.30.

94 27 3
                                    

Tashme qellimi i Persit ishte te behej dikushi qe ne nje te ardhme te afert,kur te kishte familjen e tij te mos kishte perseritje te asaj qe vetja tjeter e tij kish kaluar...pikerisht kjo ngjarje i dha jete vetes sime te dyte...
Pavarsisht se nuk e ndoqa shkollen tashme e beja shkollen nga shtepia...Nikolai kishte angazhuar njerez qe te merreshin me mua per te me mesuar lendet qe te tjeret i benin ne shkolle...ishte e njejta gje pervec se isha solo pa te tjere rrotull...kisha bere perparime ne cdo lende dhe kisha ore shtese te gjuheve te huaja kryesisht ne frengjisht dhe gjermanisht...mesoja cdo dite lendet qe kisha ne agjend dhe kaq nuk me mjaftonte...kisha arritur te kapja shume mire lendet shkencore dhe tani mesoja libra te universiteteve...isha fokusuar tashme tek ekonomia...e gjithe dita me shkonte me shifra dhe perqindje...trajnohesha mire...e gjitha kjo do me sherbente per dicka...
Librat e shumte rreth ekonomise kishin mbushur jo vetem raftin por edhe tavolinen ku po studioja...ne dore kisha nje liber rreth mikroekonomise...
-Perqindja e ndryshimit te sasise me rastin e rritjes se cmimit...te shohim...
Mora nje bllok shenimesh dhe fillova te shkruaja zgjidhjen e problemes...
-Kjo shprehet me formule qe konsiston ne
diference te sasise aktuale here 100% ne pjestim me sasine e rritur...keshtu duhet te jete...po keshtu eshte...
Zoti Green do jete i kenaqur me kete...tani dua ushtrime te reja...ndjeje nevojen per me shume...
Kur i vogel doja te behesha astronaut saqe sot qesh kur e kujtoj,sot doja te behesha pjese e ndonje kompanie gjigande...
E kisha mbushur plot bllokun me ushtrimet qe me jepte zoti Green...tek po perfundoja te fundit,nje tingull shpetoi nga pianoja dhe u arratis duke u futur drejt e ne dhomen time...shkrimi im u ndal kur pashe qe dora ime e majte po ndiqte ritmin e pianos...hodha shikimin tim drejt tek dora ime dhe pashe se si ajo me gjasme luante ne tavolinen e shkrimit....u habita se si akoma trupi im reagonte nga tingujt e atij instrumenti...nuk doja ti afrohesha atij instrumenti edhe sikur jeta ime te varej prej tij...
Nga gjithe ajo habi qe shfaqa nuk ngeli asgje pasi menjehere bera doren grusht dhe godita tavolinen...u mundova te mos i kushtoja vemendje por ja qe aty me rrinte mendja...
-Nuk po e duroj dot kete...mjaft me kaq
Isha i nervozuar sa nuk thuhej dot...sic isha ne tavoline,i hodha te gjitha librat ne toke...librat rane njeri mbi tjetrin..
-Qetesohu Persi,merre me ngadale...
Mora fryme thelle per te lene zemerimin menjane...u ula ne gjunje dhe fillova te mblidhja librat nje nga nje...i kontrollova ato nese ishin shqyer apo demtuar..fundja ato nuk kishin faj aspak...bashke me te thatin e ha dhe i njomi..
Pasi i sistemova librat ne tryeze,kureshtja me shtyu te hapja deren dhe te shihja se kush dreqin po luante kete pjese...nuk ishte keq por dhe aq mire nuk ishte....ishte humbje kohe per kete njeri te luante piano kur nuk ia thoshte aspak...
Nikolai kishte mbaruar ne France per piano dhe jepte leksione per studente...here-here kishte nga ata si puna ime qe donin me teper dhe vinin ne shtepi per ore shtese...por kete rradhe si asnjehere tjeter po luhej tek pianoja qendrore dhe jo ne studion e Nikolait...
Kisha ardhur deri ne gjysme te korridorit dhe vura re nje djalosh diku tek mosha ime me floket e tij te kafenjte i cili po luante ne piano...
-Si duket zoti Wilson ?
-Em,Henri pse nuk i marrim gjerat me rradhe...
-Cfare do te thote kjo zoti Wilson ?
-Henri une e di qe te pelqen pianoja por duhet te marresh gjerat me ngadale me kupton...
-E di zoti Wilson...prandaj kerkova ore shtese tek ju...dua te vertetoje se jam me i miri...
-Bir shiko,kot mos ke ndonje pasion tjeter qe te pelqen dhe te jep kenaqesi kur e praktikon ? Dua shume te me thuash po
-Jo nuk kam zoti Wilson..pianoja eshte dicka qe...me pelqen shume...
-Nuk ishte pergjigjia qe prisja Henri por te luash pjesen e koncertit Mendelssohn nr.1 ne piano ne...
-Ne 9 minor,-shtova
Dy pale sy u shigjetuan mbi mua...
-Shume pak dine te luajne ne nje celes te tille...
-Dhe kush je ti ?
Dhe si di ti per pianon ? Je student ?
-Me quajne Persi...nuk jam student ama jam rritur ne piano...

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now