2

434 42 6
                                    

-Mersi, zgjohu! Do behesh vone per ne shkolle.
Epo kjo eshte mamaja ime. Mendoj se nuk kam shume per te thene per te.
Por oh nuk jam aspak gati per te nisur edhe nje dite tjeter. Ne fakt asnjehere nuk jam gati per te nisur nje dite. Nuk dua te çohem nga krevati qe eshte bere miku im me i mire keto kohet e fundit, mund te them i vetmi qe kam. Duket qe eshte kohe e mire, dielli shkelqen aq sa drita e tij me vret syte e mi te pergjumur. Ne fund vendosa te çohem, me mire te them nuk kisha zgjedhje tjeter.
Mengjesi eshte vakti me i rendesishem , eshte i preferuari im prandaj mbeshtes kete teori. Tavolina e rrumbullaket e kuzhines ishte mbushur plot. U ula ne tavoline dhe pershendeta babain tim i cili si cdo mengjes eshte perhumbur ne gazeten qe mban ne duar. Pakuptuar ora kishte kaluar kaq shpejte sa nuk kisha me kohe veç te merrja cajin tim te zakonshem e te nisesha per ne shkolle.
***
Shkolla..hemm, nuk jam e sigurt nese dua te flas per te. Nuk me pelqen aspak. Por te jem me e qarte duhet te them se nuk me pelqejne njerezit ne ate vend. Ata e bejne qendrimim tim ne shkolle te pamundur qofte edhe per 5 minuta. Por jam e detyruar te shkoj. E kush nuk eshte fundja? Kam shkuar ne kete shkolle per 3 vite tani dhe them me siguri qe pastruesja eshte nje njeri interesant. Tani fillon "lufta per mbijetese". U ula ne banken e fundit, ajo eshte e rezervuar per mua. Vura kufjet dhe ngrita volumin deri ne fund, aq sa nuk mund te degjoja asgje rreth bisedave idjote ne klase. Epo shkolla ime eshte shume e madhe, nje ndertese 3 kateshe e ndertuar 10 vite me pare por ne nje gjendje mjaft te mire. Eshte ne nje zone te vecuar dhe pothuajse e frekuentojne vetem nxenesit e kesaj zone. E pra, une aty isha gabimishit. Shtepia ime ndodhej rreth 4 km larg . Per stafin petagogjik mund te them vetem se ishin disa njerez qe kishin perfunduar ne profesionin e gabuar thjesht per te mbijetuar dhe per te paguar disa fatura idjote. Ah po ...njerez egoist pa nje qellim te caktuar. Drejtoresha eshte nje grua rreth te dyzetave e cila jeton vetem me macen e saj siameze. Brrr...
Ora e pare matematike!! Nje arsye me shume per te degjuar kengen tjeter ne listen time. Matematika me ben me dhembje koke zakonisht dhe sot nuk do te mund ta duroja . Perse ta nderlikoj diten?

HELIOS (Shqip)Where stories live. Discover now