9 ~ 'Më qëndroni pranë!'

111 8 138
                                    

Arrij të futem në ashensor. Po me çfarë kushti? Të shtrihem e gjitha përtokë, duke përplasur hundën keq fare në këpucët e tij. Sa të forta që i paska edhe ai! Ma theu fare hundën. Nuk e di a të acarohem me të a të vazhdoj të qaj në dhimbje. Më mirë po qaj.

'Zonjusha Burbuqe... A jeni mirë?' Ulet të më ndihmojë. Të paktën e dika që kam nevojë për ndihmë.

'Jo... AAA!' Vazhdoj të qaj si fëmijë dhe refuzoj të ngrihem. 'Më dhemb shumë... AAA!' E mbaj hundën me të dyja duart. Po më del shumë gjak. Si duket e kam lënduar thellë, ose edhe mund ta kem thyer vërtetë. M'u duk sikur e përplasa në gur. Aq dhimbje e fortë ishte. Akoma e ndiej.

'Nuk mund të rrini kështu, e shtrirë.' Më thotë si në siklet. Epo të drejtë ka, se jam e shtrirë përmbys e kokën e kam të mbështetur në këpucët e tij. Jam edhe me fustan madje.

'Po mirë... Më ndihmoni pak?' Kërkoj me gjysmë zë.

Ai më kap nga krahët e më tërheq ngadalë lart. Të mos e kisha lënduar hundën, kjo do të ishte vërtetë një skenë e bukur mes nesh. Duart e tij janë shumë të nxehta dhe... më pëlqen prekja e tyre. Uh, ç'po mendoj kështu...

'Paskeni gjakderdhje.' Ndiej t'i largojë duart e më shikon me vetullat e vrenjtura. 'Zonjusha Burbuqe... Përse po nxitonit aq shumë? Shikoni si përfunduat nga gjithë ai nxitim! Jeni bërë për spital.' Sërish me qortime ky? O Zot! Unë po vdes këtu... ky më pyet pse nxitova. Qenka debil fare. S'e dija kaq unë.

'Të lu...' Kujtohem që duhet t'i drejtohem me ju. 'Ju lutem... zoti Antonio... Më lini disa minuta kohë të marr veten, edhe... pastaj ju kthej përgjigje. Mirë?'

Ai qëndron për pak në heshtje, e më pas nxjerr nga xhepi i xhaketës shaminë e tij. Më kujton mbrëmjen e eventit, kur po qaja dhe Albani më ofroi shaminë e tij. Ndryshe nga ai, ky e paska të bardhë, e sigurisht me inicialet e veta.

'Urdhëroni...' Më zgjat shaminë në dorë. E shoh për pak në sy, pastaj marr shaminë. Duket i shqetësuar.

'Fa-leminderit...'

S'e prisja ta bënte këtë. Pra, duhet të thyeja hundën unë që të ndodhte një skenë e tillë si nëpër filma?

'Kur të zbresim poshtë... do të shkoni në spital të bëni një kontroll.' Po, po. Kontroll! Do të doja shumë në fakt, por ja që ia futa vetes me atë idenë time brilante. O Zot... Doja të rrija dy orë në ashensor me këtë unë, të kalonim kohë bashkë! E ja tani, dy orë me hundë të thyer. Me siguri do të vdes fare, aq shumë gjak po më rrjedh. Uff! Si gjithmonë, ters më ecin gjërat.

'Më dhemb shumë...' Ankohem teksa pastroj hundën. Gjaku nuk ndalon.

'Do të bëheni mirë. Qetësohuni. Mbajeni kokën poshtë, dhe shtrëngoni hundën me shami!'

'Si ta shtrëngoj? Mua më dhemb.'

'Jo me forcë, thjesht mbajeni mbyllur. Mos merrni frymë me hundë, merrni frymë me gojë!'

'Në rregull.' Flas me hundën e mbyllur e më del një zë qesharak.

Shoh që zbresim në katin e tretë. Ashensori duhet të kishte ndaluar tashmë. Ç'është duke bërë ai idioti? A nuk i ka thënë gjë Xhonua? Ishalla nuk i ka thënë, në fakt. Se ngela këtu.

Ehh, e marrtë dreqi! Po e mendoja unë, dhe ja ku ndodhi, papritur fiken dritat. Jo dhe aq papritur, sepse ishte e planifikuar. I paska thënë qyqi. Ç'të bëj unë tani?

Sigurisht, ç'prisja unë? Ia kërkova vetë, madje urgjentisht. Le të vuaj pasojat tani.

'Çfarë është kjo?' Thotë si me vete Antonio. Ndoshta i bën çudi sepse nuk besoj të ketë ndodhur më parë.

ZhvatësitWhere stories live. Discover now