Kapitulli 4

51 8 0
                                    

Shënim autori.
-E di që ky është një kapitull mbushës, por është i rëndësishëm........ premtoj. Do t'i rikthehem horrorit në kapituj në vijim, dhe kapitulli 3 do të shpjegohet. gjithashtu, shikimet e karaktereve nuk reflektojnë mendimin tim personal se si i shikoj. mirë?????? thjesh sa për sqarim shpresoj që e dini tanimë. ka fjalor ekstrem të përdorur dhe më vjen keq nëse kam ofenduar kënd.

***

E mbaj mend momentin kur zbulova se Lena pëlqente vajza -ishte atëherë kur isha disi normal, një vit para se të më qonin atje.

Dielli po fillonte të errësohej nga mbrapa perdes me lule në kuzhinë dhe numrat e orës kishin formuar shtatën, por Lena nuk ishte akoma në shtëpi. Në vend që të qëndroja në tavolinë duke parë detyrat e anglishtes, të cilat nuk mund t'i lexoja, fillova të shqetësohesha.

Këmba m'u godit mbas karriges dhe shikova me shpresë drej derës së parme, duke u mundur të dëgjoja ndonjë lëvizje jashtë shtëpisë. Gjithçka që dëgjoja ishin vallëzimet e degëve të pemëve me njëra-tjetrën dhe era e rëndë që endej nëpër shtëpi.

Por para se të kapja telefonin për ta marrë atë, dera u hap komplet dhe e qeshura e Lenës menjëhrë mbushi shtëpinë e vogël. Shpatullat mu ulën në çlirim.

"Lena, përse erdhe në shtëpi kaq vonë?" e pyeta atë, duke e parë teksa vendoste librat e saj në tavolinë me mua. Shoqja e saj e fëmijërisë Tanja pengohej mbrapa saj, faqet e tyre rozë dhe të qeshura akoma shpërthenin nga ato.

"Çkemi, Ethan," Tanja më buzëqeshi, duke picërruar sytë e saj të mëdhenj kaf.

Tanja ka qenë gjithmonë një shoqe e mirë ndaj Lenës, qëkur u njohën në moshën e njomur gjashtë. Megjithëse prindërit e mi nuk e kishin me sy të mirë Tanjën për shkak të ngjyrës së errët të lëkurës së saj, nuk shikoja asgjë gabim tek ajo. Në fakt, mendoja se ajo ishte e bukur dhe dukej shumë e pjekur për moshën e saj. Ajo ndante shumë tipare të ngjashme, tipare të mprehta me Lenën, e cila i bënte të dyja krejt tërheqëse. Tanja është e gjatë dhe e hollë, me mollëza të mprehta, vetulla me hark dhe kaçurrela të zeza që i mbulonin shpatullat, vetëm katërmbëdhjetë vjeçe.

Lena e injoroi pyetjen time të mëparshme dhe u peshua tek shpatulla ime, duke parë shkrimin tim dhe duke përtypur çimçakizin. "Eth," tha ajo. "Ke shqiptuar pothuajse çdo fjalë gabim."

Përpara se të përgjigjesha, më ndërpreu përsëri.

"Mami dhe babi nuk janë në shtëpi, apo jo?" më pyeti, një fije e papritur shqetësimi u spikat në tonin e saj.

E pashë, duke përplasur fundin e stilolapsit për fjalët gabim që kisha shkruar. "Jo, nuk do të jenë në shtëpi deri vonë."

Lena ndau një shikim me Taniën para se ta kafshonte buzën me soditje. "T dhe unë do jemi lart. Mos eja brenda, mirë?" pyeti ajo, dhe ngrysi vetullat. "E kam seriozisht Etha." u stresua. "mos."

Pohova me kokë, duke turfulluar. "Okej, pse po bën si e çuditshme për këtë?"

Ajo thjesht më pa para se të largohej. "Bërtit kur të shikosh mamin dhe babin të vijn me makinë, të lutem?"

I pashë të dyja teksa ngjitnin shkallët me hezitim, dhe nuk mund të kisha qenë më konfuz. Pyesja veten nëse po pinin drogë a diçka të tillë aty lart, por mendova se nuk ishte vendi im t'i shaja ose t'i pyesja për këtë gjë.

Natën e Mirë / S H Q I PDonde viven las historias. Descúbrelo ahora