31. Xheloze

2.5K 178 73
                                    

-Klea, e degjon zilen e deres? Dil hape se Krisi duhet te jete.-urdheroi, Erisa nga kuzhina.

Klea ndodhej ne dhomen e saj duke rregulluar krevatin e saj dhe te Alekses, ndersa kjo e fundit kujdesej per make up-in perpara pasqyres. Nuk ishte hera e pare qe ndodhnin keto gjera. Kjo ishte rutina qe perseritej çdo dite. Klea çohej dhe sistemonte dhomen, pastronte shtepine dhe ndonjehere edhe gatuante kur e ema nuk ndihej mire. Nga ana tjeter, Aleksa perveç maskave, dushit dhe perkujdesjes per veten dhe rrobat e saj nuk bente asgje tjeter ne shtepi.
E di... eshte kaq e padrejte kjo bote, por kush ishte Klea qe te rregullonte keto padrejtesi, nje pike e paster uji ne nje oqean te piset. Asgje.

Doli me te shpejt per te pritur te fejuarin e saj. Ditet e fundit gjendja mes tyre nuk kishte qene dhe aq e mire. Qe prej situates se byrzylykut, Kris nuk tregohej me i embel, por serioz dhe i matur ne ato qe thoshte dhe bente.

Kishte qene ideja e nenes se saj qe kete te djele ta ftonin Krisin per dreke ne shtepine e tyre. Erisa e kishte shume perzemer Krisin dhe e trajtonte si djalin e saj. Ja, mjafton te permendet fakti qe kishte dy dite qe merrte informacione per ushqimet dhe pijet e tij te preferuara dhe me pas gjente recetat me te mira per to. Kishte qe ne mengjes heret qe gatuante gjera te ndryshme dhe ishte me e lumtur se kurre. Lumturi qe Klea nuk e kishte pare kurre ne fytyren e saj.

Sapo u be gati te drejtohej nga dera kryesore, vuri re qe Aleksa ishte treguar me e shpejte. Ajo i kishte hapur deren Krisit dhe perveç nje buzqeshjeje vesh me vesh, mbante ne duar nje buqete me lule qe mesa dukej ai e kishte sjelle per femrat e familjes. Dukeshin kaq te qeshur dhe te lumtur te dy. Dukeshin si nje çift i bukur dhe te bere per njeri-tjetrin.

Xhelozi! Ndoshta ishte e tille ajo ndjenje e huaj qe e rrengjethi te gjithen. U ndje keq dhe shume poshte se motres ne ato çaste. Ajo ja dilte gjithmone te ishte e perkryer si ne pamje ashtu dhe ne sjellje, ndersa Klea jo. Klea kishte rregulluar shtepine dhe nuk kishte arritur qe te nderronte pizhamat e pambukta me miusha qe mbante veshur, per te mos permendur floket e mbledhura ne nje topuz te çrregullt apo fytyren e pergjumur pa pike makijazhi ne te.

Qendroj ashtu e heshtur dhe me nje topth te stermadh qe i ishte mbledhur ne fyt derisa ndjeu te emen te dilte e entuziasmuar nga kuzhina. Edhe kjo e fundit ishte rregulluar dhe veshur bukur, pavarsisht se gjithe mengjesin kishte ndenjur duke gatuar. Te gjithe e kishin gjetur kohen perveç saj.

Te dyja femrat e tjera te familjes buzeqeshnin te lumtura, ndersa ajo qe duhej te ishte me e lumtura ndihej keq. Ndihej kaq e papershtatshme per Krisin kur e shihte te buzeqeshte me shpirt. Ajo nuk ishte per te. Roza kishte pasur te drejte, Kris meritonte nje femer te vertete qe dinte ti falte lumturi. Gje qe ajo se kishte bere kurre ne kaq kohe qe e njihte.

-vogelushe...-ndjeu zerin tij te bute ta shkepuste nga mendimet vrastare.

Dora e tij e ftohte mbi faqe i futi te drithurat me shume se muri i akullt ne te cilin ishte mbeshtetur. Kris po e veshtronte me vemendje aq sa mundi te shikonte trishtimin e saj. Trishtim qe i pikoj ne shpirt.

-Kris... te kam kaq shume xhan.-i tha ndersa e perqafonte forte.
Perqafim qe u shoqerua me disa lote te nxehte, te cilet nuk mundi ti ruante dot me brenda qepallave. Nuk i interesuan as syte grabitqar te se motres qe kerkonin ta perpinin. Nuk i interesuan as thirrjet e se emes per tu zhvendosur ne dhomen e ndenjes. Nuk i interesoi asgje ne ato çaste perveç atij perqafimi qe shkrinte gjithe ate mori ndjenjash te mira e te keqija.

-tani u çove nga gjumi?-e pyeti, Kris duke i vene ne dukje se ishte me pizhama.

-jo...-filloj nje fjali qe u plotesua nga nje tjeter e se emes.

-eshte zgjuar qe ne gjashte te mengjesit more bir. Ka rregulluar shtepine se ishte e lumtur qe do te vije ti.-rrefeu e ema.

Kris buzeqeshi i lumtur dhe e mori ne perqafim. E shtrengoj forte ne krahet e tij dhe me pas e ngriti nga beli pak duke e bere njesh me te. I dhuroi nje puthje te gjate ne balle duke shperfillur kollitjet e patakta te Alekses, e cila qendronte si ushtar roje prane tyre.

FejesaWhere stories live. Discover now