Kapitulli 8

72 7 0
                                    

Dritat po më verbonin teksa qëndroja aty, duke injoruar të bërtiturat e ulërimat lutëse të Lenës që unë të vrapoja. Nuk mundja. Këmbët më kishin ngecur në dëborë dhe trupi im ishte plotësisht i paralizuar. Kjo nuk ishte një ëndërr. Kjo ishte e vërtetë. Këtu nuk kishte opsion arratinë.

Një derë makine u përplas dhe mamaja ime filloi të ecte nxitimthi drejt meje. Takat e saj kërcisnin mbi gjethe dhe këmbët i fundoseshin në shtresën e hollë të dëborës që vishte tokën. Flokët e saj tundeshin çmendurisht mbrapa saj me çdo hap që hidhte, sytë e saj të zbehtë i ishin zmadhuar dhe i ishin mbushur me shqetësim dhe lot, dhe krahët i kishte të mbledhur përpara gjoksit. Një lot ra nga syri i saj dhe rrodhi mbi faqet e skuqura.

"Zonjë, qëndroni larg! Ai është i rrezikshëm-"

"Ai është djali im, do t'i afrohem aq sa të më dojë qejfi!" qau me të madhe, zëri i saj ishte i trashë nga paniku.

Kapërdiva me zor teksa shikoja nënën time, para se sytë të më shkonin tek rreshti me policë që qëndronin mbrapa saj. Brejta buzën time sërish, duke parë se si ajo lëvizte më afër meje.

"M'u largo tutje." e paralajmërova atë, gishtërinjtë m'u mblodhën në grusht në anën time teksa shikoja sytë e saj të më studionin fytyrën. E kam ditur gjatë gjithë kohës që ajo nuk më donte në shtëpi.

"Ndaloje këtë, Ethan. Nuk dua që kjo të ndodhë, nuk dua që të kesh të bësh më me këtë vend, më beso," zëri i saj po dridhej, i mbushur me dëshpërim. "Dua që të jesh me mua."

"Atëherë pse po ma bën këtë mua?" zëri më tradhëtoi. "Unë- unë nuk jam i rrezikshëm. Nuk jam! Çfarë, vetëm- vetëm sepse nuk mund të vë gjumë në sy, vetëm sepse kam makthe- n- nuk do të thotë se unë-"

"Ethan-" tha butësisht, duke u munduar të më qetësonte.

"Jo!" ia beha, duke tundur kokën. Gishtat e saj ishin të mbështjellur në dorën time të hollë dhe më mbante në vend teksa tundja kokën papushim. "Nuk dua të shkoj, të lutem! Nuk jam i rrezikshëm-"

E pashë se si hapi pëllëmbën, e fluturoi tutje dhe ma goditi në faqe. Injorova ndjesinë therëse që mu përhap në fytyrë teksa e shikoja, vetullat e ngrysura dhe gjoksi që ngritej e ulej me shpejtësi.

"Më dëgjo mua," zëri i saj ishte gjentil. "Thjesht dëgjo-"

"Kjo është çfarë Lena po më paralajmëronte? A është? A është kjo pse ajo më paralajmëroi që të arratisesha, pasi e dinte se sa djall muti je?" bërtita, zëri im duke jehuar në qiellin e mjegullt të pyllit. "Ja tek jam, duke menduar se ti interesoheshe për mua. Mendoj se po të interesoheshe, ti ndoshta do të më besoje kur të thashë çdo gjë që ndodhi atje."

Diçka në sytë blu të mamasë ndryshoi papritmas.

"Lena?" pyeti, duke pulitur sytë teksa më shikonte.

Kthjellova zërin, duke tundur kokën. "Po, dreqin a e mban mend tët vajzë?"

Shikimi i mamasë sime ishte bosh. "Ajo... ajo të tha," mamaja e zhvendosi peshën e saj te këmba tjetër, "ajo të tha që të arratiseshe?"

"Po, po, ajo më tha. Ajo më tha se duhet të largohesha prej teje sa më shpejt të qe e mundur, për të cilën, as nuk e fajësoj." dhëmbët më fërkoheshin me njëra-tjetrën dhe plaga në buzën time ishte hapur, gjak derdhej poshtë mjekrës dhe branda gojës.

"Zemër," tha mamaja ime, lot duke i rrjedhur në mollëza. "Lena ka pothuajse dy vjet e vdekur."

Mu duk sikur një plumb më goditi gjoksin.

Natën e Mirë / S H Q I PWaar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu