3

37 10 2
                                    

E ndoqa me sy deri ne momentin qe u fsheh pas fasadave te ndertesave kaq te zymta dhe pa ngjyre nderkohe qe u kujtova per pranin e duarve te dikujt qe me mbante mberthyer ne nje perqafim prane vetes.
Nje perqafim i ftohte . Teper i ftohte. Skishte si te ishte ndryshe kur une isha personi i dyte ne te . Une jam e ftohte.
"Me lesho" perserita te njejtat fjale por kete here me bute. Duart rreth meje filluan te liroheshin derisa e zhduken plotesisht kontaktin ndaj meje si te mos kishte ndodhur kurre ai perqafim. U zmbrapsa pas vetem per te veshtruar me pas ne dy sy qe kurre nuk i kisha hasur me pare. Nje ngjyre kaq te vecante , e kalter si pafundesia e qiellit qe gershetohej me grine e reve te stuhishme e te shkrumbonin e te digjnin edhe pa meshiren me te vogel. E veshtrova per me shume se 5 minuta stuhine e atyre syve qe fshehnin nje pafundesi ndjenjash ndryshe nga te mite. Te mite ishin bosh qe prej nje kohe te gjate, teper te gjate.
"E di qe eshte nje pyetje idjote por...je mire?" Me pyeti me vetullat qe iu harkuan ne nje menyre te lezetshme ne ballin e vogel dhe syte nuk i shkeputi per as edhe nje cast prej meje.
"Perse te intereson. S'eshte aspak puna jote djalosh"thash me nje fryme dhe nisa te pershkroja rrugen per ne shtepi. Kembet ndaluan pikerisht perpara pjeses se rruges ku gjaku i saj akoma qendronte i pathare e i papastruar.
"Do te hakmerrem per ty edhe sikur te jete gjeja e fundit qe do bej ne kete bote. Ta premtoj Greis. Ta premtoj moter." Tashme smund te beja me asgje per Greisin vecse te pakten ta mbaja gjalle ne zemren time. Vazhdova te ecja me qetesin e nates nen shoqeri. Tashme nje pjese e henes ishte mbuluar nga rete . Vetem nje veshtrim i vogel drejt henes dhe prania e saj me falnin kaq shume siguri. Ishte ajo periudha e nates qe te rinjte defreheshin neper clube deri ne oret e para te mengjesit ku perfundonin ne ndonje cep te rruges te dehur e te lodhur nga kercimi dhe prapesite e tyre prej adoleshentesh. Papritur ndjeva nje prezence qe ecte pikerisht ngjitur meje ne anen time te majte. Ishte po i njejti person qe me kishte dhuruar perqafimin diten e sotme. E kush mund te ishte tjeter?
"Hey nuk ke ndonje pune tjeter per te bere ti qe me ndjek mua?" Ndalova hapin dhe e pyeta duke e pare me inat drejte e ne stuhine e syve te tij qe tashme ishte bere edhe me e dukshme ndonese ishte nate. Ato shkelqenin nen dritat e qytetit. Shkelqenin me teper se vet dritat. Sy te tille jane te rrezikshem ,mund te te burgosin ne dashurine e perjetshme e ti nuk ke force te luftosh se sy te tille te mposhtin vetem me nje shikim . Por une nuk isha e tille. Une kisha lindur per te mos rene pre e askujt as e ketyre syve qe te shkrinin nen veshtrimin e tyre ,ta rrembenin zemren si te qe nje gur ne duart e nje statuje . Aq te lehte e kishin.
"Nuk po ndjek askend" u pergjigj qetesisht pa e kthyer shikimin nga une.
"Njeri i cuditshem" peshperita por isha e sigurt qe dhe ai e degjoi ndonese nuk reagoi aspak. U ktheva pas dhe mora kthesen ne te majte . E njihja dhe kete rrugice ,te conte te qiellgervishteset e qytetit qe aq shume i deshiroja.
