Strehuam thjesht nje lypes rrugesh.

165 24 87
                                    

           Hapa deren me ngadale. Celesin e shkeputa me ngadale, mbylla deren dhe e futa serish ne zgavren e se meparshme. E rrotullova veç nje here. Vrisja mendjen se si mund t'ia thoja babit oferten qe me ofroi Skellçi, zgjedhjen e tij per mua. Ndonjehere, doja qe te mos kisha ate per baba, madje thoja qe do te ishte me mire akoma te mos kisha fare, por pastaj pendohesha dhe me dukej vetja si budallaçke. U mbush nje vit plot qe nuk e mendoj me kete gje, por ja qe sot mu end serish ne koke. Lutjet e mia ne dhomen time te erret, ku zhysja koken mes jastekut dhe qaja qe nuk me linte te ujisja bimet e endrres sime, mendimet vrastare, kaq vdekjeprurese per zemren time. Mbylla syte dhe nuk leviza asnje hap prej deres. Prisja te me therrisnin. Ose mbase, edhe thjesht te me linin te qete per te menduar thellesisht se çfare duhej te beja, çfare duhej te thoja. Une duhej te praktikohesha.

-"Cfare po ben, Amara? -me pyeti Lejla. Ishte mbeshtetur pas murit dhe po me degjonte tek perserisja skenen qe kisha per rolin e tekstit te letersise, ate mbasdite te ftohte fundshkurti. 

               Kishte mbathur nje pale çizme te gjata, ngjyre erresire qe u ngjasonina tyre te kohes se luftes, atyre qe vishnin ushtaret dhe i kishin te pastra xixe, ku debora ngrinte mes tyre dhe u linte nje shtrese te holle akulli mbi siperfaqen e pastruar me luster. Xhinset ngjyre kadifeje, qe i rrinin pak te gjera nga poshte i kishte mbuluar nen çizmet e zeza. Bluza e gjelbert kish' te stampuar nje mbishkrim te pakuptueshem filmi "Te dua 3000". Nuk e kisha marre ndonjehere mundimin ta shikoja -per kete gje, Lejla gjithmone me tallte, me thoshte "dhe do te behesh aktore pastaj". 

-Po praktikohem. -i tregova fleten e dialogut. Isha ne stres.

-C'te duhet praktika? -ma priti, si pa te keq sikur te ngecje mes dialogut te ishte gjeja me normale ne bote. -Degjo motren tende ketu. -mu afrua dhe me hodhi te dyja duart e saj ne shpatulla. Nuk kish' mbathur dorashka dhe thonjte e ngrene deri ne mish e shemtonin doren e saj bardhoshe. -Thuaj ate qe te vjen ne mendje, le te mos jete dialogu i vertete. Praktika vetem te streson, mendimet te pakten, kane diçka me te mire. Vetem te lodhin. "

              Te pakten, per disa gjera, Lejla kishte pasur te drejte. Ajo ishte gjithmone vajza moskokeçarese, e gjalle dhe e qeshur, me tipin e nje mashkulli dhe paksa se fliste pa u menduar dy here, ndonjehere thoshte gjerat e sakta. Mbase te gjithe kur grindemi nuk i jemi me falenderues atij personi, por une i isha asaj. I isha vertet, sepse perberi nje pjese te mire timen, me mesoi vleren e nje shoqerie, fytyrat e verteta te disa njerezve, mes te cilave mbase, qe edhe ajo. Por, kush nuk kishte dy fytyra fundja? Te gjithe mbanin dy fytyra permes syve te te tjereve. Dhe e dija qe ashtu siç mendoja une per Lejlen, edhe ajo keshtu mund te mendonte per mua. Te pakten, une i isha falenderuese per disa gjera. Shpresoja qe edhe ajo te ishte. 

               Godita lehte deren me grusht dhe u ktheva. Hoqa xhupin dhe e vara mbi karrigen e korridorit. Me ngadale, nisa te ecja drejt kuzhines, ku mendoja se do te ishin prinderit. Ata te dy e kishin pasur pushim kete dite nga zyrat e biznesit. Hapat i terhoqa zvarre deri ne fund te korridorit, ndalova perpara deres se kuzhines dhe vendosa doren ne dorezen e saj. Mora fryme thelle dhe sapo do e terhiqja poshte per te hyre brenda, ndalova. U degjua nje e kollitur lehte dhe zeri i mamit, qe doli i ulet por mjaftueshem qe ta degjoja:

-Ne mengjes, me telefonoi Nikolai... 

-Telefonoi? Oh, rast per tu festuar. A duhet te hapim shampanjen? -u tall babi. Une betohem se ai do te ishte duke nenqeshur tashme. 

-Valeri. -permendi qete emrin e tij mami, por une e dallova hidherimin ne fjalet e saj. Ne rendin e shkronjave. -Ti e di qe... ti e di qe ai nuk eshte i afert me ty ose me mua... na mjafton qe na telefonon nje dite te javes...

-Nje dite ne dy jave, mos u ngaterro. Kam filluar t'i numeroj. -e nderpreu serish. Akoma duke nenqeshur. Sikur kisha nje pasqyre para syve dhe arrija ta shihja shembellemin e fytyres se tij. 

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now