41. Operacion

2.4K 175 53
                                    

Nje tjeter dhome, nje tjeter shtrate dhe i njejti mjek. Ishte transferuar ne sallen e operacionit veshur me nje kemishe te holle blu (veshje spitali e pershtatshme per operacion). Mjeku hollak, per te cilin kishte zbuluar se quhej Drini, ndodhej sebashku me dy te tjere dhe disa infermiere prane saj. Operacioni do te kryehej pas 30 minutash dhe ishte shume e emocionuar.

Kris nuk ishte dukur prej mengjesit te kaluar kur kishte qene ne shtepine e saj. Kishte kaluar gjithe naten pothuajse zgjuar nga ankthi dhe tashme nuk ndihej aspak gati per operacion. Shpesh here mendonte se do te ishte me mire te vdiste dalengadale si i ati sesa te vdiste kaq shpejt. Ashtu do te kishte mundesine te shijonte dhe ca gjera te fundit.

Ti kerkonte falje Krisit, kjo ishte ajo qe e mundonte me teper. Ti kerkonte falje per genjeshtrat qe i kish thene dhe ta perqafonte per here te fundit, ndoshta. Por ai s'po dukej gjekundi.

"Kushedi sa i eshte lutur nena, prandaj eshte ndiere i detyruar te me paguaj operacionin"-mendonte. Me siguri kjo duhej te ishte, perndryshe ai do te interesohej qofte nje here gjate ketyre oreve qe ta shihte.

-Zemer, si ndihesh.-Pyeti, e ema teksa perpiqej te mbante lotet.

-Mire... kam pak emocione.-Pranoi.

E ema i ledhatoi duart, te cilat i kishte te ftohta sikur te ishin dy copa akulli. Deshironte ti jepte kurajo dhe force, por keto gjera i mungonin dhe vete asaj. Ishte shume e dobet perballe semundjes se saj. Shume e dobet per te kaluar dy here neper te njejten rruge, ne te cilen heren e pare kishte dale e humbur.

-Mam...-peshperiti, Klea, ndersa e ema i kushtonte gjithe vemendjen e mundshme.-Doja te flisja me Krisin pak... nese gjerat shkojne keq... dua ti kerkoj falje.-perfundoi, ndersa syte i mbante mbi byrzylykun e tij qe ndodhej mbi nje tavoline. Mjeket ja kishin hequr sepse nuk lejohej gjate operacionit.

-Çdo gje do shkoj mire, por gjithsesi do ta njoftoj une.-tregoi, perpara se te zhdukej pertej deres se bardhe.

Nga ana tjeter, Kris kishte kaluar gjithe naten ne nje nga stolat metalik te hollit te spitalit. Nuk ishte larguar asnje çast prej saj edhe pse ajo nuk e dinte kete fakt. Erisa e kishte njoftuar per çdo gje rreth shendetit te Kleas dhe mjeku, gjithashtu.

Edhe pse gjate gjithe nates ishte lutur per te, ne asnje çast deshira per ta pare nuk e kishte mposhtur arsyen. Te pakten gjate kohes qe ajo ishte zgjuar. Ne te kundert, gjate kohes qe ajo kishte fjetur, e kishte vezhguar nga dera gjysem e hapur.

Jo, as tani nuk do te triumfonte deshira per ta pare. "Kris nuk duhet ta shohesh dhe te qash perpara saj", i perseriste vetes per te njemijten here. Nuk ishte i forte aq sa ta shihte dhe te mbante lotet. Ajo pamja aq e brishte, e dobet mbi shtratin e bardhe te operacionit e lendonte shume.

-Kris, ajo do te te takoi.- foli, Erisa me te shpejte kur u gjend prane tij.-Ka diçka per te te thene.-plotesoi.

-Thuaji qe nuk jam ketu.-ja ktheu menjehere.

Frika, ajo po e mundte. Ndjenja e frikes po fitonte mbi ate te dashurise. Nuk mund ti dilte perballe, nuk donte. Frika se ajo s'mund t'ja dilte e bente te dobet. Dobesi qe nuk deshironte kurresesi qe Klea ta shihte ne syte e tij perpara operacionit. Ndoshta do te ndikonte tek ajo, ndoshta do ti shtonte ankthin qe ai aq shume donte t'ja largonte.

Ndoshta, mund te kishte shume te tilla, por njera prej tyre fitoj mbi te gjitha, ajo "ndoshta nuk mund te zgjohet me". Ajo "ndoshta" qe po ja hante shpirtin ne qetesi. Nese ajo nuk zgjohej, nuk do ti shihte me syte e saj te çilter femijnor, nuk do te shihte me veshtrimin e tyre te embel mbi te.

Jo, dashuria e tij ishte e pakufij, nuk kishte ndjenje tjeter qe te arrinte permasat e saj. Do ta luftonte ndjenjen e frikes me ate te dashurise. Do ta shihte edhe nese kjo do te ishte per te fundit here.

-Prit...-thirri Erisen, e cila ndodhej disa metra larg tij.- do te shkoj une ta shoh, rri ketu ti.

U nis me hapa te shpejte drejte deres se madhe te salles ku ajo ndodhej. Mposhti frikerat e tij per nje mos zgjim te mundshem te saj. Mori fryme thelle dhe i veshi fytyres se tij nje pamje neutrale dhe ne dukje te qete.
Kjo ishte ajo çka Klea kishte nevoje ne keto çaste, force dhe qetesi.

