10

238 27 10
                                    

Kishin kaluar 2 jave qe kaloja pohuajse cdo dite me Heliosin. Me dukej sikur kishin kaluar vite, ndoshta sepse tani dija shume gjera rreth tij. Kjo kohe qe kishte kaluar me kishte ndryshuar shume, ai me kishte ndryshuar shume. Nuk arrija te kuptoja se si njeriu me pozitiv qe kisha takuar ndonjehere kishte kaluar nje jete kaq te veshtire. Ajo dite nuk me hiqej nga mendja.
****
Sapo dola nga dera e shkolles ndjeva nje dore qe preku supin tim te majte. U ktheva e trembur por kur pashe Heliosin qe po qendronte perballe meje me ate buzeqeshjen e tij te plote qe e karakterizon dhe eshte kaq terheqese , buzeqesha instiktivisht.
-Eja Mers do te te trregoj dicka sot.
Me terhoqi duke me kapur nga dora dhe filloi te vraponte.
-cfare eshte? Ku do te shkojme?
-vetem bej pak durim dhe do e shohesh.
Fillova ta ndiqja nga pas shume kurioze dhe mezi prisja te shihja cfare fshihej pas ksaj. Gjate rruges nuk me tha asnje fjale, ishte i heshtur jo si zakonisht por ndihej fare lehte emocioni dhe entuziasmi ne syte e tij. Nuk po e kuptoja me se ku ishim, nuk kisha kaluar aty me pare , por vendi nuk me pelqeu shume, me ngjalli trishtim. Ishte nje lagje e vogel me bime kacavjerrese ne muret e cdo shtepie, shtepi pothuajse ngjitur me njera-tjetren, shume vjecare sa te krijonin ndjesine se mund te ktheheshin ne rrenoja ne nje minute apo tjeter. Te gjitha shtepite ishin ngjyre gri me mure te plasaritura dhe cati te shkaterruara. Rruga e prishur prej shume kohesh dhe e paasfaltuar perfundonte ne nje lulishte te braktisur ku dy mace po qendronin prane njera-tjetres. Nuk kishte kembe njeriu dhe ne cdo cep mbizoteronte nje heshtje e frikshme. Me shume se trishtim ky vend me ngjallte dyshim.
-Pse erdhem ktu?
- Mire, tani bukuroshe mbylli syte dhe une do te te drejtoj, ki kujdes dhe mbahu tek une .
Duart e tij gjigande me kishin mberthyer ne te dyja krahet sa e kisha te veshtire edhe te levizja. Syte i kisha mbyllur por degjova zhurmen e nje dere..dukej e vjeter pasi kishte nje zhurme shurrdhuese dhe te rende.
-afrohu pak ketu dhe tani hapi syte mers.
Nuk vonova dhe nuk po u besoja syve. Ishte e mrekullueshme. Nje studio e magjishme, kishte piktura te varura ne te katerta anet. Piktura te medha te vogla ne forma te ndryshme, korniza te dizenjuara ne menyren me origjinale qe kisha pare ndonjehere. Edhe muret ishin te pikturuar, dukej sikur isha brenda nje mozaiku gjigand...
Kaq shume ngjyra, kaq shume kombinime . Dritaret e medha i jepnin mjaftueshem drite vendit saqe dukej sikur pikturat ishin te gjalla, kishte shume dritare, shume drite dhe gjalleri edhe pse ne studio ishim vetem ne te dy. Nuk po arrija te normalizoja gjendjen time nga ajo cka pashe pak me pare qe dukej si shkretetire. Ketu cdo gje kishte jete ..kishte jete kudo. Bera nje rrotullim te plote pa thene asnje fjale. Ne nje cep pak me te fshehur kishte nje tavoline pune, telajo dhe ngjyra kudo . Penelat kishin renen ne kembet e tavolines dhe rremuja e jashtezakonshme nuk me lejonte te shikoja se cfare pikturash te paperfunduara gjendeshin mbi tavoline.
-Gjithshka eshte kaq e bukur- duke thene ato fjale iu hodha ne krah Heliosit.
-Pra te pelqen, vertet?
-po, shume
-atehere mire se erdhe ne shtepine time Mers.
-shtepia jote! - fillova ta shikoja ngultazi.
-Dua te them kjo eshte shtepia ime e dyte. Eshte vendi im i preferuar dhe ktu kaloj pjesen me te madhe te kohes. Vij cdo dite per te pikturuar, por jo vetem per te pikturuar. Vij te kaloj kohe, te mendohem dhe te qendroj vetem. Eshte vendi im i vecante mers...une nuk fle ne stol por vij ketu.
- po sigurisht!- qesha lehte
-vij ketu kur gjerat nuk shkojne sic duhet sepse ketu eshte e gjitha bota ime, ketu Mers une ndihem i plote dhe i sigurt . Ky jam une bukuroshe ...une jam cdo gje qe sheh ketu. Une jam ajo piktura atje afer dritares ngjyre te zeze , une jam edhe kjo piktura e paperfunduar. Ketu gjej veten time gjithmone, vij ketu kur largohen te gjithe sepse e di qe ktu nuk mund te largohem nga vetja.
***
Syte mu mbushen me lot...mora fryme lehte dhe mbulova fytyren me duar.
Njeriu qe kisha takuar disa jave me pare tashme qendronte perpara meje me cdo gje kishte. Isha e prekur dhe e lumtur njekohesisht. Isha e lumtur qe e kisha njohur. E pash tek afrohej drejt meje duke me nxjerre nga keto mendime qe me kishin pushtuar te gjithen duke me zgjatur doren.
-Meri Mers, meri çelsat dhe eja ketu kur te duash..beje kete vend tendin dhe dije se gjithmone ke nje vend ku mund te shkosh..dije se une mendoj gjithmone per ty dhe jam gjithmone me ty cfaredo qe te ndodh...dije se mund te vish e te arratisesh ketu sa here bota nuk eshte me ty...

HELIOS (Shqip)Where stories live. Discover now