2

43 10 3
                                    

-"Eleeeeen" ndalova se foluri nga e bertitura e saj dhe ne nje fraksion sekondash nje krisme pistolete u degjua.
Shikimi mu mjegullua ,veshet nuk arrinin te degjonin pothuajse asgje per pak sekonda.
Ndjeva nje dhimbje therrese ne trup qe me pengonte dhe frymemarrjen qe me rrallohej pas cdo sekonde. Kembet e humben ekuilibrin dhe trupi mu leshua perdhe duke fituar dhe nje goditje tjeter.
"Elene joooo" ndjeva doren e Greis te me prekte ballin dhe lotet e saj te me lagnin faqen e djathte. Buzeqesha ngrohtesisht drej saj dhe serish ktheva shikim nga hena perpara se te mbyllja syte duke mirepritur vdekjen . Nje drite po me ngacmonte syte teksa ndjeva nje ngrohtesi te lehte qe me ledhatonte cdo pjese te trupit dhe fytyres . Hapa syte me tere forcen qe me kishte mbetur dhe u ndesha me trupin e saj qe clironte drite porsi lemshi i zjarrte i diellit.
"Mos...e...bej" pershperita me ze teper te ulet pasi kuptova se cfare po ndodhte. Ajo po perdorte dhuntine e saj per mua,por kjo s'duhej te ndodhte. Te pakten jo per mua.
"Ti duhet te jetosh per enderrat e tua" tha dhe me buzeqeshi ngrohte
" me fal Elene, me fal per cdo gje. Une duhet te isha mbeshtetje per ty jo qortuese ndaj deshirave te tua. Mendoj se eshte koha te bej dicka qe te me falesh"vazhdonte te fliste me po ate buzeqeshje te ngrohte ne buzet e saj perpara se ajo drite te shuhej teksa varesja e mallkimit u be shkrumb e hi dhe trupi i saj ra ne toke i zhytur nga dhimbjet e plages. Tashme ishte ajo e mbuluar me nje pellg me gjak qe perhapej rruges ndersa ne trupin tim dhimbjet dhe gjaku u zhduken si te mos kishin egzistuar kurre me pare.
"Ajo me shpetoii" peshperita dhe iu afrova trupit te saj qe gjendej i shtrire vetem pak centimetra larg meje.
Duhej te isha une ne vend te saj.
Ato dhimbje duhej te canin trupin tim jo te sajin.
Universi me donte mua te vdekur.
Por Greis, ajo me zgjodhi mua para vetes se saj dhe une.... une kurre nuk e zgjodha ate . U ula menjehere poshte dhe i vendosa koken ne prehrin tim nderkohe qe shum njerez ishin mbledhur perreth nesh.
-" Therrisni ambulancen dreqi ta haj" bertita me sa kisha ne koke por syte i mbaja te fiksuara ne te sajet ngjyre blu te thelle. Ishin sy teper te bukur qe te mbylleshin kaq shpejt ,qe tu shuhej drita kaq heret. Jo ,jo nje gje e tille sdo te ndodhte. Jo per fajin tim
"Jo jo jo jo jo "vazhdoja te perserisja me vete dhe doret i kalova nder floke duke i shkulur me sa force kisha.
"El..ene" degjova zerin e saj te embel teksa pershperiti emrin tim me shume mundim . Hapa syte menjehere dhe i shtrengova doren . Arrija te vereja vetetimat te pershkronin qiellin ne syte e saj. E dija shum mire cdo te me kerkonte .
-" shttt greis shttt mos e mundo veten ... tani do te vij dhe ambulanca dhe do te jesh mire ta premtoj" dhe ajo buzeqeshi...buzeqeshi hidhur mes loteve se dhe ajo e dinte qe shpetim nga vdekja tashme nuk kishte.
-"kthehu ne shtepi Elene" pershperiti per te fundit here perpara se shkelqimi ne syte e saj te shuhej pergjithmone .
-"Greis"therrita emrin e saj mes se qeshures time qe jehonte ne rrugen e qete te mbushur me pallatet qiellgervishtese. " Greisii mos luaj me mua Greiss"akoma qeshja nderkohe qe nder mend me vinin kujtimet e femijerise tone ." Gjithmon luanin lojera te tilla me mafie , sherifa dhe dedektive. Edhe kjo loje eshte. Patjeter qe loje. Ty as nuk te shkon nder mend te me lesh te veteme. Apo jo Greis? Greis pse nuk pergjigjesh . Greis pergjigju te thash. Mos guxo te me lesh Greis. Kam nevoje per ty moter. Te lutem"pergjerohesha e rraskapitur nga keto dallge jetesh qe po me me merrnin frymen cdo dite edhe me shume.
Tundja trupin e saj nen krahet e mia ne pritje te nje pergjigjeje qe kurr nuk me erdhi.Ambulanca kishte ardhur dhe trupin e Greis e vendosen ne nje barrel te bardhe.
"Ka humbur shume gjake. Kontrollo per pulsin." Degjova njerin prej infermiereve te thoshte teksa tjetri i vendosi 2 gishtat e tij te trashe e te ashper ne kycin e holle te dores se Greisit. E dija por thelle kisha dhe nje fije shprese qe plotesisht u shua kur vereva djaloshin mjekrosh te tundte koken ne shenje mohimi drejt infermieres floke zeze.
"Jo jo jo Greiss zgjohuuu Greis"thash per te fundit here kesaj rradhe me nje ze teper te larte perpara se dy krahe me terhoqen nga trupi i saj tashme i pajete. "Me leshooo..." e bertitura ime betohem se mund te degjohej deri ne katin me te larte te atyre pallateve mbreslenese qe ne keto momente nuk mundeshin te kishin as cerekun e interesit tim.
"Shtt gjithcka do te shkoj mire bébé" nje ze burreror peshperiti fare prane veshit tim te djathe teksa frymemarrja e tij e ngrohte u perplas ne qafen time te pambrojtur ne kete terr nate. Duart e tij u shrenguan pas belit tim por fytyren nuk arrita tja dalloja ndonese ishim perballe. Koka ime ishte zhytur ne kraharonin e ketij personi misterioz dhe ishte kthyer ne drejtim te makines se ambulances per te mos e shkeputur per as edhe nje cast shikim nga ime moter.
"Greiiiis do te kthehem ne shtepi vetem zgjohu te lutem moter" bertita serish duke pritur qe ajo te cohej ne kembe e te me perqafonte e gezuar ashtu sic bente ne femijeri kur i ofroja gjysmen time te cokollates Kinder. Ishin cokollatat tona te preferuara. Buzeqesha hidhur nga ky kujtim. Isha e gatshme te mos haja me kurre Kinder per tere jeten dhe ti bleja te gjithe kompanine e Kinderave per te . Vetem qe ajo te me perqafonte edhe nje here. Tashme asgje nuk mund te ndryshonte ate cka kiste ndodhur. Dera e pasme e makines se spitalit u mbyll dhe rrotat filluan te pershkronin rruget e gjarperuara te Parisit. E ndoqa me sy deri ne momentin qe u fsheh pas fasadave te ndertesave kaq te zymta dhe pa ngjyre nderkohe qe u kujtova per pranin e duarve te dikujt qe me mbante mberthyer ne nje perqafim prane vetes.


Ja edhe pjesa e dyte. Votoni dhe komentoni ne qofte se ju pelqen dhe doni qe ta vazhdoj historine. Kam shume nevoje per mbeshtetjen tuaj ❤❤❤

Qyteti I DritaveWhere stories live. Discover now