Kapitulli 46// Kerce me mua rreze drite

456 45 20
                                    

(ky eshte nje kapitull nga kendveshtrimi i Leos. Hope you like it *kryqezoj gishtat*
Ps: kengen hapeni kur te filloj me kenduar Harisa😉)

Leo's POV

Nuk mund ta besoj, thjesht eshte kaq e pabesueshme per mua. Ajo pranoi te ishte e dashura ime dhe me e bukura eshte se ajo me tha qe me donte.

Dua ti jap gjithcka kam sepse ajo eshte e vetmja gje qe dua nga kjo jete.

E kisha imagjinuar kete skene perpara shume kohesh, kur fillova te ndjeja serjozisht per te. Ne fakt kam pasur ndjenja qe ne castin e pare qe e pash atje te thyer, duke qendruar ulur afer makines dhe duke mbuluar syte e saj te bukur me duar per te fshehur ndjenjat.

Mu duke nje engjell qe kishte humbur rrugen dhe kishte nevoje te shpetohesh. Doja ta mbroja, ta largoja nga vuajtjet e saj. Por ne te vertete ajo me shpetoi mua. Ajo me liroi nga rrugetimet e erreta te mendjes sime dhe me coi dret drites.

Do te shkoja deri ne fund te botes vetem qe ta ndjeja edhe njehere afshin e buzeve te saj mbi te mijat.

Dhe ja tek ishte duke buzeqeshur dhe duke me bere mua njeriun me te lumtur ne bote.

Ajo ngriti koken nga kraharori im dhe me pa ne sy. Se mbajta dot te qeshuren nga lumturia. Ajo me pa me shikim pyetes duke harkuar vetullat.

"Cke qe qesh? Mos kam ndonje gje ne fytyre?" me pyeti e padjallezuara ime. Ajo nuk e di qe une jam personi me i lumtur tani.

"Jo nuk ke, por.." thash duke ulur koken qe te isha ne nivelin e saj dhe i peshperita ne vesh duke qeshur "te mungojne buzet e mija" dhe ajo me dha nje dajacke ne kraharor duke u larguar.

Kryqezoi duart dhe u kthye nga ana tjeter. Qesha lehte dhe e u afrova afer saj duke e perqafuar nga mbrapa. Ajo po perpiqesh te rrinte serioze, por e dija qe shume shpejt ajo do te dorezohesh.

"Ik tutje Leo" Me tha ajo me zerin e saj te engjellit duke u perpjekur te shkeputesh nga une. Une e shtrengova akoma me shume dhe futa koken me thelle ne qafen a saj.

Vura re qe ajo pershpejtoi frymarrjen dhe kjo gje me pelqeu. Ajo eshte e persosur.

"Nuk do te iki kurre larg teje, madje dhe kur mos te me duash me une do te jem prane dhe do te te lutem si idiot qe te me japesh dhe nje mundesi tjeter" i rrefeva asaj. Nuk e di se cfare do te kisha bere nese ajo do te me linte. Besoj se do te kisha lajthitur nese ajo nuk do te kishte pranuar te ishte e dashura ime. Ankthi qe po perjetoja kur i thash ato fjale ishte shkaterrues.

E kisha deshiruar prej kohesh dhe kisha frike se nuk do ta beja kurre timen  se nuk e meritoja. Por, te qenit me te eshte me mire sec e kisha imagjinuar.

"Verte do ta beje kete gje per mua?" pyeti e cuditur. Ajo akoma nuk me besonte plotesisht, por kete gje do ta rregulloja, do ti jepja gjithcka timen dhe do ti vertetoj qe isha vetem i saj.

"Pergjithmone, edhe kur te behem fantazem" dhe asaj ju rivijezua nje buzeqshje kenaqesie mbi fytyre.

Nuk me besohej ende qe  nje si une te ishte aq fatlum sa te barabitej me nje vajze si ajo.

Por ajo po qendronte perpara meje, aty e prekshme dhe e mbrekullueshme. Me merresh fryma nga kenaqesia kur rrija kaq afer me te. Ishte aq e bukur per tu dukur e vertete.

Ajri  i ftohte kishte mberthyer naten dhe nuk kishte ndermend te ikte, por duke qendruar keshtu,ne kete menyre, me krahet rreth njeri tjetrit me dukesh sikur isha ne parajse. E di qe ne te shkuaren kam bere shume gjera qe nuk jam krenar, por ardhja e rrezes sime te drites eshte gjeja me e bukur qe mund te me kishte ndodhur ndonjehere.

Pikat e shiut filluan te linin qiellin dhe te takonin token. Ato po binin mbi trupat tane dhe po i jepnin jete gjithe gjallesave.

Mos ndoshta eshte e cuditshme qe jam xheloz per shiun qe po prek lekuren e te dashures sime.

Fillimi i FunditWhere stories live. Discover now