5

40 9 1
                                    

U zgjova teksa ndjeja rrezet e diellit te depertonin ne dhomen luksoze e te me vrisnin syte. Zgjata doren ne kerkim te telefonit qe e kisha vendosur mbreme ne nje cep te tavolines se zeze qe gjendej prane divanit. E ndeza dhe drita e ekranit me vrau syte keshtu qe i puthita serish fort qepallat per ti hapur serish pas pak sekondash. Ora shenonte 10:52.
"Dreq" mallkova nen ze teksa u ngrita nga krevati. Mendimet e mbremshme nuk me kishin lene te flija. Kisha 1 vendim per te marre dhe mallkuar qofte, nuk ishte aspak e lehte.
"Miremengjes bébé" ngrita koken dhe pash Lish qe ishte mbeshtetur te dera ne nje pozicion seksi duke treguar muskujt e tij te palestruar mjaft mire. Dhe te mos le pa permendur faktin qe qendronte gjysem i zhveshur. Mbante veshur vetem nje pale tuta te zeza dhe dukej mjaft terheqes. Mos me keqkuptoni, ju e dini qe une smund te te dua e as nuk mund te me duan. Fati im eshte i shkruajtur. Nderkohe ndjeja edhe syte e tij teksa lodronin ne trupin tim.
"Hmm mbarove?"
"Hwh Cfare?" Pyeta e konfuzuar.
"Mbarove se me analizuari them" nenqeshi .
"Kam pergatitur mengjesin"shtoi menjehere duke mos lene aspak kohe per nje pergjigje timen.
"Oh sa romantike... mos do t'ma sjellesh edhe ne shtrat?"
"Do te ta sillja por si ta them...heren tjeter kur te flesh me te vertet...dua te them te flejme ne shtratin tim." tha me nje buzeqeshje djallezore qe i pershkroi ate fytyren e bukur.
"Zhabeee" i hodha jastekun qe kisha prane dhe ai e kapi duke e shtrenguar nen duar.
"Po princesh. Aa deshironi nje puthje nga une zhaba simpatike. Patjeter madheria juaj." Iu drejtua jastekut e afroi dhe i dha nje puthje.
"Ja tani u ktheva ne princ" te dy filluam te qeshnim.
"Princ idjot"
"Te pakten jam princ" tha hodhi jastekun drejt meje te cilit iu shmanga persosmerisht.
"I paafte" ju drejtova dhe qesha nderkohe qe u nisa drejt banjos. Ndalova hapin kur arrita prane tij dhe ai u afrua me shume.
"Degjo ketu ma chérie do vije dita qe do te bej te me kerkosh falje per keto fjale." Ngrohtesine e zerit te tij kete here e ndjeva te me gdhendej ne koke e te perseritej me mijera here teksa me perkedhelte butesisht me majat e gishtave disa fije floke qe qendronin te hedhuara pas shpatullave . Aq lehte saqe per 1 sekond i ndjeja e ne tjetren dukej sikur ato nuk ishin fare aty. Vimita serish po reagonte . Nxitova hapin per ne banjo.
"Ne endrrat e tua zhabe" ngrita zerin perpara se te mbyllja deren e banjos.
"Cfare nuk shkon me ty?" Ju drejtova vareses qe e mbaja shtrenguar nen duar.
"Cfare dreqin nuk shkon me ty?" Perserita.
Pas nje dushi te shpejt vesha te njejta rroba qe mbaja veshur dje dhe u drejtova drejt kuzhines.
"Wow" shpreha habine time sapo hyra dhe pashe mengjesin qe Lish kishte pergatitur me kaq shum dashuri.
"Po qenke lodh shum o burr i dheut. Ca ben kshu se do t dobsohet bytha ste merr nusja pastaj e na ngel ne dere " nuk mund ta permbaja dot te qeshuren kur vura re 2 pjata te cilat mbanin secila 2 veze te skuqura. Mire te skuqura po ishin te djegura.
"Seshte aspak per te qeshur...te pakten u mundova" tha Lish dhe beri nje fytyre te lezetshme qenushi.
"As te skuqesh veze nuk di more kokqyp. Ah sa i paafte paske qene o plak" nisa te tallesha nderkohe qe i qelloja pas kurrizit ne menyre shoqerore.
"Mos e vrit menjen hic se as une sdi . E kemi te mete te perbashket gatimin." U mundova ta ngushelloja mes te qeshurash.
"Do te kemi dhe shume te perbashketa te tjera ta siguroj." Buzeqesha dhe pash serish nga pjatat. Thjesht nuk mund te qendroja aspak serioze kur ato pjata ishin aty.
"Ama se mohoj per dekorim e paske qare fare. Lere pastaj keto copat e karrotes mes vezeve si hund e si sy. Ke goxha talent zhabe . Per koken tare stallem." shtova teksa fshija lotet ne sy nga e qeshura. Filluam te qeshnim te dy dhe me pas u afrova per te pire filxhanin me kafe ndonese e urreja dhe shtremberoja fytyren here pas here.
"Nejse me duhet te iki une. Duhet te takohem me prinderit dhe te shkoj ne varrimin e ... e..." nuk mund tja permendja emrin. Nuk mund ta besoja qe tashme nuk egzistonte me . Papritur ndjeva nje burim ngrohtesie ne shpatullen time. Ishte dora e tij qe me ofronte mbeshtetje. E pash me sy falenderues edhe pse nuk fola. E cuditshme apo jo? Pak minuta me pare pothuajse kisha harruar cfare kishte ndodhur naten e mbremshme dhe dridhesha nga te qeshurat ndersa tani me kaploi trishtimi per fatkeqesine time. Shume e cuditeshme. Si mundet njeriu te ndjej kaq shume gjera. Trishtim, boshllek ,mjerim,vetmi.
"Nuk je vetem bébé" ndjeva frymemarrjen e tij dhe disa fike floku u drodhen nen ate fryme ashtu si vet trupi im nga ato fjale.  I nxorri ato fjale nga shpirti sikur te me kish lexuar mendjen e ta dinte se cfare bluante ne ato caste heshtje.
"E di qe jam nje i huaj per ty. Por dua te me besosh kur te them se une do te jem gjithmon aty per ty ma chérie. Ta premtoj ." Jo premtim. Nuk i dua premtimet. Nuk i dua se ato e gjejne nje menyre e gjithmon thyhen si nje qenie e brishte ne duart e nje bishe te egersuar. E kur premtimet thyhen gjithmone vrasin dike. E nese mua sme vrisnin do te vrisnin vete ate.
"Une duhet...te iki"nxitova te dilja nga kuzhina ,dhe u drejtova drejt daljes.
"Merre eshte numri im... me telefono nese ke nevoje" pohova me koke dhe eca drejt ashensorit ndersa ndjeja akoma syte e tij mbi mua.
"Kujdesu per veten Elene"
"Do ta bej" buzeqesha teksa dera e ashensorit u mbyll.
                ........
Veshtroja me nostalgji ndertesat e vjetra por me nje strukture teper te lezetshme. Plot 2 vjet pa shkelur me kembe mbi kete toke ku dikur rrezohesha e rruga lahej me pika gjaku nga kembet e mia te gerzishtura. Plot 2 vjet pa kete rruge ku dikur behej skene kercimi ne shiun e rrembyeshem. Per me teper plot 2 vjet pa therritur baba e mama. Ah c'mjerim e c'lumturi ne te njejten kohe me ngjallte kjo shtepi. Trokita disa here ne dere dhe askush nuk e mori mundimin per ta hapur.
"Se more vesh ti bija nenes. U ka vdekur vajza ne lule te rinise te shkreteve. Jane ne varrim." Degjova zerin e nje gruaje te thyer ne moshe te me shpjegonte .
"Di gje ti nena se ku behet varrimi?"
U nisa per atje menjehere sapo e mora vesh vendodhdjen. Taksite fatmiresisht jane gjithmon te shumta ne Paris.
                           ....
Veshtroja nje grup te vogel njerezish te mbledhur rreth saj . Rreth varrit se saj. Te gjithe te veshur me te zeza ashtu sic une. Gjithmone keshtu vishesha sepse e ndjeja dhe vete veten time te zeze si nata , te piset me cdo grimce te mundshme ligesie dhe mjerimi. Hidhja hapa te pasigurt drejt tyre dhe degjoja te qarat e mamase.
"Tii...tiii e vravee vajzen time. Ti e poshter... mallkuar qofshe." Nxitoi drejt meje sapo me pa dhe ngriti doren ne ajer per ta bere njesh me faqen time. E kuptoja dhimbjen e saj por te me qellonte perseri kurre sdo ta lejoja. E kapa doren e saj nga kyci per ta ndaluar.
"Ishte faji jot. Ne qofte se sdo te te kishte takuar pas kaq shum kohesh sdo kishte ndodhur kjo qe ndodhi. Per 2 vjet nuk u kujtove per tet moter dhe kur t lindi deshira per ta takuar vdiq per te shpetuar koken tende. Je nje perbindesh Elene.Nuk duhet te kishe hyre serish ne jeten tone . Je nje ogur i zi. Zhduku qe ketu." Bertiste me sa kishte ne koke mes loteve qe e kishin pushtuar te gjalle e hidhte shigjeta te flakeruara drejt meje per te hapur plage. Plage ndoshta te pasherueshme.
"Boll grua. Vete ndergjegjia e saj ka per ta vrare te mallkuaren."  Leshova doren e saj dhe pash per te fundit here ate cka mbetej nga Greis. Lamtumire Greis .Ato kane te drejte ishte faji im. Sjam gje tjeter vecse nje ogur i zi.

Bonjour njerez te mire si ju kam?❤😍😍 pa me thoni cilin nga personazhet pelqeni me shume dhe cilin urreni me shume deri tani?
Pse me duket mua sikur spo pelqehet shume kjo historia😔😭 Doni ta vazhdoj apo jo?

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Jan 05, 2019 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Qyteti I DritaveWhere stories live. Discover now