14. Nikola

2.4K 167 130
                                    

Jo! I kishte thene jo kerkeses per ta ndjekur Kristjanin per kushedi se ku. Ishte penduar? Jo. Kishin vetem dy dite qe njiheshin dhe ai i kerkonte ta ndiqte ne çmendurite e tij. Apo nuk ishte çmenduri? E çfare rendesie kishte kur ai e mbante te fshehte.

Nga ana tjeter Kristjan nuk ndihej i zhgenjyer. E kishte pritur kete reagim te saj edhe pse me shpirt kishte dashur qe ajo ta ndiqte verberisht. Nuk ishte ndonje gje e madhe ajo per te cilen i kishte kerkuar ta shoqeronte. Ishte gje qe mund te priste edhe pak kohe, aq sa ju nevoitej te dyve per te krijuar pak besim tek njeri-tjetri. Aq sa Klea te ndjente pak. Ndoshta jo dashuri, por siguri dhe respekt.

Ishin duke bere rrugen per ne shtepine e Kleas dhe asnjeri nuk fliste. Klea luante me celularin e saj, ndersa Kris shijonte tingujt e muzikes qe kishte vene ne makine. Here pas here hidhte syte nga ajo e cila ishte shume e perqendruar. Mesa dukej ishte duke bere nje bisede me dike. Dike per te cilin ishte i sigurt qe ishte ai dreq Eriku. Ai qe betohej se do ta zhdukte nga zemra dhe jeta e saj.

Po, betohej se ne zemren e saj do te sundonte vetem mbreteria e tij, jo e atij Erikut te neveritshem. Jo se e kishte pare nga pamja, por e imagjinonte.

Ajo shkruante dhe shpesh rrudhte vetullat si shenje merzie. E dinte, ai e kishte merzitur perseri. Fytyra e saj engjellore nuk dukej me e lumtur si disa ore me pare ne ate kafenene e vogel periferike. Klea nuk buzeqeshte siç kishte bere me te. Ai Eriku e kishte merzitur shume perderisa ishte e perhumbur ne biseden e tyre.

Dikush tjeter. Nje djale tjeter, nese do te ishte ne vendin e Kristjanit, do ta kishte shkeputur aty njohjen me Klean, por ai jo. Ai nuk do ta leshonte nje engjell qe do te behej vetem i tiji. Po, Klea do te behej e tij. Eriku do te zhdukej shume shpejte ashtu si ato rrezet e zbehta te diellit ne nje dite dimri. Ai do ta thyente akullin ne zemren e saj dhe do ta ngrohte ate me dashurine e tij te pakufije.

"Dreqin, perse je fiksuar kaq shume me te? Ti ke vetem dy dite qe e njeh?"-mendonte me vete.

Pse ishte fiksuar kaq shume me Klean? Epo çdokush do te fiksohej me te, justifikonte veten. Ajo ishte kaq e embel dhe e brishte sa asnje femer qe kishte njohur me pare. Klea ishte e qete dhe e sinqerte, gjera per te cilat lufton çdo mashkull qe ti gjej tek femra qe do te kete ne krahe gjithe jeten.

-arritem...-theu heshtjen duke fituar nje fytyre prej te habiture nga Klea.
Ajo kishte qene aq e perhumbur ne biseden me Erikun saqe nuk kishte kuptuar kur mberriten poshte pallatit te saj.

Po Eriku. Ai djali ironik dhe ofendues qe fshihej nen petkun e xhelozit, i kishte derguar nje mesazh ndjese:
"Bukuroshe, kerkoj falje per pezullimin, por u merzita shume qe nuk me lajmerove. Hajde neser ne pune, mundesisht para orarit qe te flasim. Kush ishte ai djali me porsche?"

"Ok, flasim neser.-ishte mesazhi i shkurter qe i kishte kthyer.

Ishte treguar mendjelehte? Po, e kishte bere, por nga dashuria per te. E donte dhe nuk mund ti mbante inat per nje kohe te gjate edhe pse disa ore me pare kishte dashur ta vriste.
Dashuria qe kishte per Erikun e kishte shnderruar. Nuk ishte me nje vajze e qeshur, e llogjikshme dhe e lumtur. Kur vinte puna tek ai qe e kishte dashur ne vitet me te bukur te jetes se saj, behej naive. Epo dashuria i ka keto. Ndjenjat te detyrojne te kapercesh krenarine.

-faleminderit!- ju pergjigje shkurt Kristjanit.

Me nje veprim te shpejte hoqi rripin e sigurimit dhe hapi deren e makines per tu ndeshur me ajrin jeteshtues e te lagesht.Kishte nevoje te zhdukej sa me pare nga syte zhbirues te Kristjanit. Sy qe po beheshin bezdises dhe pengues te bisedes se saj me Erikun.E vetmja gje qe deshironte ne ato çaste ishte te strukej ne nje cep te shtratit ne dhomen e saj e te vazhdonte e qete biseden me Erikun.

Me nje "Naten e mire" te thate u nis drejte shkalleve te pallatit, por ishte Kristjan ai qe e nderpreu.

-hej, prit te te shoqeroj se eshte erresire.-i kerkoi ai.

-s'ka problem, jam mesuar.-ja ktheu prere.

Donte ta hiqte sa me shpejt qafe Kristjanin dhe te vazhdonte biseden me Erikun. Bisede e cila kishte arritur ne nje pike interesante. Ai i kerkonte llogari ne menyre jo te drejteperdrejte, per djalin qe e shoqeronte me makinen lluksoze.

