.32.

81 25 0
                                    

Nje jave...nje jave duhej te kalonte qe te vinte dita...dita ku njeri prej nesh do duartrokitej dhe tjetri do vuante humbjen...nuk kisha frike apo emocion...e dija dhe besoja ne talentin tim...kisha luajtur qe 6 vjec...mbaj mend duart e nenes sime qe me udhehiqnin drejt mesimit te pianos...ajo piano ishte arratisja e saj nga realiteti...
Syte i kisha nga dritarja...kisha mbaruar mesimet qe kisha plus detyrat tani doja te clodhesha pak...ishte nje periudhe e bukur pranvere...trendafilat tashme kishin lulezuar si buze te kuqe...
-Do te luaj pak..nuk do me beje keq...
Kete fraze perserisja qe prej hapjes se sfides...ndihesha dhe pak skeptik...ishte femijeria e Persivalit...ai kishte luajtur ne piano por nese e lija ate te merrte kontrollin e trupit tim do perfundoja serish si me pare teper keq...
-Nuk ka per te ndodhur...
-Persi
Dera u hap me shpejtesi dhe nje fresk i lehte me pershkoi trupin...
-Pershendetje Nikolai
-Si je sot ?
-Si cdo dite
-Asgje ndryshe ?
Emocion,ankth,frike,adrenaline...asgje nga keto ?
-Fatkeqsisht asnje nga simptomat zoti doktor
-Epo pacienti eshte mire
Nikolai filloi te qeshte...pavarsisht se personaliteti im i ri nuk qeshte aq shume,thjeshte zgjata njerin cep te buzes dhe per te kjo ishte e qeshur...
-Mire atehere si thua te fillojme me nje test...
-Test ?!
Test ne praktike ?
-Pikerisht..pianoja nuk mesohet pa praktike..eja
Nikolai doli nga dhoma ime...dera ngeli ashtu me goje hapur...mora fryme thelle dhe dola me ne fund...zgjata doren per te mbyllur deren dhe e pashe qe dridhej...nuk doja te shkoja me ne ate gjendje qe isha...
-Eja bir..
-Po erdha
I pershpejtova hapat dhe pashe Nikolain qe me priste prane pianos..
-Ulu
Bera si me tha...u ula dhe po prisja te me bente testimin...
-Nuk kemi patur asnjehere rast te flasim vetem per vetem...
-Ne fakt te korrigjoj sepse kjo ka ndodhur..
-Per pianon Persi...
Fjalet me ngecen ne fyt...u kaperdiva dhe miratova me koke...
-E vertet,-thashe
-Atehere dua te shoh teorine Persi...kjo piano klasike ka 88 taste..
-E sakte por ka dhe piano me 66 apo 72...nje fillestar i ka mese te mjaftueshme 66 taste por per te interesuarit per piano klasike rekomandohen 88..
-E sakte...e di cfare me trego cfare di tjeter ?
-Epo sic eshte e dukshme pianoja ka taste te bardha dhe te zeza,ku te bardhat njihen si nota natyrale dhe te zezat si pika te mprehta dhe te sheshta...
Te bardha nje piano ka 52 ndersa te zeza 36...te bardhat perfaqesojne tonet muzikore dhe te zezat intervalet gjysme hapsira midis toneve muzikore...
-Kjo eshte me e bukura e di ?
-Me falni ?
-Pianoja dhe tastet e saj Persi...e shikoj si vete jeta...
-E keni fjalen per shkak te perkushtimit te jetes suaj mbi kete instrument ?
-Jo bir...ne fakt kete gje me beri ta brendesoja nje person shume i dashur per mua...
Gjithmone thoshte qe..."Jeta eshte si nje piano...shikoji tastet...ka te bardha qe simbolizojne momentet e bukura dhe te zeza qe jane ato jo te mirat...por fundja te bardha jane me shume...te dyja tastet,te dyja ngjyrat duhet perdorur qe te japin tingullin perfekt...ashtu si jeta qe duhet ti perjetojme te gjitha qe na jane shkruar ne"...
-Krahasimi eshte teper i bukur por jeta me
shume ka mizori dhe nuk eshte e drejte...
-E vertete eshte Persi...por cilet taste ke luajtuar deri tani ?
Pavarsisht cdo gjeje bir dije se cdo e keqe e ka nje te mire...mos harro te luash dhe tastet e bardha...
Edhe po te kundershtoja ishte e kote...ishte e vertete...njeriu perhere sheh te keqen dhe harron bekimet qe mund te kete...por fundja edhe nje jete e vuajtur c'te hynte ne pune ? C'te duhej nje jete pa ngjyrat e tua te preferuara ?
Ndonjehere duket se njerezve ju pelqen te vuajne...ka shume gjera ne jeten e njeriut qe nuk pranohet kurre si pershembull vdekja...pa lene menjane dhe ndergjegjen e njeriut qe duket se per cdo gje eshte faji i tij dhe se per faj te tij ndodhen ato gjera...elementet subjektive jane gjithmone ne plan te dyte...por ndonjehere duhet ti leme gjerat te shkojne...duhet te shohim ate pak drite ne gjithe ate erresire...duhet ti rikujtojme vetes qe s'jemi te perhershem...mbase fati im kish luajtur vetem tastet e zinj...mesa dukej tashme ishte rradha ime te luaja te bardhet...
-Ndoshta,-shtova me kot
-Teoria eshte mire Persi...nuk prisja me pak nga ti....por teori di dhe nje femije po ti jepet te lexoje aty dy rreshta...praktika eshte qe dallon gurin nga diamanti...dua te te degjoje te luash pjese te ndryshme...duhet te fokusohesh me pas ne pjesen qe do luash para shkolles...
-Do perpiqem...
Por para se te luaj Nikolai...mund te di dicka ?
-Cfare eshte Persi ?
-Kush ua ka thene simbolizmin e pianos me jeten ?
Pashe nje buzeqeshje te vaket te shkrepetinte ne fytyren e Nikolait...apo ishte ironi...nuk arrita ta perceptoja sic duhej...mbase gjeti vaktin te tallej me mua apo e shpiku ne moment ate definicion ?
-Nena jote Persi...
Pergjigja me mpiu komplet...nuk mund te arrija ta besoja se si pak nga pak,kisha filluar te harroja nenen time dhe nuk mund te dalloja as fjalet e saj...nese ne mendjen e Persivalit ajo bente kilometra tashme ne koken e Persit ajo bente ecejake....

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now