Pjesa 2 "Fiksimi"

129 19 13
                                    

Vallë ja vlente gjith kjo? Vallë ja vlenin gjith këto ndjenja? Jo ndjenja, fiksim ndoshta.

Ai po kthehej në një fiksim për mua dita ditës dhe un nuk isha e aftë ta ndaloja.

Gjithmonë jam përpjekur ti kontrolloj ndjenjat duke ngritur mur pas muri. Duke mbyllur derë pas dere ama ai... ai arriti të bënte përpjekjen e parë për ti shembur ato. Doja apo s'doja unë.

"Iris eja të ulemi ktej nga fundi i autobusit." Alda thotë.

"Më mir po ulem vetëm ktej nga mesi se kam frik mos më zë autobusi por të premtoj që do të ulem me ty kur të kthehemi." I them dhe ajo thjesht bie dakord pa këmbëngulur më tepër. Ajo është e vetmja që më kupton mua.

Në të vërtet thjesht doja të ulesha diku larg tij sepse sa më afër tij rri aq më shumë dua ta bëj timin. Aq më shumë dua që ai... dhe ja ku vjen.

Telashi im i ëmbël.

"Ej Jona do ulemi bashk apo jo?" Ai i thotë shoqes së tij të klasës dhe ajo qesh duke rënë dakord.

Asnjëherë se kam pëlqyer atë vajzë. Jo se kishte bërë diçka kundra meje ama le ta quajm thjesht ndjesi.. a po edhe mënyra se si ajo flirton me çdo djalë të mundshëm që takon. Qoft ata që janë në klasën time, qoftë ata që janë në klasën e saj.
Nuk është se më intereson se çfarë ajo bën. Thjesht, dua apo sdua un, çdo gjë që ka lidhje me Atë, ka filluar të bëhet një temë interesante për mua.

Kishim bërë të paktën gjysmën e rrugës për në Vermosh duke kërcyer e kënduar si të çmendur por pastaj për arsye se rruga nëpër Leqet e Hotit zgjati më shumë seç duhej ngaqë shoferi që kishim ecte në mënyrën më të ngadaltë të mundshme të gjith ishim të dërrmuar. Skishim më fuqi për asgjë. Të gjith kishin zënë vendet e tyre dhe po flinin gjumë.

"Ku ësht tropojanja ime e preferuar? Çfarë po bën këtu vetëm? Po fle?"

"Jo, po numëroj yjet Erg. Do vish."

"Edhe ti aa? Mua më ikën ca pa numëruar dhe erdha t pyes pak ty."

"Hë Ergi të mori malli për mua shpirt? Ça do? Ça halli ke?" E pyes pa u kthyer për ta shikuar fare dhe ai ulet afër meje.

"A të vdes un për ty sa mir e thua fjalën shpirt." Ai thotë duke më përqafuar.

"Edhe un maroj për ty. Se ke iden."

"Me vërtet aa?"

"Erg... lej kto bualliqe pash zoten po m thuj ça do se ti s'vje kot."

"Thjesht erdha t rri pak ktej me ty se ma shpifën ata të dashuruarit anej mbrapa." Ai thotë dhe më pas mbështetet tek unë dhe mbyll syt.

"Epo gjeje dhe ti nji dhe je n rregull." I them dhe ngadalë kthehem të shoh se kush janë çiftet për të cilat tha Ergi dhe ja tek janë. Andi me Jonën, Elisa me Aleksin dhe Brikena me Kristin.

"E shef si jan rrjeshtu. Tu shiju jetën e ne rrim ktu single."

"Gjeje dhe ti nji pra. Lidhu me nji."

"Me kë? A lidhesh ti me mu?"

"Po m shpirt, kur t dush."

"Roptt?"

"Ec mor budall."

"Sa e keqe. Si mi pret shpresat kshu? Njeri i pashpirt."

"Unë nuk jam më shoqja jote Ergi. Rrugët tona ndahen këtu."

"Oh jo, mos të lutem." Ai thotë dhe të dy ja plasim së qeshurës.

"M thuaj diçka tropoj, si ka mundësi që një goc si ty akoma nuk ka një të dashur?" Ai pyet pas disa minutash.

Stuhi NdjenjashDonde viven las historias. Descúbrelo ahora