4

26 10 2
                                    

Si fillim dua tju falenderoj per cdo vote qe me keni dhene🌹💙 dhe shpresoj ta pelqeni edhe kete kapitull💙 lexim te kendshem miq😂💙 Ai me siper esht Lish. Prekni hunden me dore e beni mashalla se do ma merrni msysh burrin😍😍😂

Hapat i hidhja me kujdesin me te madh dhe zemra me rrihte si e cmendur. Si valle e dinin qe do te vija ketu? Ndaluam ne hyrje te kuzhines dhe nuk munda me te mbaja te bertituren kur syte e mi u ndeshen me ate.......
"Aaaaaa"po vrapoja rreth e perqark kuzhines nderkohe qe ai perbindesh  me ndiqte nga pas.
"O zot do vdess...jo jo ... ik qendro larg meje...aaaa" bertisja si e cmendur dhe vrapin nuk e ndaloja nderkohe qe Lish kishte stakuar ne vend dhe po mbante barkun me dore nga te qeshurat.
"Zhabee...O zot do te me haje...vdiqaaa" ndjeva nje dhimbje therese ne fund te barkut dhe ndalova me shpresen se ai nuk do te ishte me pas meje, por dreqin gabohesha.
"Eshte vetem nje qenush i vogel" tha Lish mes te qeshurave. Ky njeri vetem te qesh di. Nisa te vrapoja serish me tere forcat dhe perfundova duke u penguar tek kemba e nje karrikeje. U rrezova perdhe dhe qeni tashme gjendej siper meje duke me lepire faqen . Frika me paralizoi dhe nuk levizja as edhe nje pjese te trupit nga frika.
"Kujdes bébé, imagjino te te shqyej fytin me ato dhembet e mprehte dhe te te rrjedhe gjaku si shatervan gjere ne tavan. Imagjino pastaj kur te te qeshe... me fale doja te thoja te te lehe ne fytyre kur ti te jesh duke dhene frymen e fundit. C'perbindesh ee? " tha Lish duke u perpjekur per te ruajtur seriozitetin. Deshtoi dhe shpertheu ne te qeshura nderkohe qe un veshtroja e tmerruar qenushin e bardhe siper meje.
"Zhabe dreqi cme qesh aty si torollak hajde hiqma kete topin me lesh perpara se tme haje. Nxito!" Flisja ngadale drejt Lish nderkohe qe frika kishte arritur kulmin. Ah keto qente, aq te bukur me dukeshin aq shume ua kisha dhe friken.
"Ncncnc me ler ta shijoj dhe pak " tha mes te qeshurash dhe nxorri celularin.
"Mos guxo zhabe" bertita drejt tij dhe qenushi me duket se u acarua nga zeri im prej sorre.
"Ufff dreqi ta haje"shfryva nga inati dhe fakti qe gjendesha e mbuluar me jarget e atij qeni te bardhe qe skishte ndermend te ndalonte se me lepiri.
"Kira" therriti Lish dhe me fund u clirova nga kthetrat e atij perbindeshi te vogel e te lezetshem. Tani qe e shikoja nga larg dukej i adhururueshem por prape mbetej i frikshem.
"Me ne fund..."peshperita dhe u ngrita ne kembe . Rregullova floket e gjata qe me ishin prishur disi dhe vereva ate teksa perkedhelte qenushin.
"Akoma smund ta besoj qe ke frike nga nje qen engjellor si ky"tha duke qeshur .
"Ha ha ha Oh sa per te qeshur... me shkrive vdiqa " nisa ta perqeshja e acaruar dhe me pas shtova
"per sa kohe te jem un ketu ate gjenee duhet ta mbyllesh diku"
"Kira doje te thoje dhe jo nuk do ta mbyll askund" nenqeshi ai
"Ne rregull atehere do te iki un" kjo nuk ishte aspak momenti kur ai duhej te zgjidhte... mes qenit dhe meje... por nje qen dhe un te marrim fryme ne te njejten dhome eshte thjesht e pamundur.
"Po levize edhe nje hap drejt deres ta dish qe do ta leshoj..."tha duke iu referuar kires qe e mbante prane vetes.
"Sdo guxoje" ndalova hapin dhe ktheva koken per tu ndeshur me 1 buzeqeshje ne fytyren e tij terheqese qe me vertetonte kompletesisht te kunderten e asaj qe sapo thash dhe kira qe filloj te lehte dukej gati per nje tjeter loje vrapimi. E pash teksa u ngrit dhe u drejtua drejt nje  dhome se bashku me adhuruesin tim te vogel nderkohe qe une hodha hapa drejt dritares gjigande sa nje faqe muri ku verehej nje pjese e parisit perfshire kullen eiffel. U mahnita nga dritat qe mbeshtillnin ne  perqafim te ngrohte qytetin lozonjar kete nate sic benin dhe cdo nate tjeter. Ishte valle kjo deshira ime qe sapo u plotesua?
"Te pelqen "me pyeti Lish pranine e te cilit nuk e kisha ndjere aspak tek afrohej. Zeri i tij ka dicka. Vete ai ka dicka te cuditshme. Vimita e ndjen prezencen e tij dhe reagon duke cliruar nje ngrohtesi te lehte. Nuk i pelqen kjo prezence. Duhet te jem me e kujdeshme me te .
"E adhuroj plotesisht" u pergjigja e entuziasmuar.
"Ka qen nje enderr e imja gjithmone"
"Dhe tani u plotesua..."
"Ehem"
"Ku eshte aiii?? " thash nderkohe qe kerceva perpjete nga frika kur  kujtova Kiren.
"Mos u shqeteso" tha dhe beri me shenje per tek dhoma .
"Faleminderit" i buzeqesha sinqerisht dhe nxorra telefonin nga xhepi nderkohe qe ekrani ndricoi duke treguar oren 00:23.
"Mendoj se duhet te flesh, te pret nje dite e lodhshme neser" me foli bute teksa me veshtronte ne sy
"Ke te drejte... duhet te iki"
"Hej hej akoma nuk e ke kuptuar qe do flesh ketu sonte." Tha duke me kapur krahun per te me ndaluar nderkohe qe i hodha nje shikim pyetes.
"Do te jesh me e sigurt ketu" kishte te drejte
Tunda koken ne shenje pohmi.
"Ke 2 zgidhje : ose te flesh ne shrat ose ne divan"
" mendoj se zgjedh te paren" thash menjehere e qeshur.
"Por te e para duhet te marresh parasyshe qe perfshihem edhe une" nenqeshi ai
"Divani eshte ne rregull"thash serioze teksa i hodha nje veshtrim dhe u drejtova drejt divanit ngjyre pis te zeze i cili qendronte ne po te njejten dhome.
"Shpresoj te jete i rehatshem" murmurita me veten dhe u shtriva me kurriz . Te pakten kishte gjatesine time keshtu qe mund te rehatoja te tere trupin ne te . Dhe dreq, ishte teper i rehatshem.
"Merri keto" tha Lish nderkohe qe ne duar mbante nje batanije te zeze po ashtu dhe nje jastek . Tunda koken ne shenje pohimi  dhe i mora duke i vendosur aty ku duhej nderkohe ai u drejtua drejt dhomes se tij.
"Faleminderit" peshperita ne castin qe ai do te mbyllte deren e dhomes se tij.
Nuk foli por mund ta imagjinoja shum qarte buzeqeshjen dhe stuhine e syve e tije. Nuk e perse por buzeqesha.
Fiksova shikimin pertej dritares se qelqte dhe e fiksova tek hena . Neser me te vertet do te ishte nje dite e veshtire per mua. Neser duhej te perballesha me prinderit e mi pas nje kohe kaq te gjate. Kujtimet e femijerise papritur filluan te vershonin ne mendjen time qe supozoja se i kisha harruar. Por jo, ato qendronin te fresketa si vite me pare.
Para 11 vitesh

