16. Mesazh

2.6K 198 119
                                    

Ishte gati te qante, te uleriste, te thyente cdo gje qe ndodhej ne dhomen e saj. Gjithe dita stresuese qe kishte kaluar dhe situata me Erikun po e çmendnin. Nuk po njihte me veten. Kush ishte ajo dhe çfare kerkonte nga jeta? Deri para pak oresh ishte e "dashuruar" marrezisht pas Erikut, dhe nje puthje e enderruar me te e ngrinte ne qiellin e shtate. Ndersa tani... tani ndihej e neveritur nga puthja e saj e pare qe aq shume e kishte enderruar deri ne detaje. Ndihej keq dhe e zhgenjyer.

Nga ana tjeter ishte Kristjani, xhestet, perkujdesja, embelsia dhe ngrohtesia qe ai i ofronte. Kristjan sybukuri qe i vijezonte nje buzeqeshje ne fytyren e saj sa here e kujtonte. Ai e bente te qeshte si asnje tjeter, e bente te lumtur ashtu si dy vite me pare. Ai ishte si nje engjell i derguar nga babai i saj per ti falur lumturi.

E qete dhe e mbushur me vetebesim, rrembeu celularin nga komodina prane shtratit per ti nisur nje mesazh. Kishte rreth njezete e kater ore qe nuk kujtohej per te. Edhe ai nuk i kishte shkruar apo telefonuar. Ndoshta mendonte se e bezdiste ose ishte i merzitur me sjelljen qe ajo kishte bere nje nate me pare.

Tani qe po e mendonte me qarte, kishte bere shume gabime me te. Kishte dale nga makina e tij si e çmendur dhe kishte bere nje fytyre te tmerrshme kur ai i kishte kerkuar ta shoqeronte deri ne apartamentin e saj. E kur kishin mberritur aty, e kishte pershendetur ftohte dhe ishte futur brenda nxitimthi.

Dhe per çfare i kishte bere gjithe keto? Per Erikun. Nje njeri pa takt, pa miresjellje dhe egoist. Po, po egoist i pashoq. Egoist kur e kishte puthur egersisht per te kenaqur epshet e tij pa menduar per ndjenjat e saj. Egoist kur e kishte pezulluar dhe injoruar nje dite me pare perpara shoqes se saj. Egoist edhe kur me disa fjale te embla e konsideronte te tijen. Por ajo nuk ishte e tij. Ajo do ta vendoste vete se ke te puthte dhe e kujt do te behej.

"Kris si je?" I nisi nje mesazh te thjeshte duke mos ditur çfare ti shkruante tjeter.

Ajo nuk dinte asgje per te. Asgje rreth shijeve te tij per ushqimet, muziken apo argetimin. Kishin biseduar ne ate kafenene e vogel periferike, por nuk eshte se i mbante mend te gjitha, e sidomos kur nuk kishte qene aspak e interesuar per te. Interesi i saj kishte filluar si interes miqesor pas "paktit" te tyre.

Priti me padurim per pergjigjen e tij aty e strukur ne cepin e ballkonit te dhomes se saj te vogel. Bente shume vape prandaj kishte preferuar ballkonin perpara dhomes se saj ku çarçafet dhe dysheku i shtratit do ti shtonin me shume sikletin. Do ta mirekuptonte edhe nese pergjigja qe po priste nuk do te vinte kurre. Fundja sjellja e saj nje nate me pare ishte e pajustifikueshme.

Priti edhe pese minuta perpara se ta fikte celularin dhe ta hidhte shkujdesshem ne ndonje cep te dhomes dhe te shtrihej per gjume. Priti dhe ja ku ekrani i celularit te saj modest, por jo te vjeter, te ndriçohej duke sinjalizuar ardhjen e nje mesazhi. E hapi me te shpejte dhe nje buzeqeshje i pushtoi fytyren.

"Mire, vogelushe. Po ti?" -ishte pergjigja qe lexoi.

"Vogelushe?" I pelqente ky epitet perkedheles. Per here te pare ne jeten e saj i pelqente qe dikush perveç babait te saj, i therriste vogelushe. Deri me tani vetem ai i kishte thirrur ashtu. Vogelushe dhe engjell ishin dy fjalet me te cilat babai i saj i zevendesonte emrin sa here e therriste apo perkedhelte. E tashme Kris, duke i thirrur ashtu po i kthente kujtimet dhe ndjesite me te bukura qe kishte perjetuar ne te shkuaren.

"Une tani sa erdha nga puna. Po ti çfare po bene?"-guxoi ta pyeste.

"Si ja kalove? U lodhe? Hmm une po bej diçka..."-ja ktheu ai ne çast.

Zot, sa i kujdesshem ishte ky njeri. Askush me pare nuk e kishte pyetur si ja kalonte ne pune apo nese lodhej. Askush, as nena e saj. E ndersa ai qe e kishte njohur para tre ditesh, tregohej kaq i mire.

FejesaWo Geschichten leben. Entdecke jetzt