"Te shohim a do ti bjere rruga dhe ketej zoteris" peshperita me vete duke ecur ne ate rrugice te ndricuar ku makinat nuk kishin te sosur. Per nje gje isha e sigurt, Parisi kurre nuk flinte gjume.
Degjova hapa pas vetes, ktheva koken dhe e dija , ishte ai.
"Shiko ketu more manjak...kam humbur kaq shume sot saqe edhe sikur te denohem me burgim te perjetshem per t vrare bythen tende sdo e vrisja aspak trurin" i thash duke shpalosur nervat dhe trishtimin qe i kisha mbledhur per kaq shum ore ne ate djalosh qe me te vertet po me behej dhimbje koke.
"Qetsohu bébé..."mu drejtua duke me hequr duart nga palltoja e tij e zeze qe deri ne kete moment nuk e kisha kuptuar qe isha duke e shtrenguar fort a thua se doja tja copetoja shpirtin qe aspak nuk e kishte .
"Thjesht dua te sigurohem qe do te jesh mire... " vazhdoi te thoshte akoma me duart e shtrenguara lehtesisht ne kycet e mia.
"Hmm me fal...dua te them per sjelljen time... kam kaluar nje dite vertete te keqe dhe .." i kerkova falje dhe ai largoi duart nga kycet e mia.
"Ska problem "tha dhe ne fytyren e tij u vendos nje buzeqeshje e vogel nderkohe qe kaloi doren mbi floket e tij te zinj.
"Dua te te ndihmoj te hakmerresh"
"Faleminderit por nuk kam nevoje per ndihme" nuk doja qe edhe te tjere te perziheshin ne kete hakmartje. Mund te ishte e rrezikshme.
"Sigurisht qe ke."
"Epo mos ji kaq i sigurt bébé" thashe duke ironizuar fjalen e fundit.
"Ai kushdoqoft do te kthehet per ty. Te donte ty te vdekur dhe nuk do ndalet deri sa te arrije qellimin e tij. Ti ke nevoje per nje mbrojtes..ndonese me duhet ta pranoj gati sa nuk nderrova mendje pas incidentit pak sekonda me pare" E urreja por kishte plotesisht te drejte. Un nuk isha e afte per te mbrojtur veten time. Ne qofte se do te isha, Greis do ishte gjalle tani. Nje hije trishtimi me mbeshtolli tiparet e fytyres teka mendoja per te.
"Po ti per cfare ke nevoje ? Nuk mendoj se do e beje pa kerkuar asgje ne kembim apo jo? Cfare perfiton ti nga kjo?"
"Le te themi se kemi te njejtin armik"
Kjo do te thote qe ky kokboshi e di se kush eshte vrasesi. Po mendoja nderkohe qe zemra pershpejtoi ritmin nga lumturia e ketij lajmi.
"Pra ti e njeh ate qe u perpoq tme vriste?" E pyeta dhe ai tundi koken ne pohim.
Vetem nje pyetje me torturonte koken ne keto caste dhe mesa duket pergjigjen do e merrja me shpejt se cprisja.
"Kush eshte?"
Nuk mund ta besoja qe ishte kaq e lehte.
"Do te te tregoj gjithcka kur te vije ko..."nuk e lash te perfundonte. E urreja kete fjali.
"Jo jo jo mos guxo... dua te di gjithcka tani..."
"Do te te tregoj kur te vij koha te thashe. Mos luaj me shum me nervat e mija por me thuaj je dakord apo jo?" perseriti tashme me nje ze te acaruar dhe me te eger se heren e pare por ama me te njejtin ze terheqes mashkullor. Terheqes .jo jo cfare them un kshu. Elene eja ne vete .
Tunda koken ne shenje pohimi dhe ai ngriti njeren vetull ne shenje pyetese . E dashka dhe me fjale zotria zhabe.
"Po" thash dhe ne fytyren e tij u shfaq nje tjeter buzeqeshje.
"Ne rregull pra le te shkojme diku tani... do te te ndihmoje te qetesohesh pas gjithe asaj qe ndodhi"
"Ku ? " te shkoja ne shtepi nuk doja . Asnjeher nuk kisha dashur te qendroja mbyllur mes atyre kater mureve ne vetmine qe me karakterizonte. Une kisha lindur per aventura jashte monotonise se shtepise dhe me sa dukej nje aventure e gjate do me priste . Dhe nje makth do priste gjithashtu dhe vrasesin e time moter.
