Pjesa 7 " You're my favorite person"

99 11 6
                                    

~Irisi~

Si guxoi? Si mund ta mendonte atë gjë? Kaq ulët mendon ai për mua? Ajo kurva duhet ti ketë thënë diçka.

"Iris?! Hey prit, ku po shkon?" E dëgjoj Ergin tek thërret pas meje ndërkoh që po afrohet me vrap.

"Dua të rri vetëm. Mos hajde!" I përgjigjem.

"Si moj dua t rri vetëm? Je në terezi? Ku je duke ikur andej në mes të natës?" Ai thotë por nuk i kthej përgjigje.
Sytë po më djegin duke u përpjekur ti mbaj lotët. Trupi po më dridhet i gjithi nga nervat.
Nuk ja vlen. Nuk ja vlen as edhe një lot i vetëm për asnjë nga ata injorantët e shtirur që u pëlqen të duken.

"Je çmendur gjë? Si mund të futesh në mes të natës në pyll? Po sikur të të ndodhi diçka? Po sikur të të ngacmojë dikush?" Ergi thotë duke më kapur nga krahu për të më ndaluar së ecuri.

"Po pse nuk më lë rehat njëher të vetme ta haj dreqi? Pse kujdesesh kaq shum për mua? Ik meru me të dashurat e tua!" I them duke e shtyrë që të largohet.

"Kush ësht ai Iris?!" Pyet papritur.

"Ik Erg!"

"Ore nuk do iki po m thuaj kush ësht ai rrot kari!" Ai bërtet.

"Nuk ka ç'të duhet."

"Iriss..." thërret, duke u afruar edhe më shumë duke më shtrënguar tek krahët.
"Mos më thuaj se është ai që po mendoj?" Thotë duke më shikuar në sy.

"Iris! Fol ropt mos më acaro! Ësht ai bythqiri që të erdhi nga mbrapa qëparë apo jo?" Pyet përsëri por unë vetëm e ul kokën dhe shikoj poshtë.

"Kam për tja thyer brinjët." Ai thotë teksa kthehet në anën tjeter për të ikur tek Andi.

"Erg prit! Nuk ke për të bërë asgjë." Them duke e ndjekur nga pas por ai nuk ndalon.

"Erg...!" Bërtas edhe njëher duke i kapur dorën.

"Ik Iris më lësho se do i thyej dhëmbët." Bërtet i acaruar.

"Jo nuk e kam ndërmend të t lejoj të futesh në telashe për fajin tim."

"Faji joti apo i imi, ai bir bushtre e meriton."

"Erg të lutem. Bëje për mua këtë." I lutem duke e përqafuar dhe e ndjej trupin e tij tek qetësohet pas timit.

"Nuk mund ta marr me mënd. Si mund të merresh me një njeri të till Iris? Si mund të merresh me dikë që i ndërron femrat si çorapet?" Pyet.

"Nuk po merem. Thjesht..."

"Thjesht çfarë?" Ai më largon nga vetja për ta parë në sy.

"Kemi flirtuar së bashku disa herë dhe kur ndodhi ajo..."

"Ndodhi ça Iris?" E ndjej tek i tensionohen muskujt e krahut përsëri aq sa dhe venat i bëhen më të dukshme se më përpara.

"Asgjë." I përgjigjem por papritur ai më vë dorën në faqe dhe më kthen kokën anash duke ekzaminuar qafën time si një objekt arti i sapo hedhur në ankand, pastaj nxjerr telefonin nga xhepi dhe ndez blicin për ta parë më mirë.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Sep 16, 2023 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Stuhi NdjenjashWhere stories live. Discover now