Isha une. E zgjedhura isha une.

521 34 193
                                    

Edhe yjet dashurohen me ty.

        Lejla dhe Fondaela ishin shume te paqendrueshme ne oret e mesimit dhe sidomos, ne matematike. Dikur, parapelqenin te zhurmonin neper biseda peshperitese me njera-tjetren, pastaj kaluan ne ato vajzat rebele, ku shoqeria jone u nderpre per nje çast te shkurter, ku gjuanin me topa letre e duke bere avione prej letre qe perfundonin drejt e ne syzet e profesorit te matematikes ose te historise, por me vone -kjo e fundit, qe vazhdon edhe tani -nisen te gerryenin bangat me majat e stilolapsave, ndonjehere pse jo, me duhet ta pranoj qe edhe dremisnin. Ato te dyja kishin ate shpirtin rebel te djemve, karakterin e tyre te forte guximtar e zemren luftarak, por pamja e embel e fytyres ishte e vetmja gje qe i mbante akoma gozhduar qe ishin vajza, edhe pse Lejla kishte tipare te erreta porsi te djemve, paksa flokeve te gjate te zinj.

        Mami nuk i pelqente ato te dyja, kjo dukej e qarte qe para dy vitesh, me 2016 qe ishte edhe viti ku u zhvendosem ketu, ne Kazan' te Rusise, por ajo asnjehere nuk e shprehte ate qe mendonte dhe nuk me kishte folur kurre per temen e shoqerise. Ndryshe nga mami, babi ma kishte permendur disa here qe Lelja dhe Fondaela, ose Ela siç i therrisnim shkurt, nuk ishin tipi im dhe nuk ishin vajzat me te cilat prinderit beheshin krenare, por nuk ia kisha vene veshin.

         Marredhenia ime me babin nuk ishte shume e ngushte. Kishte ndryshuar qe kur kishim qene ne Berlin te Gjermanise, diku rreth dy dite perpara ditelindjes sime te 14-te, ku si nje dhurate per ditelindje kisha kerkuar te me çonin ne nje kurs aktrimi, per te provuar veten ne isha aq e zonja sa mendoja... por siç merret me mend, babai kishte mohuar ne justifikim me te tmerrshem qe kisha degjuar: Nuk i kemi ato mundesi. Pikerisht keshtu kishte thene ai dhe akoma ia mbaj mend çehren e çngjyrosur qe i kishte zene vend ne fytyre ate dite, qe me aq sa me kujtohej kish' goditur e merkure. Tema e aktrimit, endrres sime qe ne femijeri, tashme avulloi porsi hiri i zjarrit, por era e se djegures akoma ndihej e thelle dhe te rreshqiste lirshem ne flegrat e hundes. 

           Tani, isha duke u perpjekur te degjoja profesorin e matematikes tek shpjegonte mesimin ne tabelen e zeze te klases, duke u perpjekur te rrembente vemendjen e njerezve, por nuk isha e interesuar. Madje, me kompastin ne njeren dore kisha nisur te gerryeja bangen porsi Lajla e Ela dikur, dhe po lija ne to inicialet e emrit tim. A. B. Maja e holle porsi lapsi i mprehur mire, zhytej thelle ne derrasen e banges dhe linte gozhduar ato qe shkruaja. E kisha mbushur derrasen e banges plot me inicialet e emrit tim, mesuesja kujdestare me kishte qortuar disa here per kete gje, por nuk i kisha kushtuar rendesi per aq kohe sa banga ime nuk binte ndesh me hallet e te tjereve mbi trasten e tyre ne shpine, dhe do te ishte çudi nese do e degjonte e gjithe bota qe e kisha mbushur ate bange plot iniciale brenda nje muaji e gjysem, duke perfshire mungesat ne shkolle dhe te premtet e te shtunat e pushimeve te fundjaves. 

-Do e zgjasim segmentin deri ne fund...

               Fjalia e zotit. Smirnov u nderpre nga dera qe trokiti ne grushte te fuqishem. Ndalova se gdhenduri ne derrasen e banges incialet e emrit tim dhe ndoqa me sy veprimin e profesorit. Ai la shkumesin e bardhe ne bordin e vogel te derrases dhe u zgjat te hapte deren. Nuk po e dalloja te qarte se kush ishte, por pashe doren e mberthyer pas nje dorashke ngjyre te zeze e te kuqe qe i kerkonte te vinte jashte. Zoti. Smirnov u largua me hapa te shpejte, mandej mbylli edhe deren nga pas shpatullave te tij; çfaredo te ishte problemi, ai nuk e kishte lene kurre me pare oren e mesimit pergjysme dhe kjo ishte arsyeja perse nisem peshperimat dhe jo zhurmen e perditshme. Nisem pyetjet, sikur te dinim pergjigjet. 

-U largua ky, moj? -Lejla u kthye nga mua. Gjuha e saj binte shume vulgare ne veshet e mi. Fliste shume brutalisht. -He, se mire e beri. Na lodhi trute. -Pastaj, hodhi kembet mbi njera-tjetren ne bangen e saj dhe seç tha nen dhembe, por e kuptova qe ishte ndonje sharje. 

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now