"Ai eshte xheloz per mua"-mendonte Klea.

Ishte gati te bertiste nga lumturia. Eriku i saj ishte xheloz per te dhe kjo sipas saj ishte gje e mire. Perderisa kishte xhelozi, patjeter qe duhej te kishte edhe dashuri. Dashuri qe po e çonte Klean ne qiellin e shtate. Dashuri qe e kishte enderruar per vite te tera.

-po te shoqeroj, vogelushe. Mos kundershto.-i kerkoi me miresjellje, Kristjani.-po bisedon me "ate".-e pyeti teksa ngjisnin shkallet.

-po.-ishte pergjigja e saj e shkurter.

-Çdo gje ne rregull?-e pyeti perseri teksa kapercehej nga sikleti dhe mori nje pohim me koke nga Klea.

I merzitur? Ishte pak te thuhej. Ndihej si i zene ne kurth nga fati. Fati po luante piset me te. Fati ishte ai qe po e rrotullonte jeten e tij ne anet me te keqija keto dy vitet e fundit. Jeta e tij qe ishte nje katrahure e vertete ne te cilen nuk gjeje nje fije shprese per te ardhmen. Edhe ajo drite shprese qe ishte ndezur per Klean, sapo ishte fikur.

***
-Kishte rreth pese minuta qe i binte ziles dhe priste qe ajo ta hapte. Sapo ishte ndare nga Klea, ishte nisur drejte apartamentit te saj. Nikola, ajo ishte ilaçi sherues i çdo merzie. Ajo, e qeta, fjalepakta, pa kerkesa llogarie dhe dashuridhenesja.

-hej, Kris.-pyeti e pergjumur  tjetra, duke u larguar nga dera ne menyre qe ai te futej.-çfare ka ndodhur?

-ku eshte vajza?-e pyeti ai me te shpejt, sapo hyri ne shtepine e saj.

-ne gjume, ishte e lodhur se...-por nuk e mbaroj fjalin.

Kris nisi ta sulmonte me puthje te njepasnjeshme qafen e saj hollake me arome te mire. Njeren dore ja vendosi mbi buze ne menyre qe ajo te pushonte se foluri dhe me doren tjeter filloi ta zhvishte nga ai fustan i holle veror qe Nikola mbante veshur.

-çfare paske sot.. kush te paska sjell ne kete gjendje?-u mundua te pyeste ajo ne tentativen e pare per te liruar buzet e saj nga dora e tij.

-jo pyetje, Nikol.-ju pergjigje, Kristjan.
-dua te me kenaqesh sonte si asnjehere me pare.-perfundoi perpara se ta hidhte dhunshem mbi shtrat.

Nuk vonoi aspak per t'ju sulur trupit te saj te lakuriqte teksa merrte prej saj ate qe kishte me shume nevoje ne ato çaste, kenaqesine fizike. Kenaqesi qe e ngushellonte sado pak ne rastet kur nuk arrinte dot ate shpirterore.

Pasi kishin vjedhur kenaqesine maksimale nga njeri-tjetri, nisi te vishte rrobat e tij te shperndara ne çdo cep te dhomes se vogel.

-po iken? Nuk do qendrosh sonte ketu?-e pyeti konfuze, Nikola.

-jo, nuk dua qe te filloj Roza me pyetesore neser ne mengjes.-ju pergjigje ftohte.-Naten e mire!- shtoi pasi i dhuroj nje puthje ne faqe.

Doli me te shpejte nga apartamenti i vogel dhe mori ashensorin per te zbritur. Kur ndodhej brenda tij, i hodhi nje sy pasqyrimit te tij jo forte te dukshem ne pasqyre. Drita e zbehte qe ndriçonte ashensorin nuk mjaftonte per nje pamje te qarte, por me mire ashtu. Ne kete menyre shmangte keqardhjen per veten, per ate Kristjanin e pervuajtur e te rremujshem qe tregonte pasqyrimi i pamjes se tij.

Doli nga ashensori per tu perballur me ajrin e ftohte dhe shiun e rrembyeshem qe kishte nisur. Nuk u fut ne makine duke mbrojtur veten nga pikat e shiut, por qendroi ne kembe perpara deres se saj. Ashtu i heshtur, me sy te mbyllur dhe fytyren drejtuar qiellit, qendroi per rreth 10 minuta a me shume duke u lagur.

Ndjeu shiun ti depertonte ne lekure permes bluzes se holle, por nuk i beri pershtypje. Fundja po pastrohej. Po pastronte trupin nga pislleku, shpirtin nga vuajtjet dhe mendjen nga mendimet, por dukej se keto te fundit nuk po i arrinte me se miri.

Shiu mund ta pastronte siperfaqen e trupit, por asnjehere thellesine e tij, skutat e erreta e te largeta. Ato skuta qe ishin pergjegjese per vuajtjen e tij. Ato qe nuk benin kompromis me asgje per te mos i sjelle me vuajtje dhe lendime...

Ps: Nje personazh i ri u prezantua ne kete pjese. Nikola dhe gjithçka rreth saj dhe lidhjes me Kristjanin do te zbulohen disa pjese me pas.

Ju falenderoj pafund per mbeshtetjen me vota, komente dhe lexime.

FejesaWhere stories live. Discover now