1

165 18 5
                                    

A eshte afer fundi i Universit? Epo eshte viti 3970 dhe si duket universi qendron akoma ne kembe i mrekullueshem si mijera vjet me pare vetem me 1 ndryshim fare te vogel por qe ben nje diference te madhe.
Gjithcka ndodhi ne vitin 2070 ku cdo femije ne diten e tyre te lindjes do te mallkohej me 1 dhunti . Nje dhunti qe mund te perdorej vetem nje here ne jete atehere kur edhe varesja e mallkimit do te shkelqente driten e vertete qe burgosej brenda saj.  Varesja e mallkimit ose ndryshe VIMITA i dhurohej cdo femije qe diten e lindjes dhe ajo shkaterrohet bashke me shkaterrimin e tyre . Ajo varese ndryshon shume gjera,vulos shume gjera. Eshte e drejte te pyesni: "nga ku e kane burimin keto mallkime dhe dhunti?"  Teorite per kete ndodhi te pazakonte jane te ndryshme . Teoria me terheqese eshte rreth nje shtrige tmerresisht te lige qe kishte jetuar ne ato vite. Urrejta e saj per njerzimin dhe te keqijat qe i sillte atyre nuk kishin fund,por nje dite Moka, shtriga me e fuqishme qe kishte egzistuar ndonjehere tregon meshire ndaj nje djaloshi floke-arte dhe me syte e kalter si qielli ne nje dite vere. Shtriga ra ne dashuri me ate djalosh dhe ai e  zbuti akullin ne zemren e eger te asaj 19 vjecareje . Por dashuria te vret dhe keshtu e vrau dhe zemren e saj sapo qe zbutur nga dashuria e  Andreas . Njerezit ne ate kohe mund te betoheshin qe e bertitura e saj ishte degjuar ne te tere universin  kur pa trupin e Andreas te pajete nga nje perleshje me arme. Aty ajo formoi edhe me shume urrejtjen e saj ndaj njerezve. Dashuria i hapi syte dhe dashuria e verboi serish. "DASHURINE SA ME PARE E GJETSHI POR KURRE MOS E GEZOFSHI
ASHTU SI UNE EDHE JU PERFUNDOFSHI"
Mallkoi te gjithe boten nga urrejtja per njerzimin . Donte ta ndjenin dhe te tjeret dhimbjen e saj por e zbuti ate mallkim kur syte ju ndeshen me ato te sunduesit te zemres se saj. Edhe ai ishte nje njeri dhe jo te gjithe njerezit vrisnin dhe shkaterronin.Mallkimi i saj u zbut dhe u kthye ne ate qe edhe ne ditet e sotme po ndodh. Fati jone vulosej qe ne sekondat tona te para te jetes me dhuntine tone por askush nuk i dinte dhuntite e te tjereve. Askush. Vimita e vuloste mallkimin sapo shfaqej ne qafen tone per te mos u hequr me kurre.
E ndersa dhimbjen dot shtriga se perballoi ,u shtri prane tij dhe mbylli syte ,ndaloi rrahjet e saj te zemres dhe te dy u kthyen ne statuja. Statuja qe sot gjenden ne hyrje te varrezave. Shume njerez u perpoqen ti digjnin apo ti copetonin statujat me shpresen se do te prishej dhe mallkimi por statujat qendronin te forta te pashkaterrueshme ashtu si dashuria e tyre. Nje dashuri qe as vdekja dot se mposhti por zgjati deri ne pafundesi.

                            ...

Dielli perendoi duke u fshehur pas pallateve te larta te Parisit dhe rrezet e tij te fundit pasqyroheshin ne xhamat e erreta te dritareve gjigande. Gjithmone jam perndjekur nga kuriozititi per te qene pas atyre xhamave. Si do te dukej ky qytet i mahnitshem dritash nga nje lartesi e tille. Te shijosh edhe rrezet e fundit te diellit brenda nje vaske gjigande me uje te ngrohte dhe me nje gote te kristalte shampanje nder duar.
-"Elene" degjova zerin e Greis qe me shkeputi nga mendimet dhe enderrat e mia te perhershme. Greis eshte motra ime vetem 1 vit me e madhe. Ktheva koken nga ajo dhe pash floket e saj ne ngjyre te kafte te ngaterroheshin nga era ne fytyren e saj te imet dhe te lezetshme. Syte e saj blu te thellet shkelqenin po aq sa yjet . Buzet e saj te holla  rrudheshin cdo her kur une gaboja ne femijerin time . Kishte nje trup te gjate , me e gjate se une dhe pak e shendoshe me nje lekure te paster te bardhe si debora e dimrit. Mbante veshur nje pale pantallona te kuqe dhe nje triko te bardhe duke i kombinuar ne perfeksjon. Ishim kaq te ndryshme.
-"Cfare po mendoje qe dukeshe kaq shume e perhumbur?" Me pyeti nderkohe qe ecnim rrugeve te nje prej lagjeve me te zhurmshme dhe me te bukura te Parisit.
-"Ti e di... te perheshmet" u pergjigja ftohte nderkohe qe kemba me hasi nje gur dhe e gjuajta tutje si te ishte nje top futbolli me permasa shum here me te vogla.
-"Dhe ti e di..." mori nje pauz te vogel dhe mori fryme thelle perpara se te vazhdonte"ti e di qe nuk ja vlen te enderrosh per gjera te pamundura"
-"Cfare dreqin po thua Greis...ti e di qe vetem endrrat me kan mbetur"mora fryme thelle dhe u zmbrapsa pas "nuk mund ti le edhe ato" fola me shume si nje psheretime.
-"Kthehu Elena...kthehu per mua " mu lut dhe mund ti vereja fare mire lotet qe kishin filluar te zinin rrenje ne syte e saj gati per te shperthyer. Ngrita koken lart dhe tashme po veshtroja qiellin e mbushur me yje dhe henen krenare bashke me to. E adhuroja ate pamje, gjithmone e kisha adhuruar henen . Ishim kaq te ngjashme por vetem nje gje bente diferencen. Ajo reflektonte drite ndriconte rruget e erreta ndersa un isha vet erresira qe dhe te tjeret i mbeshtjellja ne mantelin tim te zi.
-"Nuk ka me vend per mua ne ate shtepi" thashe me gjithe ftohtesine qe me karakterizonte qe ne lindje ,me veshtrimin akoma ngulitur drejt henes.
-"Elene do te pendohesh..."
-"Kurre.."thash menjehere gati ne te bertitur. Tashme me shikimin nga ajo fillova serish te flisja me inatin qe me qarkullonte nder vena"kurre nuk do te kthehem ne nje shtepi ku enderrat e mia jan krim...ku deshirat e mia jan krim.... ku vet un jam krim. 18 vjetori im Greis ai 18 vjetor ishte shpetimi im per te cilin jam lutur qe ne femijeri . " Nervat kishin arritur kulmin dhe isha shum e sigurt qe po bertisja ndonese isha  e zene per te reflektuar mbi veprimet e mia, mbase dhe te tepruara. Levizja me kembe e me duar teksa hidhja fjalet mbi te dhe bashk me fjalet edhe inatin .  Lotet e saj tashme kishin gjetur rrugen e tyre.
-"Eleeeeen" ndalova se foluri nga e bertitura e saj dhe ne nje fraksion sekondash nje krisme pistolete u degjua....

Pershendetje miq! Kjo eshte historia ime e pare dhe shpresoj me te vertete shume qe t'ju pelqeje💙
Lini nje koment nqs ju plq dhe doni ta vazhdoj historine 😘

Qyteti I DritaveWhere stories live. Discover now