.31.

87 27 4
                                    

-Atehere c'ben ne shtepine e zotit Wilson ?
-Meqenese nuk jam student jam me teper se aq...jam mik i familjes...
-Gjithsesi ke njohuri per pianon...
-Kam aq sa te dalloj nje pianist te mire nga ai qe eshte ne vendin e gabuar dhe perpiqet te lulezoje kot se koti...
-Per cfare po flet ?
-Degjo...
-Henri..emri im eshte Henri
-Mire pra Henri...duhet te ta them troc...nuk ke pasion fare per piano dhe as aq talent sa per tu bere nje pianist...
-N-nuk eshte e vertete...jam stervitur plot vite me rradhe...zoti Wilson thojini atij qe kam progres...
Nikolai ngriti syte nga une...dukej qarte se dhe ai e dinte qe nuk bente ky njeri per ate instrument...ai ishte njeri i mire dhe i perkushtohej me mish e me shpirt pianos por edhe ndergjegja e tij ishte aq e paster sa akoma nuk mund t'ia thoshte Henrit qe nuk bente per kete gje...nuk donte ti prishte endrren...
Henri dukej i detyruar te luante ne piano...mbase familja e indinjonte ate...stermundohej qe te kishte permiresim...nuk dukej se e kishte me qejf edhe pse kembengulte se e kishte "enderr"...
-Henri une do flas me nenen tende...
-Kam bere progres zoti Wilson ?
-Ne fakt nuk doja te flisja per kete me nenen tende i dashur por per dicka qe ka te beje me te ardhmen tende...
-Cfare nenkupton kjo ?
Henri u ngrit nga stoli i pianos dhe ishte bere spec ne fytyre...kisha shkaktuar nje lufte te vockel...nuk ishte dicka qe mund te krenohesha ama dicka qe e kisha te mire ishte se e thoja te verteten sic ishte padoreza...
-Cfare do flisni me nenen time ?
-Henri..e vertete qe je praktikuar madje ke marre dhe ore shtese por fatkeqsisht nuk e ke akoma aftesine e duhur per te luajtur...
-Nuk eshte e vertete
-Henri te lutem...
-Ti...eshte i gjithi faji yt dhe i gojes tende...je vecse nje shkaterrues endrrash dhe nuk e di se cdo te thote te kesh endrra...
-Henri une jam i bindur qe edhe ti e di te verteten...kush te detyron ?
Henri u ngri i teri...vetullat ishin te ulura poshte nga shenja merzie...deri dikur habi...me vinte keq per te qe ishte i detyruar te bente c'ti thonin...a duhej ti thoja qe vazhdonte dicka tjeter qe ti sillte punesim ? Une nuk isha askushi per t'ia thene kete gje...jeta e tij nuk ishte e imja...ama s'mund ta lejoja ate ta shihja te luante mekanikisht pa pike emocioni...pavarsisht se une me endrrat i kisha punet keq...
-Ti nuk di asgje per mua Persi...nuk me njeh aspak...por meqe ti je kaq i sigurt ne vetevete per talentin e madh dhe nje arrogant i madh ne te njejten kohe te sfidoj hapur...
-Henri nuk mendoj se kjo eshte ide e mire...Persi ka...
-Me sfidon ?!
Nuk e kuptova...
-Te sfidoj te luash ne piano ne nje duo...une dhe ti...
-Ne piano the ?!
Piano...piano...piano...kjo fjale sec me bente te semure me bente te vdekur...pianoja ishte si nje alergji qe me
duhej ta shmangia me pa tjeter...nuk doja ta shihja me sy ate instrument qe me ka shoqeruar gjithe jeten pothuajse...ama fjalet e Henrit me ndezen te terin...sfide ?!
Oh kjo po qe me beri te me ngrihej adrenalina..
-C'pate Persi ?
U terhoqe qe tani ?
Henri theu heshtjen...
-Do te luajme ne prani te shkolles tek departmenti i klasikes...te pres atje..me
shume mundesi zoti Wilson do te bej ndonje nder....a vecse nuk ta mban...
Nuk ma mban ?!
-Persi bir une mendoj qe...
-Hahahaha...oh Henri faleminderit per fjalet e duhura qe zgjodhe...me ndezen ambicien...pranoj...
-Ne rregull ama nese une marr me shume pelqime pergatitu te turperohesh ti dhe zoti Wilson...imagjino se ai punon ne ate fakultet...
-Ama nese une pelqehem dije se do shenosh fundin e karrieres tende si pianist...
-Cfare ?!
-Mund te me kercenosh vertete Henri madje dhe me zotin Wilson ama dije se dhe une di te kercenoj...dhe shume keq madje...
-Pranoj atehere
As nuk hezitoi aspak...sa vetebesim qe kishte...vetebesim te tepruar...sa shume gjera fshihen pas cdo personi...pas cdo emri...mbase ketu ka dicka...nje loje te vockel nga ana e Henrit...epo do ta shohim
Ai mori partiturat dhe u shoqerua nga sherbyesja...ndjeva shikimin e shqetesuar te Nikolait...bera te ikja per ne dhome por Nikolai me ndaloi...
-Persi jam i shqetesuar per Henrin..
-Fundja ai e mori te verteten
-Nuk u tregove pak i ashper me te ?
-Nese te thuash te verteten eshte ashpersi atehere le te genjejme njeri-tjetrin duke u pare ne sy...qenka shume e thjeshte...
-Kam plot kohe qe merrem me te...tani ka kerkuar dhe ore shtese
-Nikolai e kishe menduar t'ia thoje atij ?
-Shume here Persi...por nuk dua ta shkaterroje ate djale
-Mbase e gjithe kjo po behet per te treguar dicka...
-Ashtu mendon ?
Mendon se do turperoje veten ne mes te shkolles ?
-Do e marrim vesh...
I ktheva kurrizin Nikolait per t'iu rikthyer studimeve..por nje murmurime me ndaloi pakez dhe me la mendueshem...
-Mire se u ktheve Persi...

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now