4

350 37 4
                                    

Ishin perseri ata te dy, duke bertitur te shperfytyruar drjet njeri-tjetrit. Zenkat e tyre te kota nuk me benin me pershtypje tashme. Qendrova e ngrire drejt tyre thuajse 5 minuta. Ishin te mbushur me mllef ndaj njeri tjetrit aq sa nuk e vune re fare prezencen time. Kete here ishte ndryshe. Shihja nje urrejtje te madhe ne syte e mamase time sikur njeriu qe kishte perballe te mos ishte po i njejti person me te cilin ishte martuar 15 vite me pare. Ishte e frikshme. Doja te largohesha. Te ikja shume larg, jo vetem nga kjo shtepi e nga keta njerez por doja te ikja nga ky realitet i ftohte e i ngurte. Kembet nuk po me mbanin me , leshova canten e shpines mbi dyshemene e vjeter zhurma e seciles arriti te ndaloje zenken e tensionuar. Mamja ime ktheu koken. E habitur dhe moskokeçarese me tha sikur te mos kishte ndodhur asgje
-Mersi shko ne dhomen tende!
Me nje ton te qete e te prere i cili me nervozoi me shume. Me hapat qe me dukeshin gjithmone e me te rende vrapova drejt deres se jashtme. Ajri i ftohte u perplas ne fytyren time. Fillova te ecja pa ditur se ku do te shkoja. Ku mund te shkoja? Ku eshte shtepia ime? Mijra mendime me sulmuan dhe shikimi mu be i turbullut, lotet nuk munda ti mbaja me. Kjo ishte lufta ime me e madhe por nuk ja dola dhe e lash veten te mbytesha mes lotesh. A nuk eshte familja streha me e sigurt? Krahet e prinderve a jane foleja me e ngrohte? Nuk mendoj se di ti jap me pergjigje ketyre pyetjeve kaq te thjeshta qe ne ate moment me dukeshin si me te nderlikuarat ne bote. Perse nuk funksionon keshtu edhe me mua? E vetmja gje qe me vinte ne mendje ishte se ata nuk me donin. Nuk u shqetesuan kurre se si do te ndikonte tek une tensioni midis tyre. Nuk me pyeten se si ndihesha une per kete. Sa e cuditshme! Sa shpejt ndryshuan gjerat. Ne ishim ajo familja perfekte per te gjithe. Çifti perfekt qe jetone me vajzen e tyre te vogel. Nje familje e qete, e vogel, e bukur qe jetonte ne paqe dhe lumturi. Tani vetem lumturi nuk ka mbetur . Nuk ka mbetur asgje veç zenkave te kota per fatura parendesi e perqafimeve boshe me buzeqeshje te ftohta. Dashuri? Ajo ndjenje kishte humbur prej kohesh.

***

Tempereaturat ishin ulur pasi ishin ditet e fundit te nentorit. Kisha humbur ne mendimet e turbullta dhe nuk e kisha kuptuar se sa shume kisha ecur. Kembet me ishin mpire nga i ftohti i serte e lotet me ishin thare nga era e fuqishme qe shkundte pemet e larta. E leshova trupin tim ne nje stol jeshil e te vjeter. Dukej qe askush nuk kishte ven dore mbi te prej kohesh. Isha e lodhur fizikisht por me e lodhur isha nga kjo gjendje e cila pakuptuar ishte kthyer ne realitetin tim. Ah sa deshiroj te zhdukem....te zhdukem pergjithmone.
Trupin tim e ndjeja si te huaj...nuk kisha me fuqi. Mbeshteta koken mbi dy duart e mia te ftohta ne njeren ane te stolit dhe mbylla syte per disa sekonda. Ato sekonda ishin shendrruar ne ore.

***
Drita e diellit me kishte ren ne fytyre , hapa syte dhe trupi me dhimbte ndjeshem. U perpoqa te ngrihesha nga stoli por u habita kur pash mbi shpatulla nje xhakete te madhe ngjyre te zeze dhe nje leter ne anen e majte te stolit ku shkruhej

" Eshte e rrezikshme te flesh e vetme ketu jashte. Gjithshka do te shkoje mire"

E lexova disa here ate shenim ne leter duke hapur syte e duke u munduar te qartesohesha me shume. Kush e ka lene kete leter dhe xhaketen?

HELIOS (Shqip)Where stories live. Discover now