.39.

70 25 2
                                    

Jeten time e zhvendosa ne New York...edhe pse mund te isha larg nuk me bente pengese kjo gje per te vizituar ate familje qe me dha nje mundesi te dyte...
Fatkeqsisht Nikolai nderroi jete nga nje problem me zemren...e shoqja e tij ndihej vertete e vetmuar...imagjino ate te vetme ne ate shtepi te madhe pa femije prane..prandaj qendroja shpesh me te per t'ia lehtesuar sadopak dhembjen...vetmia nuk i sjell askujt asgje te mire...
E mbani mend Henrin,djali i cili luante piano me zor...epo sot eshte bere goxha djale dhe ka jeten e tij...ne te vertete eshte bere goxha i zoti ne kitare...
Tani qe kisha ndertuar keshtjellen time e vetmja gje qe me kishte ngelur te beja ishin 4 vizita...kisha 4 personca kyc ne jeten time qe duhej ti vizitoja si Liamin...time moter...babane dhe nenen time...
E nisa me Liamin te cilin nuk ishte aspak nevoja te beja kerkime te sterhulluara pasi e kisha shume prane se c'mendoja...si per sherr edhe ai kishte hyre drejt rruges se muzikes...u lumturova kur e mora vesh qe te pakten ishte mire,kishte nje shtepi te mire mbi koke dhe ishte gjalle mbi te gjitha...te pakten droga ishte e perjashtuar nga jeta e tij...
Une krahas punes si kengetare,gjurmoja dhe talente te reja dhe i jepja nje drite jeshile per tu bere pjese e industrise se muzikes...normalisht qe atyre qe ja vlenin dhe disa nga keto jane bere si familje per mua duke permendur Stiven Green...Theodred Blake...Max-million (emer arti)...
Sa i perket Liamit ai ishte pjese e nje "familjeje" po e quaj qe e kishte treguar paster dhe qarte xhelozine ndaj meje...per kete me erdhi keq por asnjehere nuk e kisha konsideruar si armik ate...
Fundja do i beja nje vizite qe lidhej me nje te vertete per te...te verteten per babane e tij...ashtu sic i kisha premtuar atij do ia gjeja babane dhe kete ia arrita fale nje qimeje floku qe u ngaterrua ne gishterinjte e mi,tek me perqafonte,diten kur ne u ndame...e kisha ruajtuar ate qime si kujtimin e vetem qe me kishte ngelur nga im vella..
Nga rezultatet e ADN-se arrita te gjeja te atin e tij...fundja edhe nese ai e kishte bere kete hap me para,doja ta dija edhe une se kush kishte qene...dhe syte nuk besuan emrin qe shkruhej aty...si luante fati me ne nuk kishte kush si ta kuptonte...ishte nje lojtar teper i forte...me pelqente...
Mora informacion se Liami kishte nje koncert se fundmi dhe keshtu u drejtova ne destinacionin perkates...e prita ate deri sa te mbaronte...pavarsisht se i kishte 2 vjet me shume se une nuk e kisha ate ndjenjen e vellait te vogel...nuk me behej vone ne fakt...
Koncerti mbaroi dhe pashe dike te zbriste prapa skenes...truprojat menjehere u poziconuan ne krahe te tij...u largova nga makina dhe u afrova ne drejtim te tij...
-Liam ke nje minut ?
I qendrova pas shpine deri sa e pashe te kthehej me fytyre nga une..
-Pa prit pak...Persi ?
Pa shiko shiko sa qenke rritur djale...je zbukuruar i teri dhe muskulatura mire duket...
-Faleminderit per kere informacion qe e dija tashme...por nuk kam ardhur per fjale...do flasim me vone per keto...
Nuk munda te nxirrja asnje fjale me teper pasi nje grusht u ngjesh ne fytyren time...koka me shkoi nje ane...mbase e meritoja kete...
-Per cfare ke ardhur Persi ?
-Me vjen mire pike se pari qe je ne nje rruge me te mire...me kupton c'dua te them..
-E kuptoj Persi
-Por une dua te di nese ti e gjete babane tend...
-Epo te them te drejten Persi ky ishte nje qellim qe doja ta arrija me shpirt ama kur me quan ne riedukim sikur e harrova totalisht...
-Dhe prandaj me dhe nje grusht ne fytyre ?
-E meritoje idiot...por dua edhe te te falenderoj qe shkaterrove cdo gje...fundja ata nuk donin te me ndihmonin aspak...ata me dhane vecse nje zarf te bardhe dhe aq
-Nese e mban mend te pata premtuar se do ta gjeja babane tend..epo ky zarf ka pergjigjen...
-Si...si e bere kete ?
-Merre kete Liam dhe lexoje...pastaj trokit ne deren time dhe do flasim serish...vella
I lashe ne dore zarfin dhe u drejtova per ne makine...hyra brenda dhe drejtova pasqyren...nga reflektimi pashe Liamin qe kishte ngelur akoma me letren ne dore i mpire...mbase vertet me qelloi me grusht sot ama pas leximit te asaj letre e dija qe do vinte tek une dhe do kuptonte ne folen e kujt po rrinte....

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now