"Thjesht me ndiq" tha kete here me ze te bute.
"Si quhesh?" E pyeta pas disa minutash per te thyer heshtjen bezdisese qe kishte mbizoteruar.
"Lish"
U ktheva dhe e pash per pak caste.
"Cke qe me shikon ashtu si alien?"
"Nuk kam degjuar kurre me pare nje emer te tille...Lish..eshte kaq i vecante"thash duke perseritur edhe emrin e tij.
"I vecante si syte e tu"peshperita dhe u luta te mos e kishte degjuar. E kuptova qe e kishte bere kur pash buzet teksa i lakoheshin ne nje buzeqeshje.
" po ti ?"
"Elena" iu pergjigja e buzeqeshur . Me pelqente emri im
"Smund te them te njejten gje per tendin" ma ktheu duke bere qe buzeqeshja ne fytyren time te ngrinte. Si guxonte ai?
"Shiko ketu ti zhabe mire qe me ndoqe si manjak tani smund te me shash dhe emrin... pastaj ku merr vesh ti njehere "
"Qetsohu...gati po te del tym nga veshet" tha duke qeshur. Cfare kishte per te qeshur ketu valle?
"Zhabe" peshperita
Kaluan disa minuta dhe Lish me ne fund ndaloi hapin perpara nje qiellgervishtesi. Mos me thuaj qe ky jeton ketu . U ktheva dhe e pash ne nje menyre te cuditshme.
"Mos me thuaj qe banon ketu?"
Ktheu koken nga une dhe buzeqeshi duke tundur koken ne shenje pohimi.
"Ne katin me te larte madje"
"Mos me thuajjj.."
"Epo ja qe ta thashe" tha duke qeshur si nje femije . Filluam te dy te qeshnim teksa hidhnim hapa brenda asaj ndertese mbreselenese. Morem ashensorin dhe Lish shtypi numrin 102. Pra ky qiellgervieshtes ishte 102 katesh. Buzeqesha dhe ndjeva syte e tij mbi mua. Po beja lufte me veten nese tja ktheja shikimin ose jo. I ngrita syte dhe u perplasen me te tyret. Ishte 1 pellembe me i gjate se une dhe zeshkan. Me duhet ta pranoj qe ishte me te vertete shume terheqes. Kjo lufte shikimish u nderpre kur dera e ashensorit u hap dhe me ne fund gjendeshim ne katin e tij. Teksa Lish po hapte deren nje zhurme u degjua nga brenda.
"Qendro pas meje bébé"peshperiti me nje ze te ulet dhe me kapi njeren dore duke me terhequr pas vetes. Hapi deren me kujdes dhe vereva nje vazo qelqi qe ishte thyer ne qindra copa ne dysheme.
"Lish...kujdes" e paralajmerova qe te mos i shkelte por nuk me degjoi aspak. Nje hije e zeze dukej ne dhomen ne te majte aty ku supozoj te jete kuzhina dhe filluam te ecnim drejt saj. Hapat i hidhja me kujdesin me te madh dhe zemra me rrihte si e cmendur. Si valle e dinin qe do te vija ketu? Ndaluam ne hyrje te kuzhines dhe nuk munda me te mbaja te bertituren kur syte e mi u ndeshen me ate.......

 Si valle e dinin qe do te vija ketu? Ndaluam ne hyrje te kuzhines dhe nuk munda me te mbaja te bertituren kur syte e mi u ndeshen me ate

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Ja edhe bukuroshi im Lish 😍😍😍😍😍😍 sa me pelqen kyyyy😍😍😍😍Pra si ju duket pjesa???? Shpresoj tju pelqeje💙 ju dua te gjitheve dhe shume faleminderit per cdo vote dhe koment 💙💙💙💙

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Ja edhe bukuroshi im Lish 😍😍😍😍😍😍 sa me pelqen kyyyy😍😍😍😍
Pra si ju duket pjesa???? Shpresoj tju pelqeje💙 ju dua te gjitheve dhe shume faleminderit per cdo vote dhe koment 💙💙💙💙

Qyteti I DritaveWhere stories live. Discover now