ti. Hë, nxirri!
I dua tani. Përndryshe nuk vij më tutje.' Kloe ndaloi në vend dhe s'pranonte të vazhdonte ecjen pa marrë lekët.

'Po ik o pirdhu, tani as 2 mijë lek nuk kam me vete unë. Po ec, vazhdo rrugën!'

'Ti s'je mirë nga trutë e kokës më duket. Pjesë e planit qenka të vijmë në këtë vend dhe sidomos në këtë orë të vonë të natës? Më duket anormale.' Shihja rrotull dhe nuk kishte asnjë këmbë robi. Vetëm ne të tre dhe errësira.

'E dëgjuat atë zhurmën? Do të na dalë ndonjë fantazmë para syve, qyqja. Ky është i lajthitur. Jo, nuk vij unë. Do të kthehem pas.' Kloe bënte hapa pas e frikësuar.

'Ku do të kthehesh pas me? Të ha gogoli vetëm. Do të përplasesh me të, po rri me ne, se je mirë.'

'Boll o Xhono, mos ma fut frikën më shumë! Ti e di që unë kam frikë natën.' Erdhi pranë meje dhe më shtrëngoi fort krahun.

'Të paktën, do të ishte mirë sikur të na shpjegoje arsyen pse na mblodhe në këtë orë këtu... pranë varrezave!' Po mundohesha të kuptoja ç'kishte në kokë Xhonua, por e kotë, nuk ia dola dot ta gjeja.

'Mos u bëni kaq frikacake, aman! Dhe sa shumë që flisni... Pushoni pak! Thjesht do të zgjedhim tri varre që na pëlqejnë neve më shumë dhe do të ikim. Kaq.'

'E pse do i zgjedhim varret ne? Të ka lënë mendja gjë? Ç'punë kemi ne me varret?' Kloe hapi sytë e tmerruar. Edhe unë bashkë me të, vrenjta vetullat. Të dyja ishim të habitura. Kishim aq shumë pikëpyetje... Xhonua duhet të na i shpjegonte.

'Do jua them unë kur të futemi tamam në varreza. Po hajdeni tani, mos bëni shumë llafe! Ju kam thirrur ashtu siç thirrte profesori grupin. Duhet të ndiqni rregullat. Dhe do të flasim kur të arrijmë atje, te vendi.' Si gjithmonë, Xhonua budalla i fiksuar pas profesorit.

'Më mirë na i thuaj që tani! Më duket shumë e çuditshme. Mos të ka pushtuar ndonjë demon? Ç'lidhje kemi ne me varrezat? Pse pikërisht duhet të takoheshim këtu?'

'O Zot... Sado të mundohem unë ta shijoj planin, nuk të lini ju. Sigurisht! Do të gjejmë tri emra të vdekurish pra, t'i përdorim si identitete të rreme.'

'Uaa... Çfarë thua o idiot? Deri në këtë pikë do të arrijmë ne? Po ata janë të vdekur... Ky është mëkat...' Kloe ma shtrëngonte më shumë krahun, sa po filloja të ndieja dhimbje.

'Plus që është shkelje e ligjit. Dhunim i varreve... përdorim i identiteteve të rreme... Je në vete? Do të na fusësh në burg. Apo s'e kishe menduar këtë?' Kisha lexuar diku se shkelja e ligjeve të tilla dënohej deri në 5 vjet secila. Dhe nëse shkaktoheshin pasoja të rënda, dënimi rritej deri në 10 vjet. Plus edhe vjedhja e pasurisë që do të bënim ne. Ishin shumë vite dënim.

'Po kush do të na kapë neve me? Do të jemi të pakapshëm. Sa të marrim paratë, e do ia mbathim jashtë vendi me avion privat të Antonios, me pilotin e tij, që do e korruptojmë normal, duke i premtuar një përqindje të parave.'

Zhvatësitحيث تعيش القصص. اكتشف الآن