29.Shopping

2.5K 169 62
                                    

-Do futemi ketu?-pyeti entuziaste, Aleksa. Me shume ishte si urdher sesa kerkese sepse ajo u fut ne njerin nga dyqanet me te shtrenjta te qendres tregtare pa pritur per pergjigje.

Po, kishin kaluar nje nate pothuajse pa gjume dhe nje mengjes ne dyert e komisariatit, por perseri kishin dale per pazar. Kris nuk deshironte qe te prishnin planet e tyre edhe pse ishte i lodhur.

Pasi kishin bere nje dush dhe kishin ngrene mengjesin ishin nisur per ne qendren tregtare qe Klea kishte zgjedhur. Gjate rruges ju ishte bashkuar dhe Aleksa me justifikimin se e kishte diten pushim dhe kishte bere plane per pazar. Po, justifikim sepse ne fakt, ishte nisur me idene se per çdo gje qe do te blinte, paguante Krisi. Ky i fundit si nje xhentil qe ishte nuk do te lejonte qe te paguante nje femer.

Kishin shetitur pothuajse te gjithe qendren tregtare dhe perveç Alekses askush nuk kishte blere. Kris do te blinte vetem ne nje dyqan dhe e kishte lene per ne fund. Ndersa Klea ishte stresuar me Aleksen dhe nuk kishte zgjedhur asgje per vete edhe pse Krisi insistonte gjate gjithe kohes.

-Eja futemi dhe ne.-udhezoi, Kris.-Bli ndonje gje, vogelushe, kemi dale per pazar.-plotesoi.

Klea miratoi me koke dhe u futen ne dyqan. Sapo pa etiketat e para, u nervozua edhe me shume nga ç'ishte me Aleksen. Çmimet ishin nga me te shtrenjtat dhe kjo ishte arsyeja qe Aleksa kishte zgjedhur kete dyqan.
Dhe kishte pasur te drejte.

Ne nje kend te dyqanit vuri re Aleksen me dhjetra fustane ne duar. Dukej sikur kishte zbrazur nje furgon me rroba, jo si nje blerese e zakonshme. Ju afrua me te shpejte duke perfituar nga hutimi i Krisit. Nuk deshironte kurresesi qe ky i fundit ta shihte te motren ne ate gjendje.

-Aleksa, çfare dreqin po bene?-e pyeti teksa i hiqte disa fustane nga duart.

-duke perzgjedhur fustane, motrushe.-ja ktheu, tjetra, entuziaste.

-ke mbi 10 fustane. Te gjitha do ti marresh?-e pyeti me ironi.

-do ti provoje te gjithe dhe do marr 3-4.-u pergjigje e motra.

-dhe me çfare lekesh? Ti se ke marre rrogen?-tashme, zeri i Kleas ishte ngritur pak.

-do t'ja marr leket borxh "bosit tend" dhe do t'ja shlyej kur te marr rrogen.-ju referua Krisit me fjalen "bos".

-zot... ufff.-shfryu e acaruar.-Çfare thua? Keto kushtojne miliona dhe ti thua se do ti marresh borxh? Borxhe qe do te duhen vite ti shlyesh. Sigurisht, nese do ti shlyesh ndonjehere...-kritikoi, Klea.

Tashme durimi i saj kishte arritur piken kritike. Nuk i bente dot balle Alekses dhe sjelljeve te saj perfituese. Deshironte ta bindte te motren qe te mos tregohej kaq perfituese sa ti prishte imazhin ne sy te te fejuarit.

-Aleksa...-ju kthye butesisht, por nuk e mbaroi fjaline sepse Kris ndodhej tashme prane tyre.

-Aleksa, te gjithe keto fustane do ti provoni?-pyeti, ai duke ju drejtuar asaj, por syte i kishte nga Klea.
Nje buzeqeshje ne shenje habie i kishte mbuluar fytyren.

-po, dhe gjysmit do ti blejme.-ju pergjigje qetesisht, Aleksa.
Kjo ishte fjalia e fundit qe u fol mes tyre, perpara se ajo te zhdukej pertej dhomes se vogel te proves.

Nga ana tjeter, Klea rrinte gjate gjithe kesaj kohe ne tension dhe siklet. Motra e saj po ja transferonte kete dite ne makthin me te keq qe kishte perjetuar ndonjehere. Dreqin, perse ishin kaq te ndryshme dhe perse Aleksa mundohej gjithmone ta nenvleresonte ate? Ishte hunda e saj qe nuk e linte te shikonte pertej saj.

-Zemer, pse nuk zgjedh dicka? Kemi ardhur per pazar.-kujtoi, Kris, teksa qendronin ulur ne njerin nga kolltuqet e dyqanit.

-nuk me pelqen asgje.-genjeu, ajo.

"Jo, me pelqejne shume gjera, Kris, por motra ime s'po le radhe per mua"-deshironte ti rrefente, por heshti. Heshti perpara syve te tij kerkues teksa e zhbironin te teren. Ai, me siguri e kishte kuptuar lojen e Alekses, por qendronte indiferent. Fundja, kishte ardhur te kenaqej me te fejuaren teksa blinin te dy, jo te duronte tekat disa milioneshe te se motres. Teka qe do t'jua tregonte vendin ne kohen e duhur. Kohe qe u be e pershtatshme ne çast.

