Nje rikthim i syve te zbrazet.

112 14 82
                                    

           Ne asnjehere nuk kemi menduar qe e shkuara do te kthehet serish ne nje te ardhme, sepse gjithnje themi se ajo ka kaluar, qe hapat qe kemi hedhur jane bere. Mendojme se çfare ndodhi nuk do te mund te ndryshohet me, ose qe personat e se shkuares do te jene thjesht disa hije te se ardhmes, qe do te ndiqen pas hijes sone hap pas hapi, sikur te jene magnet me siperfaqen e tokes, ku dielli ndriçon hijen tone te zeze, aty ne shtresen e bardhe te debores ruse. Ama, kur jeta na e perplas perpara syve, perpara fytyres na hedh faktin qe e shkuara eshte e rrenjosur mbi te tashmen e te ardhmes, atehere edhe e kuptojme qe asnje gojethene nuk merr rrjedhe te vertete derisa e sheh ne syte e tu. E verteta e vetme qe eshte thene per syte eshte fakti qe aparati me i bukur fotografik jane ato. Syte. Shkelqimi i tyre rinor, qe shkrep çdo moment e ia fal mendjes dhe zemres. Qe syte jane pasqyra e shpirtit. Sepse, ne syte e zbrazet te djalit, te ashtuquajtur Niar', une po e shihja pasqyren e vertete te shpirtit te tij te thyer.

              U afrova me hapa te hequr prane tyre. Duart vazhdonin te me dridheshin, fleta e audicioneve kishte nisur te me djersiste ne pellembet qe perpiqesha t'i mbaja drejt, qe ata te dy te mos e shihnin dridhjen e tyre te padeshirueshme. Syte e Niarit i ndieja qe po perpiqeshin te me ndiqnin çdo gjest, çdo veprim teksa kepucet vazhdonin te perplaseshin lehte ne pllakat e dyshemese drejt tyre, drejt ketyre dy personave qe, mbase po prisnin fjalen time ne fillim. Vazhdoja t'i mbaja syte drejt tij. Drejt fytyres se tij me ato tipare te buta. Drejt tufes se flokeve, qe kete here nuk i ishte rrezuar mbi ball, por i ishin ngritur persiper, ne formen e nje harku gjysem te lakuar. Drejt syve te tij ngjyre geshtenje ne te gjelber, nje perzierje mes barit te thare e atij bari te gjalle. Dhe drejt tij, drejt trupit te tij te mireformuar sikur te isha duke pritur qe ai te hapte krahet e une t'i hidhesha ne nje perqafim te pakuptimte. 

-Kete fleten... -zgjata drejt Skellçit fleten e djersitur. -Ma dha Perri... tha qe duhej t'ia jepja Niarit. Une... nuk e di kush eshte dhe... -Me bisht te syrit, ktheva syte nga djali me syte e zbrazet dhe heshta nje sekonde. E dija... ma therriste nje qenie e brendshme qe Niari ishte ai. -Dhe mendova se mund t'ia jepje ti. Jam vone edhe per te mesuar ato qe mundem ne fleten time dhe...

-Oh, Amara, ti vajze e pergjegjeshme! -beri shaka Skellçi. Qeshi lehte dhe duke me marre fleten e audicioneve prej duarve te mia, shtoi. -Niar' quhet djali qe ke ketu. -Dora e tij u peshua mbi shpatullen e tij. Syte e zbrazet levizen nga fytyra ime drejt dores se tij, por nuk tha asgje. As mimika e fytyres s'i ndryshoi. -Dhe sa per audicionet... mos u lodh kot, te lutem. Jam e sigurt qe ti ke nje pasion te çmendur per aktrimin, qe ti je e perkryer per kete film. Per mua, mund te mos e provosh aspak zerin tend. Ti je perfekte per kete rol. 

               Ngeca nje hop. S'ma mori mendja qe pikerisht, Bernardo Skellç do e thoshte kete gje. Qe pikerisht ai do te kerkonte te mos e praktikoja veten aspak perpara tij... do te ishte ndryshe nese prinderit e mi te njiheshin me te, por jo... per mua, ai ishte nje i panjohur... dhe e dija qe edhe une per te, kjo isha. Nuk po dija çfare te thoja. Sepse gjithçka kisha mundur te thoja ishte tani "une do ia dal", sepse gjithçka kisha arritur te degjoja ishte "une kam besim tek femijet e mi" prej mamase sime dhe papritur, degjoja prej vete regjisorit te ketij filmi qe une isha e perkryer per kete rol... te thoja qe s'po e besoja do te ishte pak... sepse une e besoja per aq kohe sa e degjoja, por ishte e papritur per mua ta besoja me zemer. 

-Nuk keni si te jeni te sigurt, zoteri... te jeni te sigurt se ja... ja... jam perfekte. -mu mor goja prej sikletit; prania e Niarit aty prane, po ma veshtiresonte te foluren akoma edhe me shume. -Une jam nje e panjohur dhe... dhe per me teper, s'kam marre pjese asnjehere me pare ne nje film. Nuk keni si te jeni te sigurt, zoteri... 

-Ja qe jam, vajze. -me nderpreu. Tonin e zerit e kishte autoritar dhe fytyra i mbulohej nga nje hije serioziteti, e cila s'me linte vend per dyshime. -Por nese ti do te provosh veten, vazhdo. Une te kam pranuar ne filmin tim, edhe pa ate prove. Gjithmone, them diçka. Provat jane per fillestaret.

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now