kapitulli 6

415 76 64
                                    

Emily Thorne ( Arbana)

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Emily Thorne ( Arbana)

Jete studenti.

Shume ndryshe e mendoja,festa pa mbarim,nete pa gjum,alkol,shoqeri dhe shume e shume gjera te tilla ne mendjen time.

Jo se nuk i shijova,i shijova por vetem nje vit e gjysem,pastaj erdhi shtatezania ime dhe pas kesaj aksidenti.

Gjerat me mua dhe Andin qe pas dites qe vajta ne shtepine e tij nuk po shkonin dhe aq mire,nena e tij gjithmone me ftonte dhe gjithmone do te fuste kunja midis nesh.

Une e doja Andin,ai ishte jeta per mua.

Si mund te mendonte ajo se kur te largohesha do ta harroja ate.

A harrohen castet me te bukura te jetes suaj, sigurisht qe jo.

Ne i kishim premtuar njeri-tjetrit qe do te takoheshim sa me shpesh te ishe e mundur dhe se nuk do te lejonim kete largesi te thyente lidhjen tone.

Premtime!.

Premtime qe harruam ti mbanim.

Kisha rreth nje muaj qe kisha nisur me pire,me gjeje c'do mbremje tap.

Kisha shume frike se fjalet e nenes se Andit do te ndikonin ne jeten tone ne vazhdim.

Andi kishte ndryshuar,ishte shume i ftohte me mua dhe nuk e dija pse!.

Endri nje dite me tha qe nuk e shfaqte veten, por e kishte marre shume keq largimin tim,kishte frike mos humbiste.

***

E keni parasysh kur zemra ju thyhet ne mijra pjese,keshtu eshte dhe kjo zemra ime tani,e thyer nga ftohtesia e Andit.

Shkoja shpesh ne vendin tone te takimit dhe i vetmi person qe gjeja atje ishte Endri.

E merja ne telefon perhere per tu takuar dhe me thoshte qe kishte shume pune ne oficine etj etj.

Mos puna ishte me e rendesishme se une.

Nuk se besoja,dicka nuk shkonte.

Ky nuk ishte Andi im,Andi im gjente gjithmone kohe per mua.

Dhe nuk besoj te jete as faji mamase se tij,nuk i ve faj asaj.Ajo eshte nje nene dhe sigurisht nenat duan me te miren per femijen e tyre,plus Andi kurre nuk e pyeste nenen e tij.

Gjithmone idhulli i tij ka qene babai,prandaj dhe Andi ndoqi profesionin e tij,adhuronte c'do gje qe kishte lidhje me te atin.

Nuk kisha askend tjeter ne kete bote pervec Andit dhe mikes time me te mire Silves.

Silva me mbeshteste per c'do gje pervec Andit.

Jo se isha jetime,por prinderit e mi ishin perhere ne pune dhe vetem per te me dhene leksione takoheshim.

Nuk eshte se nuk me donin,me donin shume madje dhe per kete punonin shume per te me siguruar nje jete sa me te mire per mua...por,nuk e kuptonin qe une kisha me shume nevoje per dashurine e tyre sesa parate qe me sillnin.

Sidomos ne keto dite,kur i vetmi ngushellim per mua ishte kjo gote qe mbaj ne dore.

***

U ben dy muaj tashme,dy muaj kalova ne kete qytet me shpresen se mes Andit dhe meje gjerat do te ndryshonin perpara se te shkoja ne Tirane.

Keto dy muaj i kalova me shpresa dhe e mbytur ne alkol,neser do te largohesha nga ky vend dhe nje tjeter jete do te niste per mua.

Nuk e di si do te shkonin gjerat mes meje dhe Andit,pikerisht sot e pata marre ne telefon te takoheshim dhe te bisedonim rreth lidhjes tone.Me ne fund besoj se i duhet dhene nje zgjidhje kesaj situate.

Prisja qe te rikthenim c'do gje pas,nuk e mendoja jeten time pa Andin.Do te jepja gjithcka per ta ruajtur kete lidhje.

U bera sa me e bukur te ishte e mundur.Andin e doja te terin per vete!.

***
Nje ore...dy....tre po e pres ne kete bar dhe ai ende s'po duket.

Andi nuk me ndjen me perndryshe do te vinte ne takimin tone.

Dua vetem te pi.

Dua te harroj.

Vetem pija mund te me beje te harroj.

Me kujtohen fjalet e Silves ne keto momente.Sa budallaqe qe jam,kurr nuk besova fjaleve qe me tha per te.

''Hapi syt kokeboshe.Andi s'eshte cun per ty.Eshte cuni me rrugac i shkolles dhe ka patur shume te dashura deri tani.Ai dhe ai shoku i tij Endri jane dy drogaxhinj...ja se c'fare jane.Do te perdore dhe me pas do te hedh si nje lecke,nuk i besoj kurre atyre cunave''

Dhe ne fakt Andi nuk ishte se ishte cuni perfekt.

Ai dhe Endri e dija gjithmone qe pinin hashash,por ky nuk ishte problem per mua.

Kishim tre vjet bashke.

Tre vjet kur ai me kishte respektuar ne maksimum dhe nuk me kishte tradhetuar.

Tre vjet qe me dhane mua siguri qe ti jepesha plotesisht atij.

Mos valle perfitoi.

Ai mori ate qe deshi nga une dhe tani i'u merzita.

Zot,mos valle Silva pati te drejte.

Nuk mund ta merrja me telefon Silven dhe ti tregoja per dhimbjen time,me vjen turp ti dal perpara,ajo me parlajmeroi.

Sot as kjo pije nuk po me ben efekt,dua dicka me te fort.

Disa metra me larg ishte Endri, i vetem dhe po tymoste te perhershem.

I afrohem per shoqeri,fundja ai ishte i vetmi shok qe me kishte ngelur dhe ne muhabet e siper i kerkova nese mund te me jepte edhe mua nje cigare.

Nje cigare per te harruar dhimbjen duke mos i menduar pasojat qe do te me sillte me pas.

Nervat e castit na cojne ne situata qe do te pendohemi me vone...

As vdekja smund te na ndaje♥✔Where stories live. Discover now