Kapitulli 7

45 7 0
                                    

"Ethan!"

Ndjeva sikur mu vendosën pesha në kapakët e syve kur i detyrova të hapeshin. Sytë e mëdhenj të Lenës shihnin poshtë te mua, dhe dielli po nxirrte kryet përmes majave të pemëve mbi Lenën duke ndriçuar figurën e saj.

"Ethan!" u klith në veshin tim, duke më tundur shpatullat e mia me ashpërsi. "Më fal që të lashë vetëm, më vjen keq!"

"Çfarë të ndodhi ty?" pa me çuditëri trupin tim të gjakosur, të shtrirë në mes të një rruge të shkretuar. Gishtat e saj ishin të kujdesshëm teksa përshkonin plagët djegse në ballin tim. "Kush ta bëri këtë? E kujton dot?"

Lëpiva buzët e çara, duke vështruar qiellin e duke dëgjuar cicërimat e zogjve e vrapimin e kafshëve përmes pyllit sikur nuk ka ndodhur asgjë. "E bëra unë," thashë, zëri im aq i ulët sa u çudita që e dëgjoi.

Ajo ishte në qetësi për disa sekonda. "Ti... ti e bëre, këtë sapo the?"

Pohova me kokë dobët. "E pashë. Dukej taman si unë."

Sytë e saj ndryshuan teksa më shikonin- sjellja e saj ndryshoi menjëherë nga e shqetësuar në keqardhje. "Um... shumë mirë, Ethan. A mund... a mund të ngrihesh?

Tunda kokën me një dridhje të vogël, sytë duke mu mbyllur sërish.

"Duhet të vazhdojmë rrugën, Ethan, eja," u përgjërua, duke shikuar para e mbrapa e në të dyja anët e rrugës.

Ngadalë e ngrita veten në një pozicion të ulur, duke ofshitur teksa dhimbja therëse u balancuar në të gjithë trupin tim. Lëvizjet e mia ishin si të dehura teksa ngrita bluzën dhe pashë të nxirat që mbulonin bustin e hollë.

Lena shikonte, sytë e saj të butë dhe buzët të mbledhura në shqetësim. "Kjo nuk është gjë e mirë."

Gulçova kur e lëviza trupin tim përsëri, tëmthat duke gozhduar nga dhimbja e vazhdueshme aq fort sa mu desh të mbyllja sytë.

"Po pse je këtu njëherë?" e pyeta, zëri i marrur dhe trupi im dridhej nga dhimbja therëse tek më pulsonte në të gjithë trupin.

Ajo më pa mua, irisi i zbehtë i saj ishte zmadhuar e i mbushur me dhimbje. "Për të të ndihmuar ty."

"Lena ti ke një jetë. Ti ke miq, shkollë, një të ardhme..."

"Në të vërtetë nuk kam, Ethan." tha ajo, sytë filluan t'i shkëlqenin nga mbushja me lot. "Unë-"

"Ti ke... ti ke T-ën, asaj do t'i marrë malli për ty kaq shumë..."

"Mjaft!" qau Lena, duke tundur kokën e duke kapur shpatullat e mia. Gishtat e saj u shtrënguan rreth meje dhe sytë e saj ishin gozhduar mbi mua, të zmadhuar e të vendosur.

"Por-"

"E di se çfarë të kanë bërë ty tek ai vend," tha me qetësi, shikimi duke lëvizur tutje nga unë. "E di se si të kanë trajtuar... Nuk dua që të të ndodhë ndonjë gjë ty sërish. Ti më mbrojte mua, duhet të bëj të njëjtën gjë për ty."

Kujtime filluan të pluskonin në mendjen time me një ankth që më shkaktonte shakullinë. Kujtoja të më kishin përplasur për mur, të më kishin ulëritur, goditur e shkelmuar nga një mashkull rojë. Më kujtohet të isha shtrirë në tokë e të shikoja fëmijë të tjerë të përballeshin me të njëjtin trajtim çdo natë, mu përpara fytyrës sime.

Më kujtohet të më kishin përqeshur teksa vuaja vetëm në një dhomë gome, i shikuar nga një rresh rojash me buzëqeshje kaq të djallëzuara e sy kaq të errët.

Duke u dridhur, lëpiva buzën e çarë sërish dhe ndjeva shikjen si bakër të gjakut në gjuhën time. "Ti më beson mua?"

Ajo u duk e surprizuar nga pyetja ime.  "Normal që po, a je i marrë?"

Mblodha shpatullat. "Pak."

Ajo tundi kokën, flokët iu frynë në fytyrë nga era e shpejtë.

"Pse?" e pyeta. Kur pashë një shikim të konfuzuar në sytë e saj, shtova, "Më besoje?"

