kapitulli 1

1.2K 87 49
                                    

9 Gusht 2015...
Erdhi ora,me ne fund pas kaq kohesh erdhi momenti i dites me te bukur te jetes time,kam kaq shume emocione.

Frika me ka pushtuar te teren,frike se mos gjerat nuk shkojne ashtu sic duhet,dridhem e gjitha!.

Shikoj rreth e perqark dhomen,dua ta fiksoj c'do gje thelle ne memorie,dhomen time ku kalova keto 13 vitet me te lumtura te jetes.

Dua te fiksoj c'do gje per te mos e harruar kurre.

Dhe ja kur jam para pasqyres,dhe te mos mendoni qe po shoh veten time sa bukur me duket velloja dhe modeli i flokeve,aspak...ne mendjen time vine thjesht kujtimet qe kam perjetuar ketu.

Dhee jo vetem pasqyra por c'do gje ne kete dhome permban shume kujtime,sa keq qe duhet ta liroj dhomen time te fejmirise,por duhet.

Pas pak nis nje tjeter etape e re e jetes time,nje etape krejt e panjohur per mua,nje etape kur do bejme pjese une dhe Andi,nje fillim i ri per te dy ne.

''Je gati bija ime'' dhe ja ku u shfaq dhe nena ime tek dera,e bukur si perhere edhe pse ishte ne moshen 52 vjecare,dukej se koha nuk kishte ecur kurre per te,dukeshe si nje 30 vjecare.

Qendronte e buzeqeshur perpara meje,kishte veshur nje fustan te ngushte,te zi dhe te gjate deri ne fund te kembeve dhe format e saj trupore dukeshin per mrekulli.

Nje pale taka te larta ne ngjyre nude dhe nje cante te vogel po ne te njejten ngjyre,floket dhe make up shume natyral....epo kjo eshte nena ime,gjithmon perfekte ne gustot e saj.

''Gati jam mama''dhe i drejtova nje buzeqeshje.

U drejtova edhe nje here perpara pasqyres per te pare si dukesha,me nje dore ngrita pak vellon nga frika se mos e grisja dhe me doren tjeter mbylla deren e dhomes time duke i hedhur nje shikim per te fundit here.

Isha perpara shkalleve,emocione plot,mami me shikonte me admirim.

Me shtrengonte fort doren per te me treguar qe ishte ketu me mua,poshte me prisnin njerezit me te dashur per mua si familja,te afermit dhe miqesia ime.

Te gjith kthyen kokat per te me pare,zbres shkallet me kujdes dhe me nje super buzeqeshje ne fytyre.

''Me ne fund pas kaq kohesh do te me besh dhe mua kumbar te shkretin,po shyqyr moj goce se na plake duke pritur qe ju te dy te martoheshit'' ishte Endri,kumbari im,miku im me i mire dhe ishte si nje vella per mua,i buzeqesha dhe e perqafova fort,gjithmone dinte si te me bente per te qeshur.

''Epo sic e sheh e mbajta premtim,qe ne gjimnaz te kam thene qe kur te martohem ti do te jesh kumbari im dhe ja ku jemi,tani eshte rralla jote te hidhesh ne sulm,kam plot shoqe te ftuara ne dasem un dhe s'dua me u bere kumbara jote kur te me kene nisur te me dal thinja'' i thashe.

''I njejti kalama ngele,kane kaluar kaq vite,sot po martohesh,dhe su poqe qe su poqe ti....haha bej shaka,jam shume krenar per ty mikja ime,je shume e forte,thua se kaluara nuk ka ndikuar kurre tek ty''

''Epo jeta na meson te behemi te forte,dhe ja ku dola me e forte sesa mendonit ju per mua''

Endri me afrohet duke buzeqeshur dhe me thote qe makina po na pret.Ne makine ndodheshin babi,mami une 3 dhe Endri.

Ai ishte i vetmi person qe i besoja pervec prinderve te mi,sidomos pas atyre qe kisha kaluar e kisha humbur besimin tek njerzit.

Po udhetonim te katert drejt kishes,jam nje e krishtere dhe sigurisht endrra ime ishte te martohesha ne kishe.

''Gjithmone me kujtohen zenkat e tua me Andin kur te thoshte qe une nuk martohem kurre ne kishe,edhe shih ku jeni sot''

''Epo dhe une ja dal mbane perhere,ja mbusha mendjen per kishen,kollaj kur deshi nuse te krishtere ai,tani te vuaj pasojat.''

''E ndryshove shume Arbana,ky nuk eshte Andi qe njihja une dikur''

''Pse une keshtu kam qene gjithmone,me njohe qe ne moshen 15 vjecare dhe tani vajta 28.Kam kaluar shume pengesa ne kete jete,per te cilat ti i di shume mire dhe me je gjendur prane cdo moment,ka ardhur koha te rimarre ne dore jeten time,te luftoj per ate qe me takon,te jetoj me ne fund e lumtur''

''Ok vetem mos nis tani te me qash se te prishet tualeti''

''Boll bertite,mos do ta marin vesh prinderit e mi''

''Arritem''tha babai

''Atehere une po zbres i pari,me takon ti rri afer dhendrit tani,me nusen mbarova pune,ju hajdeni pas meje...beje te lumtur vellane tim Arbana''

Me ne fund pas disa minutave zbres dhe une nga makina,babai me kap prej krahu,sic e do zakoni dhe te dy nisemi drejt altarit.

Ishte c'do gje sic e kisha enderruar,perkrah kisha babane time te dashur dhe perballe meje qendronte dashuria e jetes time,njeriu qe disa minuta me vone do te ishte bashkeshorti im i ardhshem,shikimet tona u ndeshen plot mall,mbizotronte i njejti zjarr si ne shikimin tone te pare.

Sa mire do te ishte te parashikoja te ardhmen.....qe te mos thurja kaq shume endrra per te...

As vdekja smund te na ndaje♥✔Where stories live. Discover now