10. Pakti

2.5K 183 74
                                    

Perse duhej te ndodhte keshtu? Perse sa here perpiqej te ishte pak i lumtur ndodhte diçka qe ja fikte shpresat?  Nuk i kishte bere askujt keq. Nuk kishte lenduar kurre dike, por vetem kishte dashur dhe dhuruar dashuri e miresi.

Ishte gabuar me Klean. Ajo nuk ishte vajza e duhur per te. Jo, nuk ishte ajo engjelli shpetimtar qe do ta shpetonte nga e shkuara. Klea nuk ishte gje tjeter perveçse nje perfituese si shume te tjera. Gjithçka çfare ajo donte ishte nje siguri financiare per te ardhmen. E pavarsisht kesaj, pavarsisht se ajo e donte per pasurine e tij ai nuk duhej ta lendonte. Jo, ashtu siç kishte bere pak çaste me pare.

Dreqin, e kishte bere per te qare qe ne takimin e pare. Kishte urryer veten kur kishte pare syte e saj te shendritshem te shkelqenin me shume nen shoqerine e disa loteve te paftuar. Jo, nuk ishin dhe aq te paftuar. Ai vete ishte kujdesur qe ata te shfaqeshin ne syte e bukur te Kleas.

-Une... -nisi te fliste, te pergenjeshtronte apo te mbrohej ajo, por Kristjani nuk e la ta perfundonte fjaline.

-me fal. Nuk jam askush qe te te ofendoj ne kete menyre. Thjesht... sillem si budalla ndonjehere.- i kerkoi ndjese ai.

Nuk mundej. Zemra e tij ishte shume elastike kur vinte puna tek femrat. E ndjente veten shume te ulet kur lendonte nje person te gjinise tjeter. Femrat ishin pika e tij e dobet pavarsisht vendit qe zinin ose nuk zinin ne zemren e tij. Kurre ne jeten e tij nuk ishte sjelle keq apo te kishte ofenduar nje femer.

-jo... ti ke te drejte.-nisi rrefimin Klea me syte drejtuar gotes me kuba akulli te cilen e mbante ne dore,-Une... me sakt familja ime me ka detyruar te pranoja fejesen me ty. Nuk ishte ngaterrese. Nena ime nuk ishte ngaterruar kur nena jote i kishte kerkuar doren e Alekses dhe jo timen. Aleksa nuk pranoi sepse eshte e lidhur prej disa vitesh me nje djale dhe daja kur nuk bindi ate me detyroi mua te pranoja.-tregoi gjithe te verteten Klea ndersa Kristjani e ndiqte me sy.

-po ti nuk je ne nje lidhje apo hoqe dore prej tij?-ishte pyetja qe i beri ai Kleas.

"Thuaj jo edhe pse jam i bindur se eshte nje po"-mendonte me vete. Ishte i sigurt qe ai trishtim i cili mbulonte syte e saj vinte prej nje djali. Nje dashuri e parealizuar ose e lene pergjysem per faj te tij. Per fajin e nenave te tyre ne fakt. Ato ishin shkaktaret e asaj merzie te Kleas. Klea qe tashme kishte ngritur syte e bukur drejte tij gati per ti dhene nje pergjigje.

-eshte e komplikuar,por do te ta tregoj te gjithe historine.-shpjegoi ajo dhe pas nje frymarrje te renduar vazhdoi,- Une... kam dashur nje djale per shume vite. Qe prej kopeshtit kur jemi njohur, por ishte dashuri e njeaneshme. Ai s'me ka dashur, te pakten deri para dy ditesh kur me shprehu dashurine. Dje kur nena me telefonoi per tu kthyer urgjentisht ne shtepi, ndoshta dashuria jone do te kurorezohej ne nje lidhje.-perfundoi dhe priti reagimin e tij.

-ndoshta?-ishte pyetja e vetme e Kristjanit.

Asnje reagim, asnje shprehi ne fytyren e tij te lemuar, asnje ndryshim mimike nga ajo e meparshmja. Dukej sikur asnje pjese e rrefimit te Kleas nuk pati ndikim tek ai. Dukej, sepse ne fakt pati shume ndikim.

U ndje i zhgenjyer ne nje fare menyre. Jo se nuk e kishte pritur diçka te tille, por kishte shpresuar per te kunderten. Nuk pretendonte qe nje femer si Klea te ishte e padashuruar, e palidhur asnjehere dhe aq me teper e virgjer. Ai nuk e donte kete. Kristjani donte nje femer te vendosur, te dashur, te kujdesshme dhe jo interesaxhie. Sa per pjesen e lidhjeve, nuk pretendonte ndonje virgjereshe sepse ato nuk ekzistonin. Ishte realist. Nese ai kishte patur shume lidhje perse ajo te mos kishte. Atij nuk i interesonte çfare kishte ndodhur ne te kaluaren ne jeten e saj, por e ardhmja.

-ndoshta sepse nuk e di çfare qellimesh ka me mua. Eshte vetem 20 vjeç dhe nuk mendoj se do diçka serioze ashtu si une.-tregoi sinqerisht Klea.

-nuk di se çfare te te them per kete, por nese do qe gjerat mes nesh te perfundojne ketu me thuaj. Une nuk dua te te mbaj me detyrim.-ja ktheu Kristjani.

E lire! Kristjani po e linte te lire. Nuk i ishte dashur nje fjalim i stergjate me fjale te perzgjedhura apo disa pika lot  korkodili per ti mbushur mendjen. Çdo gje kishte shkuar me perfekte nga çfare priste. Por a ndihej e lumtur Klea? Jo. Liria ishte ajo çfare kishte dashur keto dy ditet e fundit, por tani qe e kishte fituar nuk ishte e lumtur.

