☺7☺

305 34 3
                                    

-Mos u shqeteso Mers! Do te shoqeroj une.
-po dhe une arrij ne shtepi pas 3 oresh.
Ora kishte shkuar 7 dhe ishte erresuar plotesisht. Nje shi filloi krejt papritur. Ishim ne mes te parkut dhe duhet te beja 3 ore rruge ne kembe per tu kthyer ne shtepi, per me teper e shoqeruar nga nje person qe kisha vetem disa ore qe e kisha njohur. Ndoshta nuk ishte ky problemi qe me shqetesonte.
-Mund te presim sa te pushoje shiu
-Mers shiu sapo filloi dhe duket qe do te bjere per disa ore.
U nisem pa u menduar dy here. Dolem duke ecur me nje ritem te shpejte nga parku. Shiu filloi te binte me i furishem. Ashtu ne heshtje shpejtuam hapat. Dritat e rruges ndriconin pragun e trotuarit. Mund te ndjeja energjin e tij. Rrobat me ishin ngjitur ne trrup dhe pikat e shiut qe binin nga floket me lagnin fytyren. Kisha ftohte dhe jo vetem kaq, isha kaq e lodhur. Helios u afrua dhe me hodhi krahun e tij gjigand mbi shpatulla.
-Duro dhe pak Mers , nuk kemi edhe shume rruge.
Ndihesha ne vendin me te sigurt, ne vendin me te ngrohte ne bote. Mund te ndjeja parfumin e tij. Qe nga ai moment ai parfum u be i preferuari im. Nuk e ndjeva me pjese e mbetur te rruges. E lash veten te shijoja rrugen ne krahet e tij. Nuk me dukej aspak e tepruar. Gjithmone me kishin thene se isha nje tip i permbajtur dhe se nuk afrohesha lehte me njerez te rinj. Tani ishte krejt ndryshe. Ky njeri kishte nje fuqi te pashpjegueshme per te me bere te ndihem e sigurt dhe vetja ime ne cdo moment, ishte magjike menyra se si me bente te ndihesha edhe pa pasur nevoje te fliste fare...thjesht me prezencen e tij.
-Te ka zene gjumi mers? - pyeti duke qeshur.
U largova pak prej tij dhe ngrita koken per ta pare ne sy. Floket e lagur kishin marre nje trajte ondeje dhe i mbulonin plotesisht syte e tij te shndritçem. Instiktivisht ngrita doren dhe ia largova floket.
-Që kur mund te flesh gjum duke ecur Helios? Apo keshtu funksionon per ty?
- Mire , mos fillo te qash
-Ha ha ha - qesha per ti trreguar qe nuk kishte aspak sens humori.
Vazhduam pjesen e mbetur te rruges. U kujtova te shikoja celularin por kishte rene bateria.
Me ne fund silueta e nje ndertese te njohur u duk ne erresire. Ishte stacioni i trenit.
-Tani zonjushe me thuaj nga cila ane e ke shtepine .
U mendova per pak dhe vendosa te shkoja vete.
-Nuk eshte e nevojshme, vertete qe tani mund te shkoj vete nuk eshte aspak larg.
Dukej qe nuk ishte aspak dakort me mua, por megjithate nuk beri shume perpjekje per te me kundershtuar.
-Po rrespektoj deshiren tende mers por duhet ta dish qe nuk jam aspak dakort.
Shiu filloi te pushonte. Nxori bllokun e tij nga canta dhe shkruajti numrin e telefonit
-Te lutem me telefono kur te shkosh ne shtepi.- me zgjati doren duke mbajtur letren ne duar.
-Po do te njoftoj- i thash duke u zhdukur ne erresire. Shtepia ime ishte vertete afer stacionit te trenit. Fillova te vrapoja me nje buzeqeshje qe me kishte ngelur ne fytyre, me floket e lagura qe me perplaseshin pas bluzes ngjyre gri qe tashme ishte bere njesh me trrupin. Kambalet e mia notonin ne uje dhe dukeshin me te renda se asnje here tjeter.
***

Hapa deren dhe u futa ne korridor pa e vrare mendjen nese kishte apo jo njeri ne shtepi.
-Ndalo aty!
Ngrita koken dhe pash mamane qe ishte drejtuar nga un
- Ora eshte 10 e darkes , mesimin e ke mbaruar qe ne oren 2. Ku ke qene deri tani Mersi? E ke idene se sa here te kam telefonuar? Si mund te kthehesh ne shtepi kaq vone? Nuk e ke idene se sa me ke shqetesuar.
-Mbarova mesimin dhe shkova ne parkun e madh ne jug te qytetit. Nuk e vura re oren dhe nuk gjeta tren per tu kthyer. Kjo eshte e gjitha.- iu pergjigja shkurt duke pare gjetke.
-Pse je ne kete gjendje? Je lagur?
-sepse ra shi gjithe pasditen.
-perse nuk me telefonove mua ose babit per të të marre? - mu drejtua duke bertitur .
- Sepse ju nuk jeni asnjehere kur une kam nevoje. As nuk me shkon me ne mendje tju telefonoj kur kam dicka, sepse nuk ju interesoj . Ku ishe kur kisha me shume nevoj per ty? Ku ishe kur u mbylla ne dhomen time dhe nuk dija cte beja per te marre fryme. Ku ishe kur kisha me shume nevoje per ty?
Per ju?-fillova te bertisja mes lotesh
-Mersi zemer te lutem me degj...
-Jo, tani do te me degjosh ti mua, sepse nuk me ke degjuar asnjehere. Jeni teper te zene me zenkat tuaja te kota dhe boshe. Nuk duroj dot me as edhe nje dite me shume ne kete shtepi.
-Mersi zemer te lutem nuk e dija qe kjo gje te ka merzitur kaq shume.
- nuk kishe nga ta dije e dashur mami sepse nuk me pyete asnjehere se si ndihesha.
-Me fal e vogl...
Nuk prita te mbaronte dhe shkova ne dhomen time

HELIOS (Shqip)Where stories live. Discover now