Kapitulli 5

35 8 0
                                    

"Funerali i Amit është me njëzet e katër."

Fjalët e mamasë ishin të ngatërruara me helm, sikur kisha të bëja me supozimin e atakut të zemrës së Amit.

Shikova në zbrazëtinë e tavolinës përballë meje, majat e gishtave formonin rrathë në sipërfaqen e lëmuar të saj. Sytë i kisha të rëndë e po më digjeshin, që ndoshta ishte arsyeja pse po ndieja një mungesë komplet të emocioneve. As nuk më interesonte se kishte vdekur- ajo do të më qonte mbrapsht gjithsesi. Më konsidero me fat, apo jo?

"Uau," nënqeshi Lena nga mbrapa meje, duke thyer qetësinë e parehatshme. "Nuk më besohet që ajo u krekos ashtu. Në sy të Ethit, gjithashtu."

Mamaja e injoroi komplet Lenën, duke vazhduar të rregullonte ca fletën në komodinën e kuzhinës sikur e vajza të mos egzistonte. Ato nuk flisnin shumë kisha vënë re, jo qëkur na vdiq babai- nuk isha i sigurt pse, por as që kisha ndër mend të pyesja. Diçka kishte ndodhur mes tyre dhe nuk doja të isha pjesë e kësaj.

Lena rrotulloi sytë nga sjellja e papëlqyer e mamasë dhe u ngrit nga karrigia, duke më vënë dorën në shpatull me keqardhje, dhe pastaj u largua duke u zhdukur në korridor.

"Epo, meqë je akoma i ulur aty me pizhame edhe pse të kërkova të ndërroheshe para dhjetë minutash, do të shkoj në kishë pa ty," mamaja mërmëriti nën frymë e nevrikosur.

Ajo ishte kaq e egër, pavarësisht trupit të saj të dobët të veshur në një fustan modest. Dielli ndriçonte kaçurrelat e saj të errëta ndërkohë njëkohësisht ndriçonte iriset në blu të çelët që refuzonin të bënin kontakt me mua.

Turfullova rëndë në dorëzim. Gushën e kisha të mbështetur në krahun e shtrëmbër dhe sytë ngadalë filluan të më mbylleshin.

"Çfarë mutin ka që nuk shkon me ty?" ajo foli përsëri, duke më dërguar në realitet. "Ti dikur ishe një djalë i vogël i pashëm... ishe një dhuratë nga Zoti. Kisha shpresa në ty, pasi motra jote na doli një zhgënjim dhe tani ti po bën zigzage në një shteg të keq." turfulloi në përmbyllje. "Thjesht nuk e di se ç'të bëj me ty..."

Zemra më ra te këmbët.

Thjesht nuk e di se ç'të bëj me ty...

Sytë më ranë në tavolinë të hapur fort, zemra duke u shkundur në kraharorin tim teksa fjalët e saj depërtuan nën lëkurën time, me një pickim therës. Kafshova fort buzën e poshtme, duke përtypur e brejtur në mënyrë që të shpërqëndroja veten.

Gjak i kripur filloi të përshkonte dhëmbët e mi dhe filloi të derdhej ngadalë në mjekrën time. Pashë i pashpresë drej mamasë sime që po më vështronte më buzë të shtrënguara dhe me shikim paragjykues.

Duke tundur kokën, u ngrit të shkyente një copë kartpecete para se ta lagte në lavamanin përballë nesh. Këpucët e saj kërcisnin në pllaka teksa ecte drejt meje, i vendosi gishtat nën mjekrën time dhe më drejtoi kokën lart drejt saj.

Sytë vëzhgonin të mit.

"Më vjen keq, zemër." tha butësisht, fjalët e saj të nxehta mbi lëkurën time.

E vuri letrën në buzët e mia dhe m'i hoqi flokët nga sytë.

"Dukesh i çmendur. Shko të flesh, të lutem." u lut, sytë duke i shkëlqyer me një shikim keqardhjeje.

U kthye befas me shpinë nga unë dhe e kapi çantë nga tavolina, duke dalë nga dera e parme pa thënë asnjë fjalë.

Qëndrova në tavolinë për një kohë të gjatë në qetësi totale, duke parë thonjt e përtypur dhe kartpecetën qull e të skuqur që kishte rënë nga tavolina në prehrin tim. As nuk e imagjinoja se si dukesha - mund të ndjeja rrathët e rëndë duke peshuar poshtë mishit të syve të përgjumur. Flokët i kisha të ngatërruar e të gjatë, nofulla kishte filluar të rriste kashtë të padëshiruar.

Vërtetë dukesha i çmendur...

Sepse isha.

