kapitulli 5

383 75 62
                                    

Po binte zilja acaruese e alarmit.Ora eshte 8,sa gjume po me flihet akoma.

Pas mbremjes se djeshme vetem 4 ore kishim rene per te fjetur.

Andi me tha qe i duhej te shkonte, pasi kishte nje pune me babane e tij.

  Me tha qe te flija serish deri sa te kthehej ai,me dha nje puthje pastaj u largua.

Nuk vonoi as 5 minuta dhe dera u hap serish''Andi,cfare harrove'' dhe ktheva koken ne drejtim te deres.

Nuk ishte Andi.

Nje mashkull tjeter ndodheshe ne dhomen time,pak me i vogel se Andi.

Me nguli syte dhe po me shihte plot habi.

Ngjante shume me Andin,me siguri ishte vellai i tij.

''Kush dreqin je ti qe ke hyre ne dhomen time'' e prisja kete reagim nga ana e tij...epo nuk ndodh perdite te shikosh nje femer te panjohur ne dhomen tende.

''Jam e dashura e Andit'' i thash me faqet qe me ishin bere prush.

''Eeeeeeeeee keshtu shpjegohet.Paska gusto vellai im.Paska alamet femre dhe vellai i tij nuk di gje.'' po rrija si ne gjemba,nuk i prisja keto fjale nga kunati im i ardhshem.

''Me fal qe te vura ne pozite te veshtire,si budalla qe jam fola pa u menduar dhe ne fakt nuk ishte se kohe per tu menduar,kur te pash ty ne dhome u cudita shume.Une po largohem qe ti te veshesh nje pale pizhama dhe nese je e uritur mami po pergatit mengjes,nese deshiron mund te vish te hash me ne mengjes.

Nuk eshte se kam uri.

Ndjehem shume e lodhur dhe kam dhimbje te tmerrshme por duhet te sillem sa me mire me familjen e burrit tim te ardhshem.

''Ok,do te jem aty per 5 minuta''i thash.

Nderkohe pasi kunati kishte dal nga dhoma vajta tek dollapi i Andit per te kerkuar nje pale pizhama te pershtatshme,nuk mund te dilja para syve te tyre me fustanin e mbremshem,do te vihesha teper ne siklet.

Epo,gjeta nje bluze te gjate te Andit,tutat nuk me benin,bluzja me rrinte si minifund por me i gjate se fustani im ishte dhe u nisa drej sallonit.

''Miremengjes''pershendeta vjerren time.

'Miremengjes,bija ime.'' epo te pakten paskam vjerre te sjellshme.

E pyeta nese dinte gje ku ishte Andi dhe ajo me tha qe kishte nje pune per te bere me babane e tij dhe se e shumta per gjysem ore do te jene ketu.

E pyeta serish nese mund te shkoja ne banjo per te lare fytyren dhe me drejtoi drejt saj,me tualetin e rende qe kisha bere mbreme tani me siguri dukesha si zombi.

Kur u ktheva ne sallon pash se Andi ishte kthyer ne shtepi se bashku me babane e tij,i pershendeta serish dhe i thash Andit qe deshiroja te shkoja ne shtepi me justifikimin se nuk kisha rroba per te veshur.

''Rri per mengjes te ne bija ime.'' u hodh vjerra ime e dashur sic hidheshe ne c'do bisede qe behej ne shtepi,kete e mora vesh sigurisht ne ditet ne vazhdim.

Ftesa e saj sigurisht me vuri ne nje pozite teper te veshtire,se dija nese duhej te thoja po apo jo,duke pare veprimet e vjerres time kisha frike pasojat qe do te vinin me pas.

''Do te kisha shume deshire por sic e sheh jam pa rroba dhe kam urgjentisht nevoje per nje dush'' thash duke pare nga Andi, dhe prisja qe ai te me perkrahte ate moment.

