9

281 31 3
                                    

Dhjetori kishte mberritur i ftohte,  jo sic ndodhte cdo vit, ama temperaturat e uleta nuk me ndalonin te dilja ate dite. U zgjova plot energji dhe zgjodha me kujdes veshjen ndryshe nga ditet e tjera, kalova me shume se 20 minuta duke rregulluar floket e mi te gjate me onde te medha deri ne fund te shpines.
         ***
Pas shkolle u nisa per ne stacionin e trrenit. Ndonese bente shume ftohte dielli ia kishte dale te dukej ne qiellin e thelle blu duke veshur me nje shkelqim verbues te gjitha shtyllat qe mbanin semaforet per gjate gjithe rruges. Pa kuptuar po ecja me hapa te medhenj e te shpejtuar qe po ma merrnin frymen. Pse po nxitoja?
Ngadalesova ritmin per pak minuta.
               ***
Mund te shikoja qe larg ndertesen e vjeter te stacionit te trrenit. E njihja mire ate vend. Ora ishte 2 dhe pashe Heliosin te mbeshtetur ne tabelen gjigande qe trregonte destinacionet e trrenave. Kishte veshur nje bluze ngjyre blu te thelle qe terhiqte vemendje padashur...e floket ngjyre geshtenje i kishin mbuluar syte si zakonisht. Canten e madhe ku mbante telajot dhe ngjyrat e kishte ne krah. Shkova dhe u mbeshteta pas tij.
-si thua , do nisemi?
- oo Merss erdhe me ne fund. Si shkoi dita?
- Mire, deri tani mire - buzeqesha instiktivisht
- tani do te behet edhe me mire, ta garantoj une kete.
Hypem ne trren teksa flisnim dhe zume vendet afer njeri-tjetrit.
-Mers..
-po- ngrita koken per ta pare ne sy.
-Si perfundove ate dite duke fjetur ne stol ne ate te ftohte dhe vetem.
Shkeputa veshtrimin tim si per tju shmangur pyetjes . Ula koken ngadale dhe e mbeshteta tek supi  i tij duke fshehur fytyren time. Nuk dija as vete cfare mund ti thoja.
-nese nuk do te ma thuash nuk eshte problem por dua te dish dicka mers. Cfaredo qe te ndodh dije se nuk je vetem. Une jam ketu per ty dhe do te jem gjithmone. Mos e harro kete.

Buzeqesha lehte per te fshehur lotet qe me mbuluan syte. Askush nuk me kishte thene me pare dicka te tille. Kuptova se cdo gje per te cilen kisha nevoje ishin ato fjale qe tingellonin edhe me te ngrohta te thena nga Helios. Ne ate moment dukej sikur perballe kisha nje person qe e njihja prej shume kohesh, kaq bukur me bente te ndihesha prania e tij. Zbritem nga treni dhe ndjeva doren  e tij gjigande qe kapi timen butesisht. Ecem ashtu pergjate gjithe parkut qe sot dukej ndryshe. Ishte paqesor dhe nuk kishte thuajse kembe njeriu. Degjohej vetem feshferima e gjetheve nga era e bute. U ulem prane liqenit poshte nje peme te madhe.
-te shohim cmund te bej..
- do vizatosh?
- Ne fakt do të të vizatoj.
-ke? Mua?
-ti vetem qendro e lirshme dhe mos leviz shume...pjesen tjeter ma ler mua ne dore.
-Nese me ben te shemtuar me mire mos ma trrego fare, ne rregull?
-he tani mers mos me shperqendro.
Nderkohe qe ai po vizatonte po mendoja se sa te lumtur me bente. Nuk ishte e nevojshme dicka me shume, thjesht koha qe kaloja me te duke biseduar, duke ecur me bente kaq te lumtur sic kisha qene kurre me pare.  Te gjitha oret e dites nuk me mjaftonin per te kaluar kohe me te. Ishte kaq i vecante sepse me bente mua te ndihesha kaq e vecante. Menyra se si i shihte gjerat me bente te kuptoja  se nuk e kisha njohur me pare boten ashtu sic duhej ..sepse bota e tij ishte kaq e bukur, helios mund te shihte anen me te bukur te cdo gjeje edhe kur nuk kishte nje te tille.
- Ja mers , mbarova
Isha perhumbur ne mendime...zgjata doren dhe mora ne duar pikturen.
-hem....
-si te duket?
- nuk mendoja se do tia dilje ..praa dua te them jam pak..hemm...e surprizuar
 - Je e bukur Merss ...e di?
- Je i talentuar e di?
- ahahahhhah tani qe ma tha vajza e stolit nuk me ndal dot askush.
                            ****
Trreni i fundit erdhi..mbeshteta koken tek krahu i tij dhe mbylla syte e lodhur.
-Mers zgjohu, mberritem ne stacion-ndjeva dy duar qe me tundnin. Hapa syte me veshtiresi duke i perpelitur derisa shikimi mu be i qarte.
-Cfare?
-Te kishte zene gjumi, erdhem tani çohu qe te zbresim.
-Pse nuk me zgjove me pare?
- e pse të të zgjoja?
Hodhi krahun e tij mbi shpatullat e mia dhe me shoqeroi deri ne nje vend afer shtepise. Rruga  shkoi ashtu ne heshtje.

 - pra..do te shihemi neser mers?
 -pas shkolle.
Ju hodha ne krah dhe e perqafova sepse ajo ishte e vetmja gje qe ndjeja te beja ne ate moment , ai shtrrengoi duart e tij ne belin tim dhe e vetmja gje qe doja ishte qe ai moment te mos mbaronte kurre. Ndjeja ngrohtesi te papershkrueshme qe me mungonte prej kohesh. I shkeputa duart prej tij dhe  u nisa per ne shtepi.

E di qe ka kaluar kohe nga update i fundit por shkolla nuk te me le kohe. Do te mundohem te bej update me shpesh. Ju lutem me jepni mendimin tuaj per historine ne koment. Lots of love ❤

HELIOS (Shqip)Where stories live. Discover now