Dhe nuk kujtoja asgjë nga dita kur Ami vdiq nga ataku në zemër; ajo orë ishte komplet e mjegullt. Më kujtohej ai burri i çuditshëm me fytyrën e rrjepur që më përndiqte sa herë kapakët e syve më mbylleshin. Më kujtohej që më nxorrën me shpejtësi nga dhoma teksa njerëzit çmendurisht më kalonin afër meje për të parë se ç'i kishte ndodhur Amit.

"Ki kujdes," dëgjova një zë të ulët të thoshte.

Gëlltita fort, trupi filloi të më dridhej pothuajse menjëherë. Ktheva kokën ngadalë drejt fundit të korridorit, ku kisha dëgjuar zërin e ashpër të psherëtinte.

Dhe pashë atë të qëndronte aty.

Rradhë e dhëmbëve i kishte të bardhë dhe lakuriq, buzët komplet të shkulura. Sytë i kishte sfera të bardha pa formë, dhe mish akoma i varej në fytyrë.

Megjithatë, diçka ishte ndryshe.

Nuk dukej më aq real. Ai nuk... më friksonte, në të njëjtën mënyrë. Sigurisht, isha i tmerruar, sikur çdo kush do të ishte. Por nuk ndieja frikë të përgjithshme, që normalisht do të më godiste në thellësi të kraharit tim dhe të më rehatohej në fyt, por në vend të kësaj, u ndjeva i shqetësuar.

"Të lutem, jo," u luta nën zë, i pasigurt se sa mund të duroja më. "Të lutem."

Burri i marrë filloi të vinte drejt meje me ritëm të shpejtë nga korridori, duke lëshuar tinguj përmes dhëmbëve. Për pak u ngrita nga karrigia si shigjetë, por ndjeva një dorë të më mbante për shpatulle.

Shpejt pashë lart te një Lenë e shqetësuar, duke më parë me sy të hapur filxhan dhe buzë të ndara. Me frymë me panik dhe me kocka që më dridheshin pashë në korridor tek asgjëja.

Dora e Lenë mu shtrëngua në shpatull teksa lëshova një frymë çlirimi.

"Ethan," tha ajo, zëri i saj i rreptë me shqetësim e alarm.

"Ç-çfarë?" thashë duke u dridhur. "Nuk ishte-ishte asgjë-"

"Duhet të largohesh nga këtu," Lena tha shpejt, urgjentisht. "Duhet të ikësh që tani."

"Çfa- Lena- Unë-"

Më ndërpreu dhe më kapi bluzën, duke më ngritur nga karrigia dhe duke më drejtuar për në dhomë. "Kjo nuk është mirë," vazhdonte të përsëriste pa vëmendje nën zë.

"Lena, unë- çfarë po ndodh-"

"Ndaloje, Ethan!" tha, pothuajse duke më flakur në dhomë. Godita shtratin dhe duart mu shtrinë të parandaloja rënien, teksa e shikova me sy të hapur fort. Ajo dukej kaq e traumatizuar. Sytë i kishte aq të mëdhenj dhe gishtat po i dridheshin teksa filloi të hidhte rrobat e mia çmendurisht në një çantë.

"Lena- të lutem më thuaj-"

"Duhet të largohesh nga këtu!" bërtiti me panik. "Duhet të largohesh, mirë? Do të ta shpjegoj rrugës." 

E mbërtheu çantën dhe ma dha mua. "Duhet të largohemi. Eja." tha nxitimthi, fjalët e saj u prekën dhe zëri i saj u lëkund.

"Ti... ti do vish?" e pyeta, duke marrë çantën, e duke e hedhur në një krah.

"Nuk e mendove se do të të bëja të ikje vetëm, apo jo?" Lena tha, duke qëndruar në këmbë e duke më kapur gishtat kockë.

"Ti nuk mund të vish. Ti ke një shkollë, dhe një jetë...Lena-"

"Mjaft, Ethan, ti nuk ke edhe shumë kohë të mbetur."

Gishtat e mi të djersitur shtrënguan krahun e çantës teksa ecënim nga dera.

Përpara se ta kaloja i hodha një shikim shtëpisë së vogël e pashije vetëm për të parë figurën e burrit të çmendur të ulur te karrigia ku isha unë mëpërpara. Me ngadalë, koka e tij u soll nga unë.

E ngriti dorën e tij të coptuar lart, kocka e gishtit të mesit e të unazës dallohej përmes mishit të rënë, dhe tundi dorën.

"Natën e mirë, djalë i dashur."

Dhe pastaj, Lena dhe unë ikëm nga dera.

Natën e Mirë / S H Q I PМесто, где живут истории. Откройте их для себя