"E pashë," tha papritur, një lot duke i rrëshqitur poshtë faqes së saj të skuqur.

U zbytha me konfuzion. "Çfarë?"

"Ethan, unë-"

Një zhurmë sirenash ia nisi nga jo shumë larg, duke e ndërprerë. Lena dhe unë menjëherë e pamë njëri-tjetrin me frikë, dhe rrahjet e zemrës mu shtuan kur ajo filloi të ngrihej me shpejtsi.

"Ethan qohu, ngrihu!" bërtiti me të madhe, duke më kapur nga krahu e duke më ngritur në këmbë. U tunda dhe u mundova të vrapoja pas saj, por dhimbja që ndieja ishte shumë gjithpërfshirëse.

Isha i lodhur, i etur dhe i uritur, duke u munduar të vrapoja mes ajrit brisk të ftohtë dhe të ndiqja Lenën që po vraponte si një sportiste e lindur. Po gulçoja e isha pa frymë dhe pyeta "pse po vrapojmë?"

"Lena!" bërtita, duke ndalur kur më liroi krahun. "Ndalo!" u përkula me duart mbështetur te gjunjtë, duke u mundur të thithja nga ajri i ftohtë që më therte mushkëritë me dhëmbë metali.

Ajo u ngrit dhe priti për mua. Sirenat ishin të zhurmshme dhe jehonin në qiell, dukej e pashmangshme se ato do të na arrinin. Nëse ishin pas meje, unë isha i mbaruar.

"Unë nuk-" u mundova të mbushesha me frymë. "-unë nuk kam bërë asgjë të gabuar! Policia nuk është mbas meje, apo jo?"

Lena po shpërthente nga ankthi dhe frika, duke lëvizur kokën në të dyja drejtimet për t'u siguruar se policia nuk ishte afër.

"Duhet të gjejmë diku për t'u fshehur," tha ajo, me zë alarmues. "A nuk mund të vraposh edhe pak më gjatë?"

Mohova me kokë, duke pështyrë në tokë. "Më dhemb kurrizi, nuk kam vënë korsen prej disa ditësh."

Ngjyrat ndirçuese kuq e blu u bënë të dallueshme përmes pemëve, duke u nsiur drejt nesh. Tingulli i ashpër i sirenave pushtoi ajrin u bë shumë e më shumë i zhurmshëm, duke bërë zemrën time të rrihte shpejt e më shpejt deri kur ishte e vetmja gjë që mund të dëgjoja.

Lena më kapi krahun dhe vrapuam jashtë nga rruga në anën ku pemët dhe degët e rëna ishin të shpërndara përmes pyllit. Lena po kontrollonte çmendurisht për diku që të fshihej, por nuk kishte vend që të fshiheshim mbrapa ose në të.

"Ethan!" Lena po dënesonte dhe tundte kokën teksa tre makina policie po afroheshin shumë e më shumë. "Ethan, Dreqi ta marrë!" kuisi ajo, lotët e dukshëm në zërin që i dridhej.

Teksa Lena qante me të madhe pranë meje, sytë e mi vunë re diçka që po qëndronte afër një peme. Një person, i veshur me rroba aq të errëta sa dukej sikur ishte vetëm një hije. Fytyrën e kishte të shtrembëruar. Ishte burri i marrë e misterioz, e dalloja nga mënyra se si sytë tij të mëdhenj e të rrumbullakët ishin të gozhduar mbi mua.

Doja kaq shumë të shikoja tutje nga sytë e tij të tmerrshëm, ngjyrë fildishi por për ndonjë arsye, nuk mundja. Stomaku im u shtrembërua me të përziera e cila gati do të dilte nga goja ime. Gjoksi im ishte kaq i shtrënguar, saqë dukej sikur kockat po thyeshin njëra me tjetrën ngs presioni, dhe fryma më iku sërish.

Vura re mishin, e cila dikur mbulonte ballin e tij, që kishte rënë, duke zbuluar të brendshmet e gjakosura të kafkës së tij. Dhe pastaj ai hapi gojën, ku nofulla e poshtme i ra në tokë dhe ra në një tufë gjethesh.

"Ethan!" të bërtiturat e Lenës dukej sikur do i dilte gjak dhe lotët po i rridhnin poshtë faqeve, kur dëgjova zhurmën e rrotave që kërcisnin gjethet e rëna dhe degëve përballë meje.

Burri u përpi nga era e imët që endej në pyll. Zemra më ra te këmbët teksa po kuptoja se ç'po ndodhte.

Dhe pastaj, dëgjoja fjalët që kisha kaq frikë se do t'i dëgjoja.

"Vendosi duart lart aty ku mund t'i shoh!"
__

Fundi është afër

Natën e Mirë / S H Q I PWhere stories live. Discover now