kapitulli 10

365 68 20
                                    

Vajta ne dhomen time te behesha gati,u vesha dhe u nisa serish drejt Andit.

E gjeta ate duke mbyllur tera grilat e shtepise gje qe do te thoshte se na priste nje udhetim i gjate.

''Ku do shkojme. '' pyeta e habitur.

''Diku,te plotesojme nje enderr tonen te parealizuar me pare.''

''Dhe cila na qenka ajo enderr e jona e parealizuar deri me sot'' iu pergjigja.

''mmmmmmm.... Jo tamam enderr do te thoja....me shum doja te thoja qe eshte nje plan qe kishim deshire ta realizonim tre vjet me pare por nuk mundem.''

''Po me ben shume kurioze.Cfare eshte.Dua ta di.''

''Mos me be si kalama tani,do e maresh vesh shume shpejt.''

Gjithmone ne lidhjen tone Andi i merte iniciativat i pari.

Ishte ai qe me propozoi i pari.

Ishte ai qe me kerkonte gjithmone falje pas grindjeve qe benin edhe pse pothuajse gjithmone fajtorja isha une.

Ishte ai qe me kuptonte perhere dhe une isha gjithmone egoistja.

Sapo kaluam Tiranen Andi po niseshe drejt Durresit.

''Pse drejt Durresit keshtu ne''

''Duro pak Arbana,shume shpejt arrijme.Sa e padurueshme qe je sikur te ka bere nena shtatanike.''

S'me mbetej gje tjeter vecse te shijoja pamjen, sa shume adhuroja ta kaloja kohen me Andin.

Lumturine qe ndjej nuk mund ta pershkruaj.

Me duket sikur jemi vetem ne te dy ne kete planet dhe asnje tjeter.

Nuk me intereson c'fare ndodh dhe thuhet ne kete bote...jemi vec une dhe ai.

Pas nje ore arritem.

Ndaluam perpara nje shtepie buze detit.

Me te vertete nuk e mbaj mend c'fare plani kishim bere me Andin dikur...di vetem qe c'do gje qe ben ai,e ben per te me bere te lumtur mua.

Flashback...

Kisha nje muaj sapo isha lidhur me Andin dhe c'do dite pasi mbaronim mesimin une Andi dhe Endri vinim ne kete kafene.

Andi shkoi te pershendeste disa shok dhe une ngela vetem me Endrin ne tavoline.

''Nuk me thua moj Arbana, kur do te rritesh mjaftueshem ti dhe te vish me Andin ne shtepine time ne Durres te marr dhe un timen dhe te kalojme bukur se bashku.''

''Dale te mbush njehere tetembedhjete vjec,te shpetoj nga prinderit e mi pastaj shohim e bejme''

****
Ky kujtim.

Durresi.

Plani qe kishim une Andi dhe Endri sapo te mbushnim moshen tetembedhjete-vjecare.

Lutem qe te jem gabim.

Pas asaj qe ndodhi nuk mund te jem me shoqe me Endrin.

Gjithmone kur shoh ate do te me kujtohet ajo nate.

Do te ndjehem fajtore por edhe Andit nuk mund ti them gje,kjo do te na shkaterronte te gjitheve...

Andi ecte perpara me valixhet dhe une mbas tij e friksuar.

I ra deres.

Nga dera doli Endri bashke me Elsen,te dashuren e tij. Kisha te drejte,shtepia ishte e Endrit.

Endri na ftoi brenda.

Sa ambjent i ngrohte qe ishte.

Ishim ne stinen e dimrit dhe jashte bente shume ftohte.

Elsa na drejtoi drejt sallonit ku dhe u ulem prane oxhakut per te shijuar cokollaten tone te ngrohte.

Te tre dukeshin shume te gezuar pervec meje qe here pas here mundohesha te jepja ndonje buzeqeshje fallco.

Shtepia ishte e madhe dhe me dy kate.

Endri i ofroi Andit qe te conin bashke valixhet ne dhomen tone te gjumit dhe keshtu u nisen te dy per ne kat te dyte ndersa une ngela vetem me Elsen.

Elsen e njihja qe ne gjimnaz por kurre nuk kemi patur simpati per njera-tjetren.

Ajo ka qene e dashura Endrit qe ne vit te pare.

Gjithmone ndaheshin bashke dhe me pas gjithmone pajtoheshin,sinqerisht nuk e di  se si funksiononte nje lidhje e tille.

Bisedova gjate me te.

Kurre nuk duhet ta gjykojme nje person nga aparienca.

Sa e cuditshme qe gjithmone mendoja keq per te.

Tani qe po e njoh po me pelqen kaq shume si goce,madje kemi kaq shume te perbashketa.

Te dyja jemi ne nje moshe,te dyja jemi te lidhura qe ne moshen pesembedhjte-vjecare,te dyja ishim vajza te vetme dhe prinderit e saj gjithmone nuk e kishin dashur Endrin si te mite Andin.

Sa cudi,ekzistonte nje vajze kaq e ngjashme me mua dhe kaq prane meje dhe une nuk merja as mundimin ta njihja.

E ndjeja qe do beheshim shume shoqe.

Per here te pare pas kaq kohesh Elsa me beri qe te flas serish.

C'do gje shkonte shume mire derisa ne momentin qe ajo me pyeti se si ndjehem tani.

C'fare ti thoja?!..

Ti thoja nje thjesht ''jam mire''per te mos e hapur me kete teme...apo,ti tregoja te verteten si ndjehesha.

Jo...jo, pas te gjitha atyre qe kisha pesuar nga miqte e mi kisha mesuar qe te mos i besoja me njeriu.

Pastaj iu pergjigja..''Nuk jam mire por po perpiqem ta kaloj kete.Dua te behem e forte per mua dhe per Andin, qe te dy te jetojme te lumtur.Ne fakt,kurre nuk kam qene plotsisht e lumtur...cdo here qe jam munduar te kap qiellin me dore jam perplasur serish ne toke.Jeta nuk eshte aspak e lehte,gjithmone ka ndodhur dicka ne jeten time dhe gjithmone kam jetuar me shpresen se neser ka per te qene me mire.
Shpresa vdes e fundit thone...'' ne vend qe te me thoshte dicka ajo vetem me buzeqeshi dhe me perqafoi.

Kisha kaq shume nevoje per kete perqafim, me beri shume mire. E falenderova me gjith shpirt.

''Mos u merzirt per asgje mikja ime,kemi kaluar pothuajse te njejtat gjera dhe te kuptoj shume mire per gjithcka.Per c'fare gjeje te kesh nevoje me ke mua ketu..'' thua valle keshtu nis nje miqesi e vertete.

Edhe pse sot e njoha per here te pare Elsen ndjehesha shume mire me te sikur kisha kohe qe njihesha dhe sot per here te pare qe pas aksidentit arrita te buzeqeshja me shpirt.

''Si thua ikim njehere dhe shikojme ca po bejne ata burrat tane''

''Ikim'' thashe duke buzeqeshur dhe ashtu te dyja bashke u nisem drejt Andit dhe Endrit.

Kjo pjese shkon per adelajda1 dua ta falenderoj qe ndjek c'do pjese te kesaj historie dhe per votat e saj...jam shum e lumtur qe te pelqen historia ime dhe flm qe me jep force per ta vazhduar kete histori sepse votat e juaja jane frymezimi im

As vdekja smund te na ndaje♥✔Where stories live. Discover now