13

203 24 12
                                    

Oh me dukej sikur nuk kisha fjetur fare, u ngrita me shikimin e turbullt dhe vesha cfare gjeta me pare, floket i lash leshuar duke qene se isha akoma pergjumesh. Mora çanten, zbrita shkallet dhe mora nje molle nxitimthi ne tavolinen e kuzhines e dola nga shtepia . Duke nxituar, rrugen e kisha bere me shpejte se asnjehere me pare. Dritat ishin te fikura por nuk i kushtova shume rendesi dhe hapa deren e studios.
-SURPRIZEE!!
I gjith grupi ishte mbledhur aty, kishin rregulluar vendin, kishin porositur ushqim dhe pije te panumerta.
-Me thuaj si te duket Mersi im e vogel?
-Heliosss- iu hodha ne krahe- gjithshka eshte kaq bukur , por perse jemi mbledhur ketu te gjith?
-Vetem per ty.
-si? Nuk po kuptoj?
-Me ler mua ta shpjegoj- filloi te fliste Niku duke dale perpara te gjitheve- Ne, pra dua te them Heliosi mendoi te benim nje feste, qe ti zonjushe te largosh pak mendjen nga ato provimet qe po ta marrin te gjithe kohen dhe sonte te jemi te gjith bashke deri ne mengjes per te festuar ashtu sic nuk ke pare ndonjehere.
- Duhej patjeter nje feste kaq e madhe? Nuk do ishte me mire te festonim pas provimeve?
- Mjaft tani Mers! Ti bukuroshe nuk di fare te argetohesh.

E c'mund te beja tjeter, veçse te festoja dhe te shijoja surprizat e mëtejshme qe Heliosi kishte bere per mua. Muzika ne maksimum dhe pijet e forta me kishin turbulluar te gjithen. Mora goten qe po pija , u shkeputa nga duart e heliosit dhe dola per pak minuta ne ballkon. Mendova se pak ajer i paster do te me bete mire. Qendrova rreth 15 minuta aty jashte dhe aq mu desh te kuptoja se ishte aq ftohte sa duart me kishin ngrire fare. Nuk isha mesuar te pija kaq shume me pare dhe siç mund te kuptohet nuk isha aq e vetedijshme. Hapa deren qe ndante ballkonin nga dhoma e ndenies. Heliosi bashke me grupin ishin ne dysheme. Fytyrat e tyre kishin marre nje pamje tjeter teksa tymosnin diçka qe kishte mbushur te gjithe dhomen me nje arome te rende dhe te cuditshme.
-Eja Mers , na shoqero edhe ti- me tha niku duke me zgjatur doren e duke qeshur si pa te keq.
Kuptova qe dicka nuk shkonte, ata nuk ishin si zakonisht por isha nen efektin e alkoolit dhe e pa afte per te rreaguar. Mu keputen gjunjet duke rene aty afer tyre. Heliosi me terhoqi prane vetes. Ne syte e tij pash dike qe nuk e kisha pare ndonjehere, dike qe nuk ishte ai dhe per me teper nuk i ngjasonte fare atij. Me hodhi krahun ne qafe dhe mbeshteti koken ne floket e mi sikur po kerkonte nje vend qe te mbeshtetej. Nderkohe qe po tymoste , afroi doren tek buzet e mia duke ma afruar ate cka po pinte. Isha aq epafuqishme sa nuk bera asgje veçse ju binda atij.
Cdo gje ishte akoma me e turbullut pas ksaj , degjoja zhurma gjithmone e me te largeta qe perfundonin me jehone ne koken time, nuk arrija te shikoja gje veçse disa silueta qe leviznin perpara meje duke me penguar driten qe te shikoja siç duhej. Çdo gje ishte nje tymnaje e dendur qe me kishte bllokuar te gjithen. E ndjeja veten akoma te ulur ne dysheme sikur disa ore me pare , mbeshtetur te Heliosi. Po ai ku ishte? Por ne te njejten kohe po bisedoja edhe me nikun dhe grupin, ata vendosen te iknin dhe i shoqerova deri tek dera.
Degjova zilen e celularit dhe u pergjigja, por jo. Isha akoma e ulur ne dysheme. Niku dhe grupi ishin akoma aty . Nuk e kuptoja se cpo benin por ishin aty. Asgje nuk kishte ndodhur , ishin thjesht haluçinacione te miat. Per nje moment u friksova por cmund te beja, dukej sikur truri im po flinte dhe as qe mund te mendoja...
***

Ajo nate me ndryshoi jeten..

Hiiii! E di qe ky "kapitull" eshte pak i shkurter por shume shpejte do te shkruaj pjesen tjeter. Shpresoj tju pleqeje, lots of love 💜

HELIOS (Shqip)Where stories live. Discover now