Para 11 vitesh
"Cfare bere keshtu Elene... ajo eshte vazoja e preferuar e mamase" tha Gresisi e shqetesuar  pasi pa vazon e shtenjte te mamse qe kishte perfunduar e thyer nga nje pakujdesi e imja teksa loznim neper shtepi.
"bobo cdo ti themi mamit ne tani" shtoi ajo nderkohe qe un dridhesha nga frika.
"Cishte ajo zhurme Greis. Cfare keni thyer kete here. uaa moss vazoja ime e shtrenjte" zeri i mamase teksa veshtronte e tromaksur vazon e saj te cmuar qe tashme ishte shnderruar ne mijera copeza te vogla beri qe frika te gdhendej akoma me thelle tek une. E dija qe edhe kete here do te perfundoja e rrahur si cdo dite tjeter per gabimet edhe me te vogla. Ne fakt isha mesuar, nuk me dhimbte si me pare . Por te betohem qe shpirti me keputej kur e dija qe dora qe me qellonte e qe linte
plage ne trupin tim ishte ajo e mamase time.
"Ti e bere moj shushke e dreqit. Ti e theve qe te thefsha koken ishalla." arrija te dalloja flaket e  inatit ne thellesine e syve te saj te kafte. Ishte mamaja ime sigurisht qe me donte por se kuptoja pse sillej aq keq me ne .
"lere Elenen o ma se e bera une" tha Greisi nderkohe qe po mbytej ne ngasherima si cdo here tjeter kur ajo shuante zemerimin mbi ne. Ishte hera e pare qe Greisi pranoi te mbante mbi shpatullat e saj fajin tim dhe po ashtu per te fundit here.
"Qepe ti , kjo te shtyu... e di une" foli serish mamaja dhe nje e kercitur u degjua. Ishte dora e saj qe u ngjesh mbi faqen time te majte per te len aty edhe shenjen e kuqe e pese gishtave te holle.
"Sa e padobishme qe je xhanem. Cna mallkoi Zoti keshtu me ty. Po ty duhet te ti japesh lesht e kokes ne dore qe te zesh mend. "bertiste e uleriste nderkohe qe dora e saj behej serish njesh me lekuren time.
"Moj po cje ti kshu,1 pik lot nuk e derdh. Kam filluar te dyshoj edhe a je njeri kohet e fundit.Po mire moj me mua di te besh trimen e te forten ti. O do te behesh njeri ti o un te rrjep te gjalle. More vesh moj?" nxirrte e hidhte mallkime nga me te ndryshmet nga goja e prap nje lot te vetem se derdha. Me gjuante e sakatonte ne lekuren time te bute e perseri lot nuk derdha. Me shante e me mohonte dhe perseri lotet nuk e gjeten kurre rrugen e daljes. Por ato grumbulloheshin ne shpirt e peshen me te rende aty e kishin. Me digjnin e me pervelonin se dashuri nuk ndjeja dot . Nuk ndjeja dot edhe po te doja. Se Vimita mua me kishte dhene dicka te padegjuar me pare. Me kishte dhene dicka per te cilen nuk e dija ne duhej te lumturohesha apo te vajtoja. Me kishte dhene nje jete pa ndjenjen e lendimit, nje jete pa lote. Me kishte dhene edhe nje jete pa dashuri.

Qyteti I DritaveOn viuen les histories. Descobreix ara