Rrembeu doren e saj dhe e terhoqi drejte nje tjeter dyqani me aksesor te ndryshem. Pershendeten shitesen simpatike qe qendronte buzagaz dhe e orientoj Klean drejt nje banaku te vogel ne te cilin ishin reklamuar disa byrzylyke floriri.

-mund te na i nxjerresh pak keto dy çiftet?-ju drejtua shiteses.

-patjeter.-konfirmoj, tjetra duke nxjerre dy çifte byrzylykesh.
Dy ishin me gjysme zemra, ndersa dy te tjeret me gjysma infiniti.

-cili te pelqen, vogelushe?-e pyeti, Klean.

-hmm jane te dy te bukur, por keto me infinit jane me te lezetshem.-tregoi sinqerisht, ajo.

Kris, hoqi nga mbajtesja reklamuese njerin nga byrzylyket me infinit dhe ja vendosi ne dore. Ja puthi vendin prane tij dhe vendosi tjetrin ne doren e tij, por Klea u ofrua ta ndihmonte. Edhe ajo beri te njejten gje, e puthi ne kyçin e dores dhe e perqafoj. Shitesja qe po i shikonte me dashuri, u mallengjye nga veprimet e tyre domethenese.

Me nje simbol te ri ne duart e tyre, ata u drejtuan nga nje tjeter dyqan duke shperfillur, Aleksen qe kushedi duhej te ishte duke provuar fustanet. Hyne ne dyqan me duart e bashkuara si nje çift i lumtur. Edhe pse Aleksa ju kishte prishur paksa diten, perseri ishin te lumtur sepse kishin njeri-tjetrin prane.

Dolen nga dyqani vetem kur Klea kishte blere nje fustan dhe Kris nje bluze. Zgjedhjet per veshjet i kishte bere secili per partnerin, Klea per Krisin dhe anasjelltas. Ishin te lumtur dhe te buzeqeshur. Buzeqeshje qe do te shuheshin pas pak çastesh, te pakten per Klean.

Perpara tyre u shfaq Aleksa me nje mori ankesash dhe kritikash. Ne kete menyre arriti dhe qellimin e saj, te perfitonte tre fustane nga Krisi. Edhe pse Klea kishte kundershtuar, e motra nuk i kishte kushtuar rendesi fjaleve te saj.

Kur po dilnin nga dyqani per tu bashkuar me Krisin qe i priste jashte tij, Kleas i kapen syte ne nje cep te dyqanit pamjen me te rende qe mund te shihte ndonjehere. Mikja e saj e femijerise teksa puthej me dike. Dike qe ishte djali qe kishte dashur per shume vite, Eriku. Po, Elisa dhe Eriku ishin duke i dhuruar çaste romantike njeri-tjetrit teksa zgjidhnin veshje ne sektorin e femrave.

Ishte e zhgenjyer, e lenduar dhe e tradhetuar nga mikja e saj. Nga personi qe kishte ndare edhe buken qe nga femijeria. Asaj qe i rrefente ndjenjat per Erikun, asaj qe i rrefente hatermbetjet me nenen apo te motren, ate ne krahun e te ciles ishte ngushelluar per vdekjen e te atit, ate po e shihte ashtu si nuk do ta imagjinonte kurre.

E kishte menduar! Afersia e tyre me njeri-tjetrin kohet e fundit i ngjallte dyshime. Dyshime qe i kishte flakur tutje duke i mbuluar me mendimet se ishin vetem shoke femijerie. Shoke qe kishin luajtur me te per shume kohe.

Ndjeu sesi lote te nxehte i mbuluan fytyren, kembet po i dridheshin dhe zemra i rrihte si e marre. Jo, nuk ishte xheloze. Nuk ishte xheloze per Erikun, por ndihej e tradhetuar nga mikja e saj. Mike qe nuk do te quhej me e tille.

E vendosur u nis drejt tyre duke fshire lotet. I pershendeti qetesisht edhe pse asnjeri prej tyre nuk denjoi te kthehej nga ajo. Domosdo ishin duke bere gjera me interesante sesa te merreshin me nje njeri jo te rendesishem per ta.

-pershendetje "çifti lumtur"!-provoi perseri me nje ton pak me te larte.

-hej... Klea.-u degjua zeri i holl i Elises.

-qe kur jetimet kane filluar te kapin veten sa per te blere ne nje dyqan te tille?-ju drejtua, Eriku.-Apo qe kur shesin b***en neper makina luksoze.-ironizoi.

-qe kur "shoket e ngushte" kane filluar ta bejne hapur neper cepat e dyqaneve.-ja ktheu ironine.

-Mos me thuaj qe po plas nga xhelozia.-reagoi,Elisa.

-S'kam pse kur kam qene une ajo qe e kam refuzuar, por faleminderit qe me treguat fytyren e vertete.-falenderoj teksa ju kthente shpinen per tu larguar, por nuk ishte e thene. Ajo bisede nuk do te perfundonte aty...
___________________________________
Ps: Çfare mendoni per lidhjen e Erikut me me miken e femijerise se Kleas. A do te ndikoj kjo lidhje ne mardhenien e Kleas me Krisin?

Dhe a u surprizuat nga kjo lidhje?
Mi tregoni ne komente. Mezi po pres.😁

FejesaWhere stories live. Discover now