Kristjani dhe karakteri i tij, shijet e perbashketa ne shumicen e gjerave, kujdesi qe tregonte per te dhe ajo ngrohtesia qe i falte vetem me nje fjale ishin ato çfare kishte enderruar te kishte nga nje mashkull. Nga mashkulli i zemres se saj qe ne kete rast ishte Eriku, por ai nuk kishte as çerekun e ketyre gjerave. Kristjani dhe Eriku ishin mijra milje larg njeri-tjetrit per nga karakteri,por ky i fundit ishte rrenjosur ne zemren e saj.

Ishte ne nje udhekryq. Nuk dinte se cilin drejtim te merrte. Te zgjidhte Erikun qellimet e te cilit nuk i dinte apo te zgjidhte Kristjanin qellimet e te cilit i dinte fare mire, por nuk ndjente per te. Nese zgjidhte Erikun mund te zhgenjehej dhe nuk do te kishte me "Kristjan" qe te ngjiste copezat e thyera te zemres se saj. Nga ana tjeter nese zgjidhte Kristjanin, nuk e dinte nese do ta çrrenjoste ndonjehere Erikun nga zemra. Ishte e dyzuar, e pavendosur dhe e turbullt per te marre vendimin e duhur.

-Kristjan une nuk dua qe te krijojme nje lidhje interesi bashke. Nese do te njihemi dua qe ta bejme per vlerat e njeri-tjetrit, jo per leket e tua. Dua te jesh i qarte per kete pjese.-i kerkoi Klea dhe ai miratoi me koke.

-persa i perket pjeses tjeter... nuk e di. Nuk di çfare te beje. Nese zgjedh te njihemi bashke kam frike se nuk do ta harroj Erikun dhe do te mbaj ty me shpresa te kota. Nga ana tjeter nese vendos ta nderpresim ketu njohjen tone, nena ime nuk do ta presi mire. Me beso, mardheniet mes meje dhe saj nuk jane nga me te mirat dhe nese e zhgenjej nuk e di se ne çfare grade perkqesimi do te arrijne. Gjithashtu nuk jam e sigurt per ndjenjat e Erikut dhe nuk dua te humbas nje njeri te mrekullueshem si ti per disa ndjenja qe ndoshta jane thjeshte iluzione te miat.-rrefeu sinqerisht dhe ngadale Klea.

Kristjani e vezhgoi dhe degjoi me kujdes. Ndoshta nuk i vinte me rasti te takonte nje femer te tille. Kjo po qe ishte nje femer e veçante dhe e sinqerte. I pelqeu. Rrefimi i sinqerte i Kleas i ktheu buzeqeshjen. Nuk ishte gabuar ne perzgjedhjen e tij dhe per kete ndihej me shume se i lumtur.

Pasi Klea perfundoi, ai mori nje vendim. Do ta njihte. Do ta vazhdonte deri ne fund kete "mision" qe kishte nisur. Ajo do te behej e tij. Do luftonte trimerisht me zemren e saj derisa te fitonte çdo beteje me te dhe me pas te rrenjosej ne te si luftetari me i zot i te gjitha koherave.

-Klea, kam nje ide.-i terhoqi vemendjen asaj.

-çfare?-e pyeti ajo kureshtare.

-E vazhdojme njohjen tone si dy miq te mire derisa ti te jesh e kthjellte per te marre nje vendim...por me disa kushte.

-me thuaj.-kerkoi Klea me ngut.

-gjate kesaj kohe ti do ti tregosh ketij Erikut a çfare e kishte emrin qe do te fejohesh, por jo per paktin tone. Nese ai ka qellime serioze me ty çdo gje mes nesh merr fund aty. E nese ai do thjeshte lidhje per te kaluar kohen, do shkepusesh çdo kontakt me te dhe do te vazhdojme bashke, por gjate kohes qe do te jemi bashke nuk dua qe te vazhdosh edhe me te.-perfundoi qetesisht rrefimin duke pritur reagimin e saj.

Nga ana tjeter Kleas ju duke ide e zgjuar kjo e Kristjanit. Perse te mos e pranonte, fundja nuk humbiste gje. Edhe nje here Kristjani po tregonte se ishte njeri i zgjuar. Falenderoi zotin qe e kishte njohur.

-Kristjan, per çfare po e bene gjithe kete?-e pyeti.

-sepse nuk kam asgje interesante per te bere keto kohe dhe... sepse e di se do te vije nje dite qe do te me falenderosh per kete.-ju pergjigje embelsisht dhe i shkeli njerin sy ai.

-faleminderit, je shume i mire.-i dhuroi nje buzeqeshje miqesore.

-jam akoma me i mire, do te me njohesh...- ja ktheu Kristjani.

-E pranoi paktin.-deklaroi entuziaste Klea, ndersa i zgjaste doren per ta takuar me te tijen.

Ajo qe mori ne shkembim ishte nje shtrengim dore miqesisht dhe nje puthje mbi siperfaqen e brendshme te saj. I dhuroi perseri nje buzeqeshje, por tashme megjithe zemer sepse ai e beri te lumtur, sepse ai ishte kaq... kaq i embel...

Ps: 1.Çfare mendoni per paktin mes Kristjanit dhe Kleas?
2. Ju falenderoj pafund per mbeshtetjen tuaj dhe per +1K reads tashme.😙😘😚

FejesaWhere stories live. Discover now