E veshtroi nga larg ndersa ajo qendronte shtrire, e qete dhe me nje fytyre te trishtuar. Sa deshironte te ishte ai ne vend te saj, ti perjetonte ai ato dhimbje apo bisturi mbi lekure, ti kishte ai ne trup ato valvulva metalike qe medoemos do ti sillnin probleme me pas. Deshironte ti vuante ai te gjitha dhimbjet e saj, jo ajo. Ajo ishte e vogel dhe e brishte per te kaluar keto lloje gjerash.

Zot, sa e padrejte ishte kjo bote. Merrnin fryme, jetonin kriminele dhe monstra, ndersa krijesat e pafajshme me shpirt femijnor si ajo, vuanin ne menyre te tille. Sa e padrejte ishte treguar jeta me te. Asnjehere nuk i kishte falur lumturi dhe gezime. Perhere e kishte sprovuar dhe lenduar.

Kishte vuajtur humbjen e nje babai, neglizhencen e nenes, nje moter xheloze e te papergjegjshme, nje tjeter moter mosmirnjohese dhe shperfillese, nje varferi dhe pune lodhese qe nuk i dilte as per te ngrene apo veshur mire. Gjithe vuajtjet me te renda te kesaj bote i kishin rene mbi shpatulla asaj. Asaj krijeses se vogel e te pambrojtur, per te cilen duhej te kujdeseshin te tjeret dhe jo ajo per te tjeret. Asaj qe vuante çdo dite mekatet e te tjerve, mekatet e nje motre drogaxhie, apo nje nene jo te drejte.

-Hej...-i terhoqi vemendjen kur u gjend prane saj.

-Kris...-dukej se u lumturua aq shume nga prania e tij.

E shikoi ne sy dhe i dhuroi nje buzeqeshje te shtirur. Kaq mund ti ofronte kur zemra ishte duke i plasur nga trishtimi. As fjalet nuk i dilnin per te formuar nje fjali kurajoje. Ndoshta distanca prej disa muajsh, ndoshta semundja e saj ose ndoshta ishte malli qe po shtohej me shume tani qe e kishte prane.

-Doja...-foli pas pak, ajo, ndersa kerkonte doren e tij. U zgjat,e mori njeren dore te tij mes te sajave dhe vazhdoi.-Doja te te kerkoja falje. Te kam merzitur dhe genjyer. Asgje nga ato qe te thash ate dite nuk ishte e vertete. Nuk ika nga dashuria per Erikun, por nga fjalet e nenes tende dhe fakti qe ti dhe Eriku ishit kusherinj. Ndihesha shume keq qe ai foli ne ate menyre. Kam bere gabim duke folur per te me shoqet e mia dhe ai di gjithçka. Sa here qe ne do te takoheshim ne festa familjare, ai do ti perdorte informacionet e tij per te me ofenduar mua dhe ty. Nuk doja qe ti te vuaje apo te humbje respektin e familjes apo te afermve per shkakun tim. Me fal, sinqerisht.-permbylli, perpara se buzet e saj te preknin lehte brendesine e dores se tij.
I njejti veprim qe Kris bente me te.

-Dije se nese nuk ja dale, nuk dua ti marre genjeshtrat me vete. Dua faljen tende.-belbezoi, ndersa syte e saj kerkonin nje shprehi fytyre nga Kris. Nje buzeqeshje, nje "te kam falur", por ai nuk i dha asnjeren nga keto.

Priti, nderkohe qe syte e tij ishin perqendruar ne doren e saj te vogel qe mbante ate te tij. Priti ne heshtje derisa degjoi ta therrisnin se operacioni do te kryhej pas pak. Tani ishte çasti i anestezise dhe Kris duhej te largohej. Do te largohej, por jo pa e falur. Jo, ai duhej ta falte.

Ne çast syte e tij ndryshuan drejtim duke u perqendruar mbi te sajet. Syte e tij nuk ishin te ftohte ashtu siç ajo kishte pretenduar. Jo, ata ishin te embel ashtu si dikur dhe te mbushur me dhimbje. Dhimbje qe doli si nje proteste ne formen e loteve.

Ai nuk ja doli, nuk e mposhti dot friken qe e kishte mberthyer te gjithin. Nuk i rezistoj dot atyre sinjaleve paralajmeruese qe truri ja perçonte zemres dhe kjo e fundit dridhej. Dridhej nga frika se nese gjysma e saj ne nje trup tjeter nuk ja dilte, atehere edhe misioni i saj per ta mbajtur gjalle trupin e tij do te deshtonte. E si mund te kishte jete nje njeri pa zemren e tij?

-Nuk te fal, jo nese nuk triumfon ne kete beteje. Duhet t'ja dalesh dhe ta presesh faljen time ketu ne te njejtin vend, pas disa oresh. Nuk te fal nese nuk ma kerkon faljen me zemren tende te re. Ku ta di une nese ajo kur te behet e fuqishme nuk do te me largoj perseri nga vetja? Po te pres ketu te me kerkosh nje falje te vertete dhe jo prej frikes se mos humb...-e puthi forte mbi balle dhe per pak çaste i mbajti buzet aty.
Ndoshta kjo do te ishte hera e fundit qe e ndjente ngrohtesine dhe butesine e lekures se saj. Ndoshta... sepse ai kishte shprese se ajo ishte aq e forte sa do t'ja dilte...

FejesaWhere stories live. Discover now