.43.

83 26 2
                                    

Vizita e fundit i dedikohej asaj qe priti 9 muaj per te me marre ne krahe...trendafilit tim...nenes sime...
Sot data ishte 2 nentor dhe ishte pikerisht dita qe ajo kishte lindur...zgjodha kete dite pikerisht si per ti mbushur mendjen vetes se ishte dite gezimi dhe te mos e ndjeja shume ikjen e parakohshme te saj...doja ti uroja ditelindjen asaj...por sot ishte nje ditelindje komplet ndryshe...
Edhe pse do e takoja ate ne te vertete do beja monolog me veten gjate gjithe bisedes,qe bisede i thencin,duke u munduar te krijoja edhe fjalet qe ajo do me
thoshte...
Ne duar mbaja nje buqete te bukur me lulen e saj te preferuar...trendafila...kisha zgjedhur te kuq dhe te bardhe...2 ngjyra qe e personifikonin me se miri nenen time...e kuqe per dashurine e saj ndaj nesh dhe e bardhe per shpirtin e paster te saj qe jeton tek te gjithe ata qe paten mundesi ta njihnin ate dhe qe jeton akoma ne kujtimet e mia...
U afrova afer varrit te saj...Roza Vergusen...nje bashkeshorte dhe nje nene e perkushtuar ndaj familjes se saj...
Lashe buqeten prane gurit te varrit dhe psheretiva thelle...
-Ckemi nene...
Nese pyet per mua une...jam mire vecse sot...sot eshte nje dite e tmerrshme me shi...me mungon pafund nene...
Gjerat do ishin shume me mire nese do ishim bashke si dikur por me disa ndryshime...
Sikur nene te degjonim zerin e njeri-tjetrit perseri..do doja shume te ishe ketu me mua duke me pare me dy sy krenare qe ia dola...te fala nene dhe kjo do te thote qe e mbajta premtimin...epo ja ku jam me karrieren qe ti e doje aq shume...
Dua edhe te te kerkoj falje qe shume premtime te tjera nuk i mbajta nene...
Nuk e mbrojta Klaren nene sic...sic te pata premtuar...u largova me vrap pa marre dhe ate me vete...
Ajo nuk me sheh me sy...i dukem si babai dhe ka frike....nuk e puth dot nuk e shoh dot dhe as nuk e perqafoj dot nene...ajo eshte cmendur totalisht dhe nuk i bejne me dobi as terapite...
Kam humbur shume gjera nene...vdekja jote solli shume humbje...
Cdo dite ti jeton brenda meje...jeton ne cdo fjale te kengeve te mia...ne cdo tingull qe luaj ne piano...jeton akoma ama vetem une te ndjeje...njerezit nuk vdesin kur nje plumb i pershkon trupin apo kur kane semundje...ata vdesin kur te gjallet i harrojne ata...
Gjithsesi une nuk mund te mos vazhdoje te urreje veten here pas here qe nuk munda te beja gje per ty nene...shume njerez mendojne qe ata qe vdesin ishin te dobet prandaj u desh te vdisnin...ama s'jam dakort...ne jemi te dobet...une isha i dobet qe...qe...Zot...qe nuk munda nene te te shpetoja...
Me fal nene...100 here...per cdo gje..Te dua pafund...dhe gezuar ditelindjen
Buzeqesha nen ate shi te dendur lotesh...
-Dhe Nikolai...meqe une akoma jam
ketu mes te gjalleve...qendro prane nenes sime ashtu sic jeni bashke edhe ne varre...beje te buzeqesh qe dielli te dale serish...mos u shqeteso nuk e kam lene pianon...dhe Celestja eshte mire...
Faleminderit te dyve...
Vendosa duart ne buze dhe i dhashe nje te puthur te dyve...
U drejtova per ne makinen time...shiu po binte furishem...nuk kisha marre cader pasi doja ta ndjeja shiun...doja ta ndjeja prekjen e tij ngushelluese ne supet e mia...gjithashtu mund te kamuflonte dhe lotet e mi e te justifikohesha se ishte shiu...
Mund te gjeja edhe justifikim por fundja sado i forte te jesh,varrezat nuk do te te linin te shkoje pa dy rreke lotesh...
Pasi lashe varrezat hoqa xhaketen dhe hyra ne makine...shkunda floket nga uji i tepert dhe ndeza kondicionerin..u mbeshteta ne sediljen e makines dhe i ngula syte tavanit...
-Heh...si eshte njeriu xhanem...ai ka kohe te mendoje per nje fund te lumtur por nuk ka kohe te gjeje nje menyre per te jetuar bukur...
Qenie komplekse...

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now