Kapitulli 2

101 10 0
                                    

"Ethan?"

Kërkova për frymë e u anova, duke u kollitur pa mbarim teksa një sasi e vogël uji doli nga goja ime.

Mushkëritë që më dhimbnin po digjeshin për ajrin që po e mbushnin. Kërceva kur duart shkallafate u goditën mbas anës së një tubi.

Kur sytë e mi të panikuar udhëtuan rreth dhomës, gjeta veten disi të ulur në vaskën e banjos, komplet i veshur, me ujin e mbushur deri në majë.

Pashë poshtë bluzën time qull dhe pantallonat pizhame para se të shihja motrën time më të vogël, Lena, e cila dukej e tmerruar. Frika ishte e lidhur te sytë e saj të mëdhenj e të heshtur. Kishte një dorë tek doreza e derës së drunjtë që ishte gjysëm e mbyllur sikur po mendonte nëse duhej të shikonte a e kishte vëllanë mirë ose të zhdukej tutje.

Nuk e fajësoja ekzaktësisht, por kush do të mundte? Çmenduria ime dukej sheshit; mund të shihja tek reflektimi i rubinetit se kisha rrathë të errët nën sytë e mi, dhe të bardhat e syve më ishin mbushur me degë venash të kuqe. Lëkura ime ishte aq e zbehtë sa qukat e mia të lehta, që mbushnin hundën time, ishin të theksuara.

Dukesha si psikopat.

"Pse je në vaskë?" pyeti duke u dridhur, vetullat e saj duke u ngrysur.

Nuk mund t'i përgjigjesha asaj. E vërteta është, se nuk e kisha idenë pse. Truri im i ngatërruar gëlonte në gënjeshtra teveqele që mund të provoja të thoja, për hirë të së dukuri normal, por ajo e dinte se unë nuk isha.

"Dua të them," foli. "Mami më tha se nuk ke fjetur kohët e fundit. A është kjo... sepse... nga çfarë mutin sapo ndodhi?"

Dhimbja përsi më shtrëngonte mushkëritë dhe nuk po mundja të merrja frymë. "Ç-çfarë? Thejsht po bëja dush, qetësohu." e sigurova, zëri më dukej sikur pija dy pako cingare në ditë.

"Në... në errësirë? Ti ishe në errësirë para se ta ndizja unë dritën." zëri i saj ishte i qetë. Erdhi pak më afër teksa sytë e saj më shikonin trupin tim. "Dhe falë Zotit, ke veshur rroba... por përsëri, kjo është e çuditshme."

Nuk u përgjigha sërish- nuk mundja, dhimbte shumë. Në vënd të kësaj, lertagjikisht lëviza dorën për të zbrasur ujin, truri im përsëri shumë konfuz dhe jo në gjëndje të procesonte se ç'kishte ndodhur.

Lena lëvizi, duke kafshuar të brëndshem e faqes së saj dhe duke i fiksuar sytë e saj larg nga unë.

"Po marr Mamin." vendosi, zëri i saj nervoz.

"Lena-"

"Ti po bërtisje," më ndërpreu. "Je me fat që mami nuk u zgjua, ndoshta do të të kishte larguar pa një pa dy." më paralajmëroi dhe u kthye nga lavamani përballë saj. Mund të dalloja se ajo nuk ishte e sigurt si ta merrte nën kontroll këtë.

Fjalët e saj dhe largimi i ujit gradualisht më jepte të dridhura dhe bënte rrobat e mia të dukeshin si pesha. Përshkova gishtat tek flokët e mia të lagura dhe lëshova frymë, duke dëshiruar që dhimbja në kokë dhe gjoks të paksoheshin sadopak.

Mamaja nuk mund të me dërgonte mbrapsht... nuk mundte.

Doja të kisha një mentalitet normal, vërtet doja, por ëndrra ime ishte këmbëngulëse. Përsëri ndihesha sikur po mbutesha, edhe pasi u zgjova. Përsëri ndjeva se dikush po më mbante kokën nën ujë, flluska të bardha po më mbushnin vizionin teksa rrihja dhe tundja gjymtyrët në mënyrë të arrija sipërfaqen tunduese vetëm pak centimetra sipër.

Akoma mund të ndjeja presionin e dorës në kokën time, gishtat duke më shpuar kafkën me vendosmëri agonuese për të më mbajtur nën ujë. Akoma mund të ndieja mushkëritë të më ngushtoheshin teksa tentoja dëshpërimisht të ulërisja, spërkatje të pa dëgjueshme dhe flluska dilnin nga goja ime në vënd të ndonjë tingulli. Dhe pastaj, gjoksi duke mos e përballuar më dëshirën për të marrē frymë, gëlltita një sasi të madhe uji.