''Epo,te coj Andi ne shtepi,be c'fare ke per te bere dhe pastaj ju dua per dreke ketu'' epo kjo grua o me pelqeu direkt shume,o kishte ndermend ndonje plan,s'ka mundesi tjeter.

''Mama,mos e vin Arbanen ne pozite te veshtire'' tha Andi.Heret u kujtove,thash me vete.

''Ti mos fol kot,besoj se Arbana do te kete shume qef te drekoje me ne...apo jo bije'' perfundimisht kjo grua ishte shume kembngulese,sa kam per te hequr une me kete.

''Meqe kembngulni kaq shume zonje atehere do te vi me Andin per dreke tek ju,me falni per momentin por duhet te shkoj.'' dhe shkova ne dhomen time te vishja fustanin e mbremshem,sado i shkurter me mir se te dilja jashte me bluzen e Andit ishte.

Hyra ne dhome,Andi me kishte ndjekur nga pas.

Mbylli deren e dhomes u afrua drejt meje dhe duke me vene duart ne bel me tha'' Zemer,me vjen shume keq per sjelljen e nenes time,te vuri ne pozite shume te veshtire por nese ti do mund ta anullojme dreken'' e nderpreva dhe i thash ''Andi, mos u ndje keq o i cmenduri im,kemi tre vjet bashke,nuk prish pune per mua,do te ndodhte qe do te ndodhte nje dit kjo.Jam shume ne siklet...e di.Por te kam ty aty prane dhe kjo me jep siguri.''

I pershendeta dhe u nisa drejt shtepise time,ne kete ore prinderit e mi nuk ishin ne shtepi,te pakten nuk kisha per ti dhene shpjegime atyre.

Kurre nuk e kishin miratuar lidhjen time me Andin.

Mendonin se ai ishte shembull i keq per mua,nuk e mendonin vajzen e tyre te lidheshe qe ne moshen 15 vjecare dhe akoma nuk e pranonin kete fakt.

Per nje cerek ore arritem ne shtepi,e vetmja gje qe doja ishte nje dush i ngrohte,ishte i vetmi qe do te me qetsonte pas dehjes se mbremshme.

Doja qe te jepja nje pershtypje sa me te mire ne syte e familjes se Andit.

Vesha nje pale xhinse dark blue,nje bluze te bardhe,shume serioze dhe atletet e mia ''all stars''.Floket i drejtova dhe bera nje make up shume te thjeshte.

U nisem drej shtepise se Andit,direkt sapo mberrita atje vajta te ndihmoja mamane e Andit per te shtruar tavolinen dhe u ulem te ter se bashku.

Filloi pyetsori.

''Arbana,bija ime sa vjec je''

''18..'' u pergjigja...

''Sa Andi im'' me tha....

''Do e vazhdosh shkollen e larte''

''Po,me ka dalur ne Tirane per gazetari''

''Sa mire me vjen per ty por sa keq qe Andi im nuk deshiron ta vazhdoje shkollen.Do te qendroje te kujdeset per oficinen qe kemi,do te punoje me babane e tij'' ku valle donte te dilte me kete kjo.

Nuk dija c'fare te thoja ne ate moment.

E dija shume mire qe Andi nuk do te vinte te studionte me mua,ai ishte nje mekanik si babai i tij dhe pikerisht kte gje deshironte te bente.Nuk e kisha problem,ajo ishte deshira e tij dhe gazetaria deshira ime.

''Si do vazhdoni bashke,larg syrit larg zemres thone'' pra ketu donte te dilte zonja vjerre...por per fatin tim foli Andi dhe i tha qe nuk ka pse te shqetesohet se i kemi sqaruar vet kto gjera.

Shyqyr u bere njeher i shkathet more cun,se do kisha bere ndonje vrasje sot me keto nerva qe kisha.

largesia ndan dy trupa....por jo dy zemra..

As vdekja smund te na ndaje♥✔Where stories live. Discover now