Kerkoj te me duash.

82 14 96
                                    

         U pashe ne pasqyre. Floket e gjate portokalli qe kishin nisur te arrinin deri ne shpatulla, nuk ishin me. Kur kisha qene ne Rusi, ne Kazan', i kisha prere ato gjithmone, pasi mami mendonte se nuk me shkonin floket e gjata per fytyren time imcake, por tani po shihja qe ish' thjesht nje genjeshter. Llastikun e dores nuk do e perdorja me. Kaçurrelat ishin me te shtrire se zakonisht, ato lundronin mbi ballin tim. Dhe syte i shihja te fryre ne pasqyren time. Prerja nuk ishte e rregullt, gersheret i kisha perdorur vete dhe nuk kisha shkuar ne parukieri. Doja nje ndryshim. E ate ndryshim doja ta sillja vete. Nuk e kisha idene se çfare do te thoshte Ejprilli kur te me shihte, ose Niari, ose Aleksei e Olafi, por e dija qe nuk do e prisnin... sepse isha perseri une. Amara me floket si djale, me bluzet e gjera dhe me xhinset e perthyera ne fund te kembeve, atletet "All Stars" qe e shoqeronin. Sepse Amara e re nuk kishte 'qelluar' te ish' me e mire se e vjetra. Ndaj zgjodha ndryshimin... sepse mbase, bashke me ndryshimin tim, do te vinte edhe karakteri im i dikurshem. 

             Hapa deren e tualetit dhe dola jashte. Ejprilli ishte zgjuar, sepse nuk ishte ne dhome dhe shtrati ish' i rregullt. Per nje çast, u stepa dhe bera te kthehesha serish ne tualet, te mos dilja kurre prej aty, sepse vetja po me shpifej, po me neveritej, por çfare u thye nuk ngjitet me. Ne kete rast, qene fijet e flokeve te mi. Dola prej dhomes me hapa te ngadalte, sikur doja ta zgjasja ca arritjen time ne verande, por paksa ecjes se ngadalte, mu duk sikur arrita shume me shpejt. Mbylla syte disa hapa me larg, mora fyrme thelle dhe shkelja e shtreses se poshtme te altetes sime simbolizoi kokat e te gjitheve te ktheheshin nga mua. Nuk folen per nje çast, kur me pane ashtu, me ate prerje te shprishur te flokut, nuk me thane asgje as kur syte e mi u ngulen tek te gjithe me rradhe. Pastaj, ishte Olafi ai qe u ngrit e foli menjehere:

-Dhe ketu, ju prenzatoj me versionin e ri te Amares! 

               Ai dinte si ta mbante gjalle humorin. Dinte si t'i kthente buzeqeshjet e njerezve, por e dija qe jo timen... sado te mundohej, pa e kuptuar se çfare kisha, ai nuk do te mundej te rikthente timen. U afrova prane Niarit, u ula prane tij, ky i fundit qe me veshtroi sikur donte te me thoshte diçka, por nuk foli. Terhoqa nje prej moltove dhe teksa po e hapja, Niari me pyeti:

-Perse i preve floket? 

-Kot. Pse? -ngrita syte drejt tij.

                Nuk me ktheu pergjigje. Vazhdoi te kafshonte molton, sikur ajo te ishte arratisja per pergjigjen e pyetjes sime te shkurter. Shihja Skellçin, tek qeshte e tek fliste me njerezit e tij... dhe mu kujtua gjithçka babi me tha dje. Nuk ishte ky qe ishte... dhe une e dija qe ai dinte gjithçka. Ai e dinte qe une isha vajza e Valerit. Ai e dinte qe une e pelqeja aktrimin. Po merrja lidhjen ne mendjen time qe ai me kishte zgjedhur mua, me kishte folur gjithnje mire mua sepse mbase, donte besimin tim. Por, besimi im ish' thyer tani. Sepse mbase, babi mund te me kishte lene mua dhe mamane, por Skellçi kishte luajtur me mua dhe kjo ishte nje loje me e piset se ajo e tim eti. E lashe molton serish ne toke, Niari qe ktheu veshtrimin i çuditur nga mua, dhe me pa tek u ngrita. 

-Mund te kem vemendjen tuaj, te lutem? -Nuk po dija si ta nisja gjithçka... por e dija qe nuk do te perfundonte mire. Fundja, mire kish' nisur. -Une... une mbase... une preva floket sepse doja nje ndryshim... prinderit e mi... ata... ne familje, punet nuk jane mire. -E ndryshova ne momentin e fundit mendimin per t'u treguar te verteten. Nuk doja meshire. -Dhe... dhe... dhe mora vesh diçka, qe... qe shpresoja ta... qe shpresoja ta kisha ditur. Aleksei, -ktheva veshtrimin nga ai, ky qe ngriti syte e qelqte dhe ma beri me nje ngritje vetulle se çfare doja. -Ti je djali i Skellçit, apo jo?

                 Kete here, u ngrit. Dora e tij u shkeput prej asaj te Ejprillit dhe pashe se si trupi i tij u lekund. Mbase nuk kishte dashur qe ta merrja vesh. Pas tij, u ngrit edhe Bernardo dhe te gjithe te tjeret. Teksa shihja veshtrimin e te tjereve, syte e hapur te Olafit dhe te Ejprillit apo qofte, edhe Perrit, e mora me mend qe nuk isha e vetmja qe nuk e dija. Shkembeu nje veshtrim te shpejte, tashme me te atin, dhe futi duart ne xhepat e xhinseve. I hidhte syte kuturu, se mbase donte t'ia mbathte nga gjithçka... donte t'ia mbathte nga mua. Perpara se Bernardo te shtonte diçka, vazhdova:

Edhe yjet dashurohen me ty. ✔Where stories live. Discover now