Kapitulli 45//E vetmja gje qe dua je ti

436 39 31
                                    

Gjithmone kam besur se njerzit nuk rrisnin ndjenja per njeri-tjetrin. Dashurine e kam preceptuar gjithmone si nje loje ku me i dobti binte viktime e kesaj loje te pafundme dhe nuk mundesh dot te shpetonte,por tani qe e mendoj jam e bindur qe e kam gabim.

E kam pasur gabim gjate gjithe  kesaj kohe. Dashuria ekziston. Ajo eshte si nje fllad i embel pranvere qe mbart me vete cdo arome frymendjellese.

Shpesh e kisha imagjinuar veten si nje person qe nuk besonte te dashuria,qe kishte deshire te jetonte jeten ashtu sic i vinte,por tani e kuptoj qe jeta ime perpara se te takoja Leon ishte thjesht...boshe.

Nuk kishte nje kuptim specifik qe me mbante gjalle. Tani ajo cka une mendoj kur bie te fle eshte se si arrita te gjej sekretin e lumturise?

Si dreqin ka mundesi qe te ekzistoje nje ndjenje e tille? Pse njerzit kane kaq shume frike te dashurojne kur dashuria te mbush me shprese dhe  te jep nje shtyse per te jetuar.

Ne fakt ajo cfare bedoj se me ka mbajtur larg nga dashuria ka qene fakti se  kam pasur frike nga ajo cfare shkaktohet pas saj.

Mendoja se e doja Mateon, por gjithcka ka qene nje mashtrim. Nje loje e mendjes sime te shkrete. Ndoshta e adhuroja kaq shume per faktin se ai ka qene djali i pare qe eshte kujdesur per mua dhe me ka qendruar prane. Vetem tani arrij ta kuptoj se nuk kam pasur ndjenja te verteta per te. Ka qene thjesht nje pelqim. Nje pelqim i pafajshem qe iken me kalimin e kohes.

Por keto ndjenja qe kam per Leon, jane ndyshe. Jane shume ndyshe. Ndjehem  sikur nje stuhi ka kaluar ne mendjen time dhe ka per te zgjatur pafundesisht. Dhe njekohesisht sikur dielli po ngroh zemren time me ato rrezet qe mbajne kaq shume delikatese. Kjo eshte menyra se si ndihem afer ketij bjondi qe me ka marre mendjen.

Mbylla syte fort dhe i hapa prap per te pare nese isha ne enderr apo jo? Gjithcka dukej si nje enderr dhe ne fakt isha gati te betohesha qe nuk ishte e vertete dhe skishte mundesi te ndodhte.

Me nxirrni nga kjo bote imagjinare ku e kam futur koken ju lutem. Mos ndoshta ai,me gjithe mend qe ai me kerkoi te behem e dashura e tij?

Kjo ishte ajo qe kisha shpresuar keto  dy muajt e fundit qe e kisha njohur,por nuk e dija qe ne fund ai do te ma kishte bere enderren realitet.

Ngela e shtangur per disa minuta te mira me friken qe nese flisja gjithcka do te zhdukej dhe do te zgjohesha nga kjo enderr.

Leo kishte ngulur shikimin nga une dhe po me veshtronte i rrekur per nje pergjigje. Ai spo levizte dhe ishte duke mbajtur frymen nga gjithe ai tension qe po perjetonte. Smund ta besoj,qe e lash ate pa nje pergjigje.

"Po po sigurisht qe po" ju hodha e egzaltuar ne qafe duke e futur koken me thelle ne kraharorin e tij.

"Oh fale zotit per nje cast mendova se do te thoje jo" tha ai i trembur dhe nje nenqeshje shpetoi nga buzet e mija.

"Do te them pafundesisht po sepse... sepse... une te dua Leo" i thash me ze te plote dhe te qarte duke nxjerre ne pah ato cfare kisha kohe qe i ndjeja, por kisha frike ti pranoja. Por ja qe e bera. E mposhta kete dreq frike qe po torturonte me ndjenja te paverteta qe skishin asnje lidhje logjike me njera-tjetren.

Ai kapi te dyja anet e shpatullave te mia, ne largoi pak nga vetja dhe nga ngrohtesia e trupit te tij qe ishte e vetmja gje qe doja ne keto caste dhe me pa drejte ne sy. Ah ato sy jane pika ime e dobet. Sa here qe me sheh me ato qelqet e boqellta zemra ime e kapercen nje rrahje dhe vuan per nje shikim tjeter te tij.

Ato sy qe tani kishin nje shkelqim te vecante dhe qe thoshin njemije e nje fjale. Ai ishte i lumtur, kjo ishte mese e qarte. Une i dhurova ate buzeqeshjen time prej te marre te dashururuar dhe ai buzeqeshja e tij shkoi vesh me vesh duke luajtur perseri me keto ndjenjat e mia. Sikur vetem ta dinte se cfare efekti kane tek une keto gjera egoja e tij do te ishte me e madhe se globi.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now