kapitulli 20(fund)

620 74 100
                                    

Prape ajo enderr,endrra qe shoh pothuajse cdo nate...Dasma ime me Andin dhe Endri i cili ishte kumbar,mjaft me...u lodha,eshte thjesht nje enderr.

Kane kaluar kater muaj,kater muaj kur lashe pas cdo gje ne vendin tim,kater muaj kur lashe pas familjen time,prinderit dhe gjithcka.

U zgjova perpara nje ore nga endrra duke ndjere nje shtrengim teper te fort ne stomak.

Sot eshte dita ime e madhe...sic thon te gjith per diten qe martohesh.

Cfare dasma ime them dhe une...me shume eshte dasma e te tjereve,i vetmi cast qe mora pjese ne pergatitje une ishte vetem kur zgjodha modelin e flokeve.

Nuk e di por kam filluar te kem frike nga kjo dasem,kohet e fundit ka filluar te me interesoje shume Skerdi edhe pse e kam te veshtire ta pranoj.

Kater muaj kaluam se bashku ne te njejten shtepi dhe keto kater muaj u mesuam nga prania e njeri-tjetrit,edhe Skerdi perpiqet qe te kaloj shume kohe me mua...nuk e di perse e ben kte,ndoshta ka frike se i iki ose i dhimbsem qe me mori larg nga gjithcka...as qe behet fjale te ndjej,e jona eshte thjesht nje pakt nje vjecar...pas nje viti te dy do te jemi larg dhe te dy do vazhdojme jeten te ndare...edhe pse me dhemb jam thjesht nje pakt,kjo jam.

Atehere po ju tregoj ku jam,ndodhem ne nje hotel super lukzoz ku me pas do te zhvillohet dasma jone,sot martohem.

Me mua gjendet familja ime dhe Silva me te fejuarin e saj.Mire degjuat Silva gjate ketyre muajve pa mua ja doli mbane shume mire,per dy muaj na u fejua goca dhe eshte koke e kembe e dashuruar.Jam kaq shume e lumtur per ta dhe me pelqejne shume si cift.

Gjate ketyre kater muaj arrita te njihja shume mire tipin e Skerdit edhe ai timin,njerzeve te tij me duket se u pelqej,njoha njerez te rinj,mesova te jetoj ne nje realitet tjeter shume te ndryshem nga ai i cili kisha jetuar me pare,largova disa mankthe te vjetra qe kisha kohe qe nuk i kaperceja dot,mesova te jetoja,u perballa te beja gjera qe nuk desha por duhej,fillova te ze miq te rinj dhe ja ku jam tani,jam gati te hedh nje hap perpara,jam gati te dashuroj serish...ndoshta eshte heret akoma,por duhet...duhet te mbijetoj,por mbi te gjitha te mendoj per lumturine time.

Mendimet e mia i nderpreu zilja e telefonit,ishte numer i panjohur.Me siguri ndonjeri nga miqte per te me uruar mendova dhe vendosa ta hap.

''Alo'' askush nuk u pergjigj,ndoshta nuk me kane degjuar mendova dhe u pergjigja perseri.

''Alo'' qetesi serish.

''Alo,kush jeni'' asnje pergjigje,ne momentin qe desh e mbylla degjova:''Arbana''

Ngriva sapo degjova ate ze,ne moment qe besova qe nuk do te me bezdiste me ai e beri serish.

''Po'' iu pergjigja gjysem zeri.

''Endri jam....'' u degjua nga ana tjeter zeri i tij i telefonit,degjohej shume muzike e forte dhe nga zeri kuptohej qe ishte i dehur.

''Cfare do Endri?!..pse me bezdis akoma''

''Mora per te kerkuar falje''

'' Ti falje mua.Nuk eshte hera e pare qe kerkon dhe serish gabon.''

''Tani po e bej me gjithe zemer,Arbana eshte hera e fundit qe te bezdis dhe dua qe te them qe me vjen shume keq qe shkatarrova gjithcka''

''Nje gje nuk kuptova kurre nga ty,perse e bere gjithe kete''

''Ndoshta xhelozia''

''Turp te kesh''

''Mora vesh se sot po martohesh,edhe pse nuk me beson te uroj me gjith zemer te jetosh e lumtur dhe ta harrosh Andin,e meriton me shume se kushdo lumturine.Jam i sigurte qe Andi te ruan nga atje larg,te trashegoheni'' dhe e mbylli telefonin.

As vdekja smund te na ndaje♥✔Where stories live. Discover now