Pjesa 5 "Stuhi Ndjenjash"

82 10 0
                                    

~Iris~

Gjumi dukej sikur kishte zhdukur çdo ndjenjë dhe çdo mendim nga nata e mbrëmshme deri në momentin kur sytë tanë u takuan përsëri pak çaste më përpara.

Në pamje të parë dukej si diçka pa kuptim.
A ishte ashtu?
Mendoj se po deri diku.

A isha gati ta pranoja këtë gjë, është një pyetje të cilës nuk isha gati ti ktheja përgjigje tani.

Fakti që tashmë kishte një mundësi që ne të mos kishim një të ardhme bashkë qoftë edhe si "miq" po konsumonte çdo gjë brenda meje. Nuk isha e gatshme që të hiqja dorë nga ajo që ndjeja për të por që djalli ta marrë!
Krenaria që kisha nuk më lejonte të bëja asgjë.

Ishte nje dashuri platonike, e njëanshme që sado më vriste ta pranoja ishte gjëja e vetme që mund të bëja.

Çfarë mund të bëja tjetër gjithsesi? Të shkoja ti tregoja që e kisha qef duke llogaritur të shkuarën e tij që deri diku vazhdonte akoma të jetonte brenda tij?

"Gjithçka në rregull Iris?" Ergi pyet teksa më prek pak me sup për të marrë vëmendjen time teksa vazhdojmë të ecim rrugës së shtruar me gurë të vegjël deorativ.

"Besoj që po." I përgjigjem me zë të ulët.

"Nuk më duket ashtu." Ai thotë teksa pret që të marrë një pergjigje të dytë nga unë por pa sukses.

"Dëshiron që të më tregosh çfarë ke?" Ai pyet.

"Jam mir! Se kuptoj pse pyet përsëri vlla? Kur t them jam mir do të thotë që jam mirë!"

"E kuptovaaa... zonja Iris. U çlirove tani apo do të bërtasësh përsëri?" Ai thotë duke më shikuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Sikur kjo që ndodhi ishte gjëja më normale që kishte ndodhur ndonjëher.

"Ufff... më lodhe. Më lër vetëm." I them dhe ulem tek një stol i vogël prej druri që ndodhet përballë.

Nuk e kuptoj pse ndihem kështu.
Duket sikur një stuhi ndjenjash kanë pushtuar zemrën time dhe po luftojnë me njëra-tjetrën se kush do të mbijetojë ama pa i llogaritur pasojat që do ngelen pas.

"Mos je gjë me perioda?" Ergi pyet me gjysëm zëri teksa ulet afër meje dhe unë ja plas të qeshurës.
Në të vërtetë më shumë është e qarë sesa e qeshur por le ta lëmë ashtu.

"A mund të të përqafoj pak Erg?" E pyes papritur por përpara se të mbaroj fjalinë ai më tërheq në krahët e tij dhe më përqafon.

Ky përqafim vlente më shumë se gjithçka e kushtueshme në botë. Ndoshta momenti. Ndoshta personi.
Nuk e di ekzaktësisht. Ama një gjë është e sigurt, që çdo gjë e bënte të duhur atë në këtë çast.

"Asnjë person në botë nuk i meriton këto lot që po rrjedhin nga sytë e tu të bukur në këto momente. E di këtë gjë apo jo?" Ai thotë duke më shtrënguar në krahët e tij.

"Çfarë nëse këta lot janë pasoj e zgjedhjeve të mija? Çfarë nëse është ndëshkim për gjërat që kam bërë?"

"Në jetë bëjmë shumë gabime ama ato gabime janë pjesë e jetës tonë. Ato na bëjnë ne të jemi ne pavarësisht çdo gjëje." Ai thotë.

"Më e vështirë është të jetosh me to duke u penduar çdo ditë apo të ndëshkohesh për to?"

"Pendesa është arsye për të falur Iris."

Stuhi NdjenjashWhere stories live. Discover now