Normal që isha mirënjohës që ishte vetëm një ëndërr. Por nëse ishte vetëm kaq, pse ndihej kaq reale? Pse më dhimbnin mushkëritë dhe pse dukej sikur koka po më çahej më dysh?

Dhe më e rëndësishme, si përfundova në një vaskë të mbushur me ujë kur e kujtoja qartësisht se kisha rënë për të fjetur në shtrat?

"Ethan?" thirri Lena duke hapur më shumë sytë dhe duke më ofruar një peshqir. "A je mirë? E kam seriozisht. Mësova në bilogji se... nëse dikush mbytet, duhet, si përshembull, t'i qosh në spital a diçka e tillë. Edhe nëse duken mirë më pas, mendoj."

Morra peshqirin dhe u qova praktikisht një kokë lart saj teksa e mbështolla rreth vetes.

"Jam mirë. Nuk u mbyta, thejsht, mos i thuan mamit. Nuk mund të shkoj prap atje. E kam seriozisht... të lutem." u përgjërova.

Lena ngriti shpatullat dhe psherëtiu në mendime. Buzët e saj formuan një buzëqeshje të vogël, lojcake teksa mundonte të normalizonte situatën.

"Ethan, nëse ti mundesh të më gjesh në dhomë duke u puthur me një vajzë pa spionuar tek mami, mendoj se mund ta mbaj... çfarë do qoft kjo... sekret." psherëtiu, qartësisht prap e parehatuar, duke u munduar të ulte sikletin e situatës. Dora e saj u vu tek shpatulla ime e lagur. "Je me fat se as unë s'kam dëshirë që ti të shkosh përsëri."

Nxorra frymë në çlirim. "Faleminderit, Lena, e kam me të vërtetë."

"Pa problem, por mund të më bësh një favor dhe të mos jesh i çuditshëm që këtej e tutje. Të lutem?" pyeti teksa shikonte veten në pasqyrë. Gishtat e saj u kryqëzuan me flokët e errëta, të gjata deri tek shpatulla, teksa vendosi t'i lidhte e mori furçën e dhëmbëve.

Lena dukej kaq e pjekur, edhe pse ishte vetëm pesëmbëdhjetë, dukej më e rritur. I ngjante mamasë sonë - ishte e bardhë në zemër dhe padyshim perfekte, natyrisht. Dhe normal, ja ku jam unë, një psikopat, hollak e i shtrembër që nuk mund të dallojë nëse shkruhet dorë ose erë dhe e dreqos komplet skemën perfekte të ADN-së familiare.

Sytë e sajë takuan të mitë në pasqyrë dhe asaj iu hap goja. "Nga ku e ke atë plagë në ballë? Të dhemb? Oh mutin!"

Gishtat mu zgjatën të mbuloja ballin pothuajse komplet të sakatuar, mishin e copëtuar që ishte akoma i ngjyrosur me gjak të tharë nga dy net më përpara. Gëlltita pështymën me zor përpara se të kërkoja në mendje për një justifikim koti.

"Rashë." gënjeva.

U soll nga unë, sytë e mbushur me mosbesim. Qeshi, "E di që po gënjen, por meqë është shumë herët për një pyetësor, po e lëshoj dhe po bëj gjoja sikur nuk ka ndodhur kurrë. Okej?"

Tunda kokën menjëherë. Ndjesia që pluskonte në stomakun tim ishte shumë intense për mua që të flisja. Mund të nxirrja menjëherë. Gjoksi im ishte kaq kompakt dhe me çdo frymëmarrje, mund të ndjeja presionin e ushtruar. Duhej të dilja nga banjoja. Duhej ta bëja veten normal para se ajo të më shikonte.

Ika nga banjoja, duke nxituar mes korridorit te dhoma ime teksa lutesha të mos takoja mamanë gjatë rrugës.

E hapa derën e dhomës dhe menjëherë hoqa bluzën e bërë qull, duke e hedhur në tokë. Drita e zbehtë e diellit përqafonte dhomën time dhe ora që qëndronte në komodinë tregonte 6:04, duke më lënë të çliruar se kisha kohë të bëhesha gati për shkollë dhe të sillesha normal për mamanë time.

U ula në cep të shtratit dhe zhyta kokën në duar, duke fërkuar gishtat për fytyrë teksa lëshova një ofshamë të lehtë.

Nuk e kisha idenë se ç'po ndodhte, por e vetmja gjë që dija ishte se nuk duhej të lija mamamë të dinte se ç'po ndodhte. Nuk duhet të lija të dinte për ankthin që ndieja kur flija natën, duke ndjerë ëndrrën tjetër tmerrësisht reale që përietoja pa mundur t'i shmangesha.

Ajo do të më dërgonte mbrapsht pa hezitim nëse do ta merrte vesh.

Dhe nuk mund të shkoja. Nuk mundem.

Natën e Mirë / S H Q I PWhere stories live. Discover now