Hyrje

215 16 4
                                    

Gjithçka nisi fare thjesht në fakt, unë isha gjithmonë ajo vajza e perkryer në sytë e të tjereve. Ajo vajza që mundohej të bënte të lumtur të gjithë kur në fakt të tjerët s'bënin asgjë për të. Thjesht flisnin keq pas shpinës së saj edhe kur ajo s'kishte fare faj. Ishte më e thjeshtë sesa të kërkonin fajtorin e vërtetë.

Unë isha ajo vajza që vinte lumturinë e të tjerëve para lumturisë sime. Ajo vajza që shpesh herë mendonte ta lëndonte veten.
Ajo vajza që shikonte veten në pasqyrë duke qarë deri në momentin që kuptoi që asnjë lot i saj nuk vlente të derdhej, të shkonte dëm për asgjë në këtë botë të gënjeshtërt dhe më pas e kalonte gjithçka duke qeshur dhe duke i bërë të tjerët duke qeshur përreth saj.

Ishte më e lehtë ashtu. Ishte më e lehtë të fshihej pas buzëqeshjes së rreme duke mos lejuar asnjë ta marri për të dobët ndërkohë që shpirtin e kishte copë.

Jam munduar shpesh herë të ndryshoj rrjedhën e gjërave duke menduar se si do ishte jeta ime nëse unë do të filloja të mendoja më shumë për veten time sesa për çfarë do të mendojnë të tjerët për mua por nuk ja dola.
Kishte gjithmonë diçka që më ndalonte. Më mbante të lidhur me zinxhir, hallkat e të cilit akoma përpiqem ti prish por nuk ja dal dot. Të paktën jo të gjitha.

Gjithçka duhej të ishte 50/50 por në rastin e saj, të tjerët pritën gjithmonë më tepër dhe në momentin që ndaloi së bëri atë gjë të gjithë filluan të largohen një nga një duke hedhur poshtë çdo ndjenjë, çdo kujtim, çdo premtim të bërë.

Kjo gjë, këta persona e bënë të kuptoj se skishte nevojë për asnjë për të qënë e lumtur.
Mund ta krijonte lumturinë e sajë pa u përpjekur për të mbajtur njerëz që duan të largohen nga ajo. Pa u përpjekur të jetë e mirë sa duhet për ata.
Tek e fundit ai që me të vërtetë të do nuk largohet kurrë nga ty.

Gjithë ato ndjenja gjithë ato premtime të shkelura me këmbë sikur të mos ishin asgjë. Sikur të mos kishin ekzistuar kurrë e përfshinë shpirtin e saj dhe e bënë një me errësirën që rridhte nga to duke e vënë në dyshim edhe faktin nëse kishte mbetur akoma një shpirt tek ajo. Nëse kishte mbetur akoma një zemër e cila duhet të rrahë fort për dikë një ditë. Nëse ajo zemër do të gjente pronarin e vërtetë i cili do të kujdesej për të pavarësisht çdo gjëje.
Ama pyetja e vërtetë në gjithë këtë histori që sido që ti vijë fundi është:

Cila është më e vështirë? Ti duash, apo të të mos duan?

Stuhi NdjenjashWhere stories live. Discover now