17

174 21 1
                                    

Çdo dite e kaluar kishte marre me vete copeza te miat dhe kishte lene mbrapa asgjë veçse ndjenja te akullta. Kisha humbur ne ate rutinen time qe e kisha krijuar vete pa dashur, dhe ai nuk ishte pjese e saj. Vetem kur e kupton qe koha eshte aq egoiste sa nuk do te dij nese ti nuk je gati por vazhdon te ecë pa u shqtesuar, eshte ky momenti kur deshiron aq shume te kthehesh prapa sa do te mjaftonte qofte edhe nje çast nga ata te shkuarit.
-Nik? Jam Mersi. Vertete ka kaluar kohe nga telefonata e fundit por kam shume nevoje te flas me ty.
-o Mers? Me behet qejfi qe telefonove, mendova se me kishe harruar fare.
- Nik çfare ndodhi? Çfare po ndodh? - fillova te bertisja pa mundur ta kontrrolloja veten.
- oh qetesou, nuk po te kuptoj mers
- Heliosi...aii- nuk arrita ta mbaroja fjaline.
-Oh Heliosi ka ikur, eshte larguar nga vendi, ka kohe.
-Si?!
Fjalet e tij me perseriteshin pa pushim, telefoni me ra nga duart qe me dridheshin. Jo, nuk eshte e vertetë, nuk eshte e vertetë, perserisja me vete. Nuk po arrija te mendoja. Mora rrembimthi çelësat e studios se tij , mora çanten , zbrita shpejte ne katin e pare dhe dola nga shtepia duke shpejtuar hapat gjithmone e me shume. Gjate rruges mundohesha te mendoja, por fjalet e nikut nuk ndalonin se perserituri ne koken time. Isha nje lemsh gjigand. Nxitova pergjate gjithe rruges dhe me veshtiresi hapa deren e studios.
***
Çdo gje ishte ne vendin e duhur, nuk kishte as gota e as pjata ne tavoline si zakonisht , Pikturat ishin aty por cdo gje ishte e paster , as penela nuk kishte rrotull.
-Paska ikur vertetë...
Formova numrin e tij te cilin e dija permendesh. Ne fakt ishte numri i vetem qe mbaja mend. Ah sa shume deshiroja tia degjoja zerin por i vetmi ze qe degjova ishte ai i sekretarise...
- Me telefono sa me shpejte qe te mundesh Helios, te lutem eshte shume e rendesishme - lash mesazhin tim zanor pas sinjalit.
Nuk u mendova gjate dhe dola nga studio, mbylla deren dhe u nisa per ne stacionin e trenit. Diçka brenda meje me thoshte se ai nuk mund te kishte ikur...te pakten, jo shume larg.

HALO, shpresoj shume ta pelqeni kete pjese edhe pse eshte e shkurter, jam munduar shume te postoj but you know....FINALS😑😐. Ju lutem shume te lini mendimet, sygjerimet, kritikat ne koment sepse jane shume te rendesishme per mua ti di ☺ lots of love 💖💖

HELIOS (Shqip)Where stories live. Discover now