kapitulli 16

302 66 44
                                    

C'fare ndodh kur vdes nje njeri?!

Qendron me ne pergjithmon apo vetem ne fillim?!

A pushon se ekzistuari ndonjehere shpirti i tij?!

A ndjen me?!

A na ruan gjithmone nga lart?!

Mos ndoshta ata na flasin dhe ne nuk i degjojme?!

Nuk di si ti pershkruaj ndjenjat e mia tani dhe nuk di a duhet te qaj.

Nuk di si ta nxjerr jashte kete dhimbje qe po me vret dita-dites,me duket sikur nga momenti ne moment do plas.

Sapo mundohem harroj dhe te behem me mire kujtimet rikthehen.

C'fare jetuam dhe c'fare benim se bashku.

Me kujtohej sa here e bezdisja,kur shume here e shaja dhe ai nuk zemerohej me mua.

Me kujtohej se nxehesha me te per gjene me te vogel dhe ai dinte gjithmone te me zbuste.

Kaq shume kujtime,gjithe ato gjera qe kaluam se bashku nuk ishte e drejte te largoheshe ne kete menyre...kaq thjesht...kaq shpejt.

U shtriva ne krevat,shoh drejt tavanit dhe nderkohe luaj me byrzylukun qe me ka dhuruar Andi.

Me kujtohet c'do fjale e thene nga ai ne momentin kur ma dha.

''Nje busull,qe te gjesh gjithmone rrugen drejt meje sado larg te shkoj.

Nje not,qe te kujtosh qe cdo cast ka muziken e saj.

Nje yll,sepse ti je ylli im.

Nje cels,sepse po te dhuroj ne duart e tua celsin e zemres time'' si nuk e kuptova.

Po binte dera,nuk doja te shkoja me e hapur pasi e dija qe personi qe deshiroja une te ishte mbas asaj dere nuk eshte me.

Pas pak dera u hap vet dhe ishte Silva.

Sa me kishte munguar,pak dite pas vdekjes se Andit kisha vrapuar drejt shtepise se saj po prinderit e saj me thane qe kishte ikur tek vellai ne France.

Ajo u afrua drejt meje pa thene asnje fjale.

Syte e saj shprehnin keqardhje.

Vjen drejt meje duke me perqafuar fort.

E perqafoja dhe une Silven sa me fort te mundja,doja te qaja ne krahet e saj  si atehere kur ishim ne gjimnaz.

''Iku Silva...me la vetem...me mungon..dua vdes''

''Mos thuaj keshu moj kokboshe,me ke mua ketu tani,nuk te lej me vetem kurre.Mos qaj,Andi eshte serish ketu me ty,te ruan dhe te do akoma.Vetem se tani te ruan nga lart,mos qaj me,c'do gje do behet me mire,do te kaloj'' perpiqej te me qetsonte duke me ledhatuar lehte nga floket.

''Kam gjithmone nje dhimbje mu ketu'' i tregova duke e vendosur doren ne zemer.

''Dua te bertas,te thyej,te godas gjithcka...pse me ndodhi mua kjo o Silva,une ate akoma vazhdoj qe ta dua.Nuk ka mundesi,nuk mund ta pranoj,a e kupton.Dua ta shoh,ta perqafoj,ta puth...as lamtumire nuk munda ti them,me mungon aroma e tij'' qaja dhe flisja papushim,e dija qe kohen nuk mund ta ktheja pas por as te pushoj nuk mundem.

''Silva...e gjeta...cohu..do ikim diku per dy dite..rroba kam une'' me erdhi ne mendje dicka.

Bera shpejt gati nje valixhe me rroba,nuk mora shume vetem dy dite do te rrija.

Mora celsat e makines dhe dola jashte duke e injoruar zerin e Silves e cila me pyeste vazhdimisht se ku kam ndermend te shkoj.

''Arbana,nuk besoj se do e ngasesh ti makinen''

''Mikja ime,e vlersoj shume perpjekjen tende per te me bere te ndjehem me mire, e di se sa shofere e mire qe jam,por nese nuk do me zor nuk te marr'' nuk foli thjesht hyri ne makine.

Isha perpara shtepise se Andit,i rash fort deres dhe ate e hapi nena e tij.

E prisja te ishte ajo.

Mesa mbaj mend Andi ka trasheguar nje shtepi ne fshat nga gjyshja e tij,gjithashtu di se kohet e fundit i kaloi me teper atje se ne shtepine e tij.

Doja qe te qendroja atje per pak dhe te shihja vendin e fundit ku dha shpirt Andi.

Mamaja e tij dukej shume keq,syte i kishin vene rrathe te zinj.

Sapo me pa syte nisen ti lotonin dhe ftohte me pyeti se c'fare kerkoja ketu.

''Me falni shume qe po ju bezdis zonje,nese ka mundesi mund te mi jepni per pak kohe celsat ku qendoi Andi dy muaj perpara se te...'' nuk guxova te vazhdoja me tej.

Mi dorzoi celsat pa me pyetur perse i doja dhe me tha qe ti mbaja sa te doja pasi per momentin nuk kishin ndermend te shkonin atje.

E falenderova dhe u nisa drejt fshatit por me pare shkova ne varreza por kete here mora dhe Silven me vete..

U ulem tek varri ku mbizotronte heshtja dhe Silva vendosi ta thyente kete heshtje:- ''E di,te them te verteten kurre nuk e kam pata patur qef Andin.E paragjykoja pa e njohur dhe jam bere shume pishman per kete,qe kurre nuk i dhash vetes mundesine ta njihja por gjithmone e shaja''

''Ka qene njeri i mrekullueshem Silva,ajo sjellja e tij ishte thjesht maskim per boten e jashtme''

''Ama nuk kam faj as une,me aq gjera sa thuheshin per te''

''Ke te drejt,thuheshin...dhe shumica prej tyre kane qene te verteta.Te gjitha keto per shkak te atij vesi te keq,e desha kaq shume saqe kurre nuk i vura faj''

''Epo,ai ves i kushtoi dhe jeten mikja ime''

''Nuk eshte plotesisht keshtu'' dhe nisa ti shpjegoj Silves si qendronin gjerat me te vertete.

Pasi pastruam dhe varrin u nisem per te ikur befas perplasem me dike.

'' Ti Skerdi je''

''Arbana''

Me kete pjese doja te falenderoja AuroraSillerper verejten e saj..shume flm zmr qe u tregove shume e sinqert dhe shpresoj qe kete pjes ta kem shkruajtur pa gabime😆i adhuroj njerzit e sinqert dhe pres ca do behet me jet paralele tani😍😚😚

As vdekja smund te na ndaje♥✔